Piraeus Bank Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > Privacy Policy >    
 
Ruajtja e Privacisë

Mbrojtja e të dhënave

Banka e Tiranës Sha, nëpërmjet faqes së saj të internetit mbledh informacione në formën e anketimeve mbi cilësinë e shërbimeve të saj. Këto informacione nuk përfshijnë të dhëna personale përtej të dhënave me natyrë demografike (mosha, gjinia, qyteti, etj). Informacionet e mbledhura janë vetëm për qëllime të vlerësimeve të brendshme të institucionit, me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj klientëve. Ky informacion përpunohet dhe kontrollohet vetem nga Banka e Tiranës Sha, me seli në Rr. “Ibrahim Rugova”, Tiranë vetëm për komunikim, qëllime statistikore ose historike dhe për të përmirësuar shërbimet që ofrohen.Përdoruesit konsiderohen se japin pëlqimin për përpunimin e të dhënave vetëm duke përdorur faqen e internetit. Përveç kur merr udhëzime të tjera, Banka nuk ka të drejtë të përdorë të dhënat personale të përdoruesve për reklamim dhe marketing në distancë të produkteve dhe shërbimeve bankare e financiare.

Të dhënat personale të njoftuara nëpërmjet email-it (si adresës së email-it, ashtu edhe çdo të dhëne tjetër personale që përmban email-i) të dërguara vullnetarisht në adresat e specifikuara në këtë faqe interneti do të përpunohen vetëm nga BANKA e TIRANËS Sh.A dhe në përputhje me qëllimin për të cilin janë dërguar.

Cdo e dhënë personale që mblidhet nga Banka e Tiranës Sh.A nëpërmjet faqes së saj të internetit do të grumbullohet, përpunohet dhe ruhet nga Banka në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private. Pra, të dhënat personale nuk do të përhapen tek palët e treta përveç nëse kërkohet me ligj dhe/ ose nga autoritetet kompetente.

Kredencialet e përdorura për përdorimin e platformës elektronike Winbank të aksesueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, janë tërësisht të inkriptuara duke siguruar konfidencialitetin e tyre.

Të dhënat personale mbahen vetëm për kohën që nevojiten për përmbushjen e qëllimeve për të cilat janë mbledhur por jo më shumë se 5 vjet.Masa të caktuara sigurie zbatohen për të parandaluar humbjen e të dhënave, përdorimin e paligjshëm dhe të padrejtë, si dhe ndërhyrjet e paautorizuara. Banka e Tiranës Sha është përgjegjëse për zbatimin e këtyre kërkesave në të gjitha përpunimet automatike ose me mjete të tjera të të dhënave.

Në bazë të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, individët gëzojnë të drejtën për të marrë në çdo kohë informacion për përpunimin ose jo të të dhënave të tyre personale, të dinë përmbajtjen dhe origjinën e tyre si edhe të refuzojnë pëlqimin e dhënë në çdo kohë.Palët e interesuara kanë të drejtë të kërkojnë anullimin, transformimin në mënyrë anonime ose bllokimin e informacionit dhe të te dhënave që trajtohen në kundërshtim me ligjin, si dhe në çdo rast të kundërshtojnë, për arsye të ligjshme, trajtimin e tyre.

Nëse ju mendoni se privatësia juaj jështë cënuar, ju mund të kontaktoni në çdo kohë në një prej degëve tona në adresat e dhëna në faqen e internetit, nepermjet numrit te telefonit pa pages tel-0800 68 68 dhe ne adresen elektronike info@tiranabank.al. Stafi ynë do të jetë i gatshëm t’ju ofrojë asistencën e kërkuar.

 Nëse përdoruesit e faqes së internetit të BANKA e TIRANËS Sh.A ridrejtohen në faqet e internetit të palëve të treta nëpërmjet lidhjeve të vendosura në të, Banka nuk është përgjegjëse për menaxhimin dhe politikat e mbrojtjes të të dhënave personale që aplikojnë të tretët. Kjo politikë privatësie nuk përfshin faqet e internetit të të tretëve.

 

Kukit (Cookies)

Kur ju hyni në këtë faqe, informacioni mund të ruhet përkohësisht në kujtesën e kompjuterit tuaj ose në hard diskun e tij për ta bërë më të lehtë për ju që të lëvizni në faqe. Nje Kukit (Cookies) quhet një copez e vogël informacioni, që dergohet nga një web server per tu ruajtur në nje browser në mënyrë që ky i fundit të ketë mundesi ti kthehet per ta lexuar. Kukit (Cookies) nuk përdoren për transmetimin e të dhënave personale/fjalëkalime nga përdoruesit. Ju mund të ndryshoni parametrat tek browser – i për të parandaluar cookies nëse nuk deshironi të keni një të tillë të vendosur kur vizitoni faqen tonë të internetit. Megjithatë duke e aplikuar këtë ju mund mos të keni akses të plotë në të gjitha faqet e tjera web.Disa cookies ruhen deri në momentin kur ju mbyllni dritaren e browserit e më pas fshihen automatikisht nga ky I fundit.

 

Pronësia intelektuale

Kjo faqe do të konsiderohet si një tërësi e pandashme. Kopjimi apo transmetimi i plotë apo i pjesshëm i të dhënave të saj nuk është i lejuar. Të gjitha të dhënat (tekst, tinguj dhe imazhe) të përfshira në këtë faqe janë pronë e Bankës së Tiranës Sha ose partnerëve e saj. Kopjimi, shfaqja apo shpërndarimi i plotë apo i pjesshëm i përmbajtjes së kësaj faqeje, përveç se për qëllime personale, është e ndaluar me çdo mënyrë. Çdo moszbatim i këtij rregulli, përbën shkelje me pasoja të natyrës ligjore.

Është rreptësisht e ndaluar të përdoret ose kopjohet emri “Tirana Bank” dhe / ose logo e saj, individualisht ose së bashku, për çfarëdo qëllimi, dhe në veçanti për qëllime reklamimi, pa pëlqimin paraprak me shkrim të Bankës së Tiranës Sha.

Ky dokument përbën “Politikën mbi Privatësinë” të kësaj faqe interneti, i cili do të jetë objekt i përditësimeve të mëtejshme.

Nëpërmjet hyrjes në këtë faqe interneti, ju konfirmoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e parashikuara më sipër.

 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
Tirana Bank nderohet me çmim për politikat mbështetëse dhe kundër diskriminimit.
Dje në Pallatin e Brigadave u zhvillua ceremonia e publikimit të Indexit LGBTIQ, një indeks i publikuar për të dytin vit radhazi bashkë me ndarjen e disa çmimeve për kompanitë më të mira që morën pjesë në këtë Ind...
Piraeus Bank shënon një fitim prej 7 milion € në Tremujorin e dytë 2017
...
Tirana Bank sponsorizon koncertin "Maratona e Këngës"
“Maratona e Këngës”, vijoi mbrëmë rrugëtimin e saj edhe në qytetin e Përmetit. Festa e madhe muzikore e organizuar në qendër të qytetit, përfshiu në atmosferën e saj një numër të madh spektatorësh. Tir...
Tirana Bank sponsorizon koncertin "Maratona e Këngës"
Tirana Bank ishte sponsori kryesor në koncertin “Maratona e Këngës”, organizuar në qendr të Shkodrës në bashkëpunim me Bashkine e qytetit. Ky spektakël, është një festë e madhe muzikore që tërheq audiencën e...
Pagesa e gjobave te Policise se Shtetit dhe asaj Bashkiake, prane sporteleve te Tirana Bank.
Tirana Bank ofron sherbimin e kryerjes se pagesave per arketimin e gjobave dhe kamatevonesave ndaj Policise se Shtetit dhe Policise Bashkiake, jo vetem per Klientet te cilet jane te pajisur me fleten e gjobes, por edhe per Klientet qe nuk jane te pajisur me nje te tille, duke gjeneruar informacion m...
Tirana Bank kontribuon ne projektin e rendesishem te Bashkise
08/08/2017
Tirana Bank kontribuon ne projektin e rendesishem te Bashkise per rikonstruktimin e kopshtit nr. 17 ne Tirane Kopshti nr. 17 eshte rikonstruktuar teresisht duke pesuar nje transformim te plote si nga ana funksionale e hapesirave te jashtme edhe nga organizimi i hapesirave te brendshme per nje qendr...
 
Na ndiq në
 
Profili
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Marrëdhëniet e Punësimit & Kodi i Sjelljes
Lidhje
Grupi
Publikime
Degët Grupit & Prania Ndërkombëtare
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania