Piraeus Bank Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > Individë > Depozita    
 
Depozita Junior

Interesoheni për të siguruar të ardhmen e fëmijës tuaj?


Ne në Tirana Bank kujdesemi për ata që janë e ardhmja juaj, fëmijët tuaj.

Depozita me afat JUNIOR është një investim afatgjatë me norma të larta interesi dhe mënyra më e mirë e kursimit për fëmijët.

Kjo është një depozitë të cilës mund t’i rrisni balancën në çdo kohë dhe pa kufizim shume, ku çdo 3 vjet mund të tërhiqni deri në 25% të shumës së depozitës.

Depozita me afat “Junior”, ju jep mundësi t’i siguroni fëmijës tuaj:

Realizimin e ëndrrave dhe dëshirave
Shkollim cilësor
Një të ardhme të mirë financiare

Kush mund të hapë një depozitë JUNIOR?

Prindërit e fëmijës (njëri ose të dy).
Përfaqësuesi ligjor.
Gjyshërit, të afërmit dhe/ose çdo njeri tjetër i interesuar.
Shënim: Depozita me afat JUNIOR gjatë gjithë kohëzgjatjes së saj mund të administrohet vetëm nga prindërit ose përfaqësuesi ligjor edhe nëse është hapur nga gjyshërit, të afërmit dhe/ose personat e tjerë të interesuar.

Kur mund të hapni depozitën me afat “JUNIOR”?

Ju mund të hapni depozitën me afat “Junior” që nga dita e parë e lindjes së fëmijës dhe në çdo kohë deri në moshën 15 vjeç.
Fëmija bëhet përfitues dhe mbajtës i kësaj depozite dhe mund ta administrojë atë vetëm pasi mbush moshën 18 vjeç.
Si mund të depozitoni në JUNIOR?

Cilido mund të depozitojë në JUNIOR në çdo kohë dhe pa kufizim.

Ju mund ta thjeshtoni këtë proces duke transferuar para në mënyrë automatike dhe pa asnjë lloj komisioni nga llogaria juaj drejt depozitës JUNIOR.

Gjithashtu, mund të depozitoni jo vetëm kursimet tuaja por edhe paratë që fëmijëve tuaj ju dhurohen në çdo ditëlindje apo festa të ndryshme.

Kushtet e Depozitës me afat JUNIOR

Afati: deri në 18 vjet
Monedha: LEK, EURO dhe USD
Shuma minimale e hapjes së depozitës: 5.000 LEK, 50 EURO ose 50 USD
Interesi i përfituar: çdo 25 muaj dhe automatikisht i shtohet kapitalit, duke përfituar interesa mbi të në vazhdimësi (Interesi është i ndryshueshëm çdo 25 muaj).
Pa komision për hapjen
Pa komision mirëmbajtje apo administrimi

Për më shumë informacion, vizitoni një degë Tirana Bank ose telefononi në 0800 68 68 (falas nga numrat fiks) apo 04-2.277.700 (nëse jeni duke bërë thirrje nga celulari juaj ose jashtë vendit), 24 orë në ditë.

* “Depozitat në Banka e Tiranës SHA sigurohen nga Agjensia e Sigurimit të Depozitave (www.asd.gov.al) në bazë të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave”, deri në shumën LEK 2.500.000 ose ekuivalentin e kësaj shumë në monedhë të huaj.”

Kliko këtu për të parë interesat e llogarive dhe depozitave
 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
 
Na ndiq në
 
Profili
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Lidhje
Grupi
Publikime
Degët Grupit & Prania Ndërkombëtare
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania