Piraeus Bank Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > Grupi > Profili i Grupit    
 
Profili Korporatës

Profili i Korporatës

KUSH JEMI

Me qendër në Athinë, Greqi, me rreth 17.0 mijë të punësuar në zyrat e 7 vendeve të botës, Grupi Bankar i Pireut ofron një gamë të plotë të produkteve dhe shërbimeve financiare për afërsisht 5.8 milion klientë. Më 30 qershor 2017, totali i aktiveve të grupit arriti në € 68.2 miliardë, kredi neto € 45.7 miliardë dhe depozita të klientëve në € 41.8 miliardë.


E themeluar në vitin 1916, Banka e Pireut operoi si një institucion privat kreditimi për shumë dekada, ndërsa kaloi në pronësi shtetërore për periudhën 1975-1991 deri sa u privatizua në dhjetor 1991. Që atëherë, ajo është rritur me shpejtësi në madhësi dhe aktivitete, duke qenë sot banka udhëheqëse në Greqi me 30% të tregut të kredive dhe 29 % të tregut të depozitave.
 
  Piraeus Bank Group  Shtator 2017 
       Aktive €68.2mld
  Kredi neto €45.7mld  
  Depozita €41.8mld
  Raporti EBA CT1 17,0%
  Degë 860
  Punonjës 17.0m
  Klientë 5.8mn

 

ZHVILLIMI YNË

Së bashku me rritjen e saj organike gjatë dekadave të viteve 1990 - 2000, Banka e Pireut ka bërë një seri lëvizjesh strategjike me qëllim krijimin e një pranie të fortë në tregun e brendshëm. Në vitin 1998, Banka bleu aktivitetet e Chase Manhattan në Greqi, mori në kontroll interesat e Macedonia-Thrace Bank dhe mori në pronësi bankën e specializuar Credit Lyonnais Hellas. Në fillim të vitit 1999, bleu Xiosbank dhe aktivitetet e National Westminster Bank Plc në Greqi. Në qershor 2000, Bank e Pireut mori në pronësi dy bankat e saj komerciale në Greqi (Macedonia-Thrace Bank dhe Xiosbank). Në vitin 2002, Banka e Pireut blen Hellenic Industrial Development Bank (ETBAbank), e cila u morr në pronësi në dhjetor 2003.

Grupi Bankar i Pireut, në zbatim të strategjisë për zgjerim në Evropën Juglindore dhe në pellgun e Mesdheut Lindor, si fillim merr në pronësi Pater Credit Bank në Rumani ( e integruar në Grup në prill të vitit 2000 si "Piraeus Bank Romani SA). Në vitin 2005, merr në pronësi bankën bullgare Eurobank (riemëruar në "Piraeus Bank Bullgari”), duke forcuar praninë e saj 12 vjeçare në Bullgari. Në vitin 2005, hyn në tregun serb duke blerë Atlas Bank (e cila u quajt "Piraeus Bank AD Beograd"). Në vitin 2007, Piraeus Group zgjeroi prezencën ndërkombëtare në Ukrainë, me blerjen e Commerce International Bank (riemëruar në “Piraeus Bank ICB”) dhe në Qipro duke themeluar Piraeus Bank Cyprus nëpërmjet blerjes së rrjetit Arab Bank.

Në vitin 2012, Banka e Pireut siguroi pjesën e "shëndetshme" të Agricultural Bank (aktiveve dhe pasiveve të zgjedhura) dhe GENIKI Bank, një ish-degë e Societe Generale. Në mars 2013, blen operacionet bankare greke të Bank of Cyprus, Cyprus Popular Bank dhe Hellenic Bank. Në qershor 2013, Banka e Pireut merr në pronësi Millennium Bank Greece, degë e BCP-së. Në prill 2015 Banka e Pireut mori në pronësi aktivet e shëndetshëm të Panellinia Bank.Këto transaksione përbëjnë hapa të rëndësishëm në drejtim të ristrukturimit të sistemit bankar grek, ku Banka e Pireut ka marrë pjesë që në fillim si një shtyllë thelbësore.

Banka e Pireut e ka përfunduar me sukses integrimin e të gjitha operacioneve bankare të lartpërmendura gjatë viteve 2012-2015 në sistemin e saj, duke iu ofruar të gjithë klientëve një përvojë unike bankare.

Në fund të tetorit 2017, Banka e Pireut procedoi një emetim 5-vjeçar të obligacioneve të obligacioneve të mbuluara prej 500 milion Euro Çështja u vendos kryesisht privatisht në Bankën Evropiane të investimeve dhe në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Është emetimi i parë i obligacioneve të Bankës së Pireut që u vendos me investitorë.

Rikapitalizimi i Bankës së Pireut  rriti kapitalin e përgjithshëm të Grupit në € 9.7 miliard në fund të shtatorit 2017. Rraporti CET-1 i Grupit (pro-forma për operacionet jo të vijueshme të Piraeus Bank Qipro dhe ATE Insurance) në të njëjtën periudhë arriti në 16.2%, ndërsa raporti Common Equity Tier-1 sipas Basel III arriti në 16.6%. Prandaj, raportet aktuale të kapitalit e bëjnë Bankën e Pireut një nga bankat më të mirë kapitalizuara në Evropë.

 

ÇFARË BËJMË

Sot, Banka e Pireut udhëheq një grup kompanish që mbulojnë të gjitha aktivitetet financiare në tregun grek (bankë universale). Banka e Pireut zotëron në veçanti njohuri teknike në fushat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, bankave bujqësore, kredi konsumatore, hipotekare dhe bankim të gjelbërt, tregjet e kapitalit dhe të investimeve bankare, qera financiare dhe faktorizim. Këto shërbime ofrohen përmes rrjetit kombëtar të grupit prej 628 degëve dhe 2,000 ATM-ve, si dhe përmes rrjetit të tij novator të bankingut elektronik winbank.

Grupi Bankar i Pireut, ka një prani ndërkombëtare të përbërë nga 232 degë të përqendruara kryesisht në Evropën Juglindore dhe Mesdheun Lindor. Në veçanti, Grupi operon në Rumani nëpërmjet Piraeus Bank Rumania me 99 degë, në Bullgari përmes Piraeus Bank Bulgaria me 74 degë, në Shqipëri përmes Tirana Bank me 39 degë, në Ukrainë me 18 degët e Piraeus Bank ICB, në Londër dhe Frankfurt me një degë të Piraeus Bank secila.

 

ÇFARË PËRFAQËSOJMË

Banka e Pireut ka një vizion të përbashkët dhe një mision të vetëm: "të jetë banka më e besuar në Greqi, duke krijuar vlerë për aksionarët, klientët dhe punonjësit e saj". Për të arritur këtë, Banka e Pireut përqendrohet në katër parime kyçe strategjike që janë: fokusi ngaj klientit, llogaridhënia ndaj menaxhimit, kultura e nxitur nga performanca dhe qëndrueshmëria e modelit të saj të biznesit.

Grupi Bankar i Pireut ka burime njerëzore me trajnimin dhe përvojën e duhur. Vizioni i Grupit është zhvillimi i vazhdueshëm i një organizate të përgjegjshme me vlera njerëzore, ku çdo punonjës punon me aftësi, frymëzim dhe përkushtim, duke u mbështetur kështu tek larmia e burimeve njerëzore dhe duke krijuar vlerë në çdo veprim. Në përzgjedhjen dhe përdorimin e burimeve njerëzore përdoren kritere dhe metodika objektive, me theks të veçantë tek ofrimi i mundësive të barabarta dhe respekti për njerëzit. Grupi i Pireut investon për trajnimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të 16,978 punonjësve ëe tij, duke përdorur masa dhe metoda novatore. Në të njëjtën kohë ky Grup ka krijuar një mjedis pune ku mbështetet novacioni, shkëmbimi i ideve dhe kreativiteti dhe ku nxitet fryma e punës në ekip. Nëpërmjet sistemeve të veçanta të vlerësimit, Grupi siguron që rezultatet e punonjësve të jenë në përputhje me objektivat e Grupit, duke krijuar kuadrin e nevojshëm për njohjen dhe shpërblimi si në nivel individual ashtu edhe në nivel ekipi. Komunikimi i hapur dhe mbështetja e nevojshme e njerëzve po përmirësohet në shumë fusha të ndryshme dhe aspekte të ndryshme të jetës, duke siguruar që organizata të jetë si “njerëzore, ashtu edhe dinamike”.

Grupi Bankar i Pireut, duke ndërthurur zhvillimin e aktivitetit tregtar me përgjegjësinë sociale, po i fuqizon sistematikisht marrëdheniet me partnerët e tij social përmes aktiviteteve konkrete, me theks të veçantë tek mbrojtja e mjedisit dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore. Ky grup e ka rritur ndjeshëm ekspertizën dhe pjesën e tregut në fushën e shërbimeve bankare ekologjike me degë dhe produkte të dedikuara, duke iu përgjigjur si nevojave të bizneseve ashtu edhe të individëve. Në të njëjtën kohë, Fondacioni Kulturor i Grupit Bankar të Pireut kryen veprimtari kulturore, çka bën pjesë në politikën e këtij grupi për përgjegjësinë sociale të biznesit. Ky grup shfrytëzon një rrjet muzesh tematikë në Greqi, i cili po rritet vazhdimisht dhe ka për synim sjelljen e një standardi të lartë veprimtarie kulturore në zonat rurale të Greqisë në mënyrë të efektshme dhe efikase.

Si një bankë udhëheqëse në Greqi, Grupi Bankar i Pireut merr nisma që mbështetin plane solide biznesi dhe nxisin evolucionin e ekonomisë drejt një modeli zhvillimi të qendrueshëm.

 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
Tirana Bank fiton çmimin “Gold Euro STP” për cilësinë e veçantë të mesazheve të pagesave
Tirana Bank është nderuar nga Deutsche Bank me çmimin “Gold 2016 Euro STP” për cilësinë e veçantë të mesazheve të pagesave, për realizimin e një performance shumë të lartë në cilësinë e pagesave...
Pagesa e gjobave te Policise se Shtetit dhe asaj Bashkiake, prane sporteleve te Tirana Bank.
Tirana Bank ofron sherbimin e kryerjes se pagesave per arketimin e gjobave dhe kamatevonesave ndaj Policise se Shtetit dhe Policise Bashkiake, jo vetem per Klientet te cilet jane te pajisur me fleten e gjobes, por edhe per Klientet qe nuk jane te pajisur me nje te tille, duke gjeneruar informacion m...
Tirana Bank feston me fëmijët e pavionit të Onkologji dhe Hemofili.
Tirana Bank feston me fëmijët e pavionit të Onkologji dhe Hemofili.   Dita e djeshme solli një buzëqeshje më shumë në fytyrat e fëmijëve që kurohen pranë pavionit Onkologjik në Spitalin e Pediatrisë në Tirane.   ...
Tirana Bank dhuron Pemën e Vitit të Ri
Eshte bukur te dhurosh per shtresat ne nevoje dhe aq me teper ne kete pjese te vecante te vitit. Stafi i Tirana Bank u organizua per nje nga projektet me te bukura te fundvitit: “Bredhi yne”! Nje nisme qe zbukuroi dhe lumturoi shume njerez per te cilet fati deshte mos te festonin ne sh...
Depozita me Afat E-Deposit
Depozita me Afat E-Deposit e krijuar nëpërmjet platformës elektronike winbank Çdo klient Individ i Tirana Bank, i cili është i regjistruar në platformën winbank, mund të çelë një depozitë me afat në çdo kohë dhe k...
Tirana Bank nderohet nga “SOS Fshatrat e Fëmijëve”, Shqipëri.
Tirana Bank nderohet nga “SOS Fshatrat e Fëmijëve”, Shqipëri “ Mirënjohje për Donatorët Gold” me motivacionin:  “Ju falenderojme per kontributin dhe mbeshtetjen tuaj! Femijet do t’ju falenderojne ne te ardhmen!” Një...
 
Na ndiq në
 
Profili
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Marrëdhëniet e Punësimit & Kodi i Sjelljes
Lidhje
Grupi
Publikime
Degët Grupit & Prania Ndërkombëtare
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania