Një hap më afër plotësimit të dëshirave tuaja!
Karta e kreditit VISA Classic është një limit krediti që Tirana Bank jua ofron për t’ju shërbyer kudo dhe në çdo kohë.
Ju mund ta përdorni gjerësisht kudo që shihni logon “VISA” në POS apo ATM:
• Në mijëra njësi shitje dhe në Shqipëri (hotele, restorante, dyqane, agjensi udhëtimi etj.); • Mbi 20 milion njësi shitje në mbarë botën
Me VISA Classic blini thjesht dhe shpejt! • Kryeni blerje në çdo Pikë Shitje (POS) dhe mbani një kopje të faturës së firmosur • Çdo muaj banka ju dërgon faturën përmbledhëse të giithë veprimeve që keni kryer me kartë • Ju njoftoheni me SMS/E-mail për çdo blerje që kryeni, faturën mujore, rritje limiti etj.
Karta e Kreditit VISA Classic - lehtësi dhe fleksibilitet!
Çdo muaj mund të shlyeni vetëm minimumin e detyrueshëm të faturës mujore prej 7% brenda 20 ditëve, çdo shumë tjetër sipas dëshirës, ose të gjithë shumën menjëherë:
• Me debitim automatik të llogarisë tuaj bankare në Tirana Bank • Nga shtëpia apo zyra juaj - nëpërmjet platformës elektronike të Tirana Bank “Winbank” (online, përmes telefonit celular ose fiks) • Në të gjitha degët e Tirana Bank
Jeni ju që zgjidhni të përfitoni! Karta e Kreditit VISA Classic ju ofron:
• 0 komision për të gjitha blerjet në Pikat e Shitjes (POS) dhe Internet • Pagesë Minimale mujore vetëm 7% e shumës së përdorur të kartës • Deri në 2 karta shtesë falas për të afërmit tuaj • Njoftim falas me SMS dhe/ose E-mail për çdo blerje të kryer në kohë reale • Informacion online falas me shërbimin winbank “Karta e Kreditit Online” për Faturën Mujore dhe veprimet e kryera me kartë • Tërheqje cash deri në 30% të limitit të kartës • 20 deri në 50 ditë për blerje pa interes • Siguri më e lartë me teknologjinë Chip & PIN • Përdorim kombëtar dhe ndërkombëtar për blerje mallrash e shërbimesh në POS dhe tërheqje cash në bankomate (ATM) • Blerje dhe pagesa nëpërmjet Internetit (rezervim hoteli, biletë avioni, makinë me qera, blerje mallrash, telefonata ndërkombëtare etj.) • Mundësi për të paguar me Këste Fikse Mujore çdo blerje që dëshironi me shërbimin “My Way” • Interesa dhe komisione konkurruese • Aplikim i thjeshtë dhe aprovim i shpejtë • Shërbim klienti në çdo kohë 24/7 nëpërmjet Tirana Bank Call Center
Për informacione të mëtejshme, lutemi vizitoni një nga degët e Tirana Bank ose telefononi 0800 68 68 (nëpërmjet telefonave fiks) dhe 04-2277700 (nëse telefononi nga celulari ose jashtë vendit), 24/7; si dhe mund të dërgoni email në adresën: CardInfo@tiranabank.al
|