Piraeus Bank Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > Njoftime > Nëntor 2016    
 
NJOFTIM PËR SHTYP

REZULTATET E 9 MUJORIT TË PIRAUES BANK GROUP

Qëndrueshmëria Kundrejt Objektivave:
Profitabiliteti, Ulja NPEs dhe Kredive me probleme, Përmirësimi i Likuiditetit

 

Deklaratat e Drejtuesve

“Jam i kënaqur tju raportoj se Piraeus Bank vazhdon të bëjë progres të dukshëm. Banka po punon për të arritur synimet strategjike në një ambjent që vazhdon të jetë mjaft kërkues, por që paraqet mjaft oportunitete, ndërkohë që ekonomia greke po rekuperon gradualisht. Ne jemi të pozicionuar për ti realizuar këto oportunitete në të mirë të aksionerëve tanë, klientëve dhe punonjësve.

Piraeus synon të mbajë standartet më të larta të drejtimit të korporatave. Bordi ynë i Drejtorëve i rinovuar vjen me ekspertizë të gjërë ndërkombëtare bankare e me njohje të thellë në ambjentin vendas. Ne besojmë se të gjitha këto kompetenca kyçe janë të nevojshme për të vazhduar me kthimin e Bankës drejt një rruge rritjeje dhe për të na lejuar ne të ndërtojmë pozicionin tonë si lider në sistemin bankar Grek.

Ashtu si po tregojmë sot, performanca jonë në 9 muajt e parë të 2016 është duke u përmirësuar në mënyrë konstante. Në emër të Bordit të Drejtorëve, unë shpreh besimin tim në perspektivën e Piraeus Bank dhe pozicionimin e saj për suksese në të ardhmen.”

George Handjinicolaou,
Kryetar i Bordit të Drejtorëve

“Performanca e Piraeus Bank për tremujorin e tretë të 2016 dëshmon edhe njëherë angazhimin tonë dhe përmbushjen e objektivave financiare dhe strategjike. Për një tremujor të dytë radhazi, Piraeus Bank Group deklaroi një fitim që shënon €31milionë, të ardhura periodike mjaft elastike para provigjioneve në shumën €290milionë. Depozitat tona për 9 mujorin janë ngritur me €0.9miliardë, duke përfaqësuar një rritje prej 2%. Kjo i atribuohet më së shumti lehtësimit të kontrollit të kapitaleve dhe fushatave tona të targetuara të klientëve.

Menaxhimi aktiv i Kredi e Pakthyer në afat vazhdon të sjellë rezultate pozitive të konsiderueshme, me një ulje të mëtejshme të borxhit të kredisë në rreth 90 ditë, prej €0.6miliardë në bazë tremujori. Në bazë vjetore, borxhi nga kredia ka rënë me €2.2miliard ose 8%. Paralelisht, Kredia Sensitive(NPEs) është ulur me €0.2miliard nga tremujori në tremujor dhe €1.1miliard nga viti në vit në fund të Shtatorit 2016.

Norma e Kapitalizimit të Grupit CET-1 gjithashtu është përmirësuar, dhe është tani në nivelin e 17.6%, ndërsa totali i normës së CET-1 është tani në nivelin 16.7%. Banka është e gjitha në rrugën e duhur për të arritur objektivat e 2016: profitabilitet, rënie të rëndësishmë të NPL dhe përmirësim të likuiditetit.

George Poulopoulos,
Zv. Dr. i Përgjithshëm Ekzekutiv

 

Për më shumë kliko: 

http://www.piraeusbankgroup.com/~/media/93B8831EC2A14F8E9D5896B317DE1D94.ashx

 

 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
 
Na ndiq në
 
Profili
20 Vjet Tirana Bank
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Lidhje
Grupi
Publikime
Degët Grupit & Prania Ndërkombëtare
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania