Piraeus Bank Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > Njoftime > Mars 2017    
 
NJOFTIM PËR SHTYP

Piraeus Bank Group njofton emërimin e Drejtorit të ri Ekzekutiv (CEO)

 

Gjatë mbledhjes së ditës së premte, Bordi i drejtorëve të PBG zgjodhi në mënyrë unanime
Z. Christos Megalou si Drejtorin e Ri Ekzekutiv.

Z. Megalou ka një eksperiencë të shquar ndërkombëtare si bankier. Karriera e tij shënon 31 vite, pjesa më e madhe e të cilave ka qënë me institucione globale financiare të përqendruara kryesisht në Londër. Z. Megalou ka shërbyer si Ceo i Eurobank Ergasias SA, një ndër katër bankat sistemike në Greqi. Më parë ai ka patur pozicione të larta menaxheriale në fushën e investimeve bankare në Credit Suisse Group.

Eskperienca e zgjeruar ndërkombëtare e Z. Megalou, e kombinuar edhe me eksperiencën në lidershipin e ristrukturimit brënda sektorit bankar Grek, do të jetë një vlerë domethënëse në rolin e CEO të PBG.

Kryetari i Piraeus Bank Z. George Handjinicolaou tha: “Në emër të Bordit të Drejtorëve të Piraeus Bank, unë dua të përgëzoj Z Megalou dhe ti uroj mirëseardhjen në Bankë. Eskperienca e zgjeruar ndërkombëtare në lidership e Christos’, ekspertiza në tregjet globale financiare, e kombinuar me njohurinë e tij të thellë për të kuptuar tregun Grek, do të jetë e paçmueshme në suksesin e planit ristrukturues të Piraeus Bank. Ky është një tjetër moment i madh historik për Piraeus Bank, të ndërtojë një Bord të fortë më eksperiencën e kombinuar për të trajtuar sfidat në mënyrë efikase dhe të sigurojë që banka është e mirë-pozicionuar për tu përballur me standartet më të larta të qeverisjes së korporatave. 

Z. Christos Megalou, CEO i sapo emëruar i Piraeus Bank, tha: “ Dua të falenderoj Bordin e Drejtorëve për besimin që ata kanë treguar tek unë. Është një nder i madh të drejtosh Bankën më të madhe Greke. Jam i lumtur nga mundësia e përdorimit të eksperiencës dhe ekspertizës që kam akumuluar gjatë karrierës time si kontribut në kthesën e Piraeus Bank. Dua të shpreh besimin tim në Bordin e Drejtorëve dhe kapitalin njerëzor shumë të kualifikuar të Bankës dhe jam duke shikuar të ardhmen në përpjekje për të punuar së bashku në një atmosferë krijuese dhe produktive për të siguruar rolin drejtues të Piraeus Bank në ekonominë Greke”.

Athinë, 8 Mars 2017

 

 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
 
Na ndiq në
 
Profili
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Lidhje
Grupi
Publikime
Degët Grupit & Prania Ndërkombëtare
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania