Piraeus Bank Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > Njoftime > Korrik 2017    
 
Sfidat e tranzicionit drejt SNRF 9

Brisilda Bala, CFA

Drejtore e Departamentit te Administrimit te Rrezikut, TIRANA BANK

Kryetare e Komitetit te Administrimit te Rrezikut, AAB

 

Ky vit filloi per shume prej nesh me diskutime te intensifikuara lidhur me ndermarrjet e nevojshme per kalimin nga standarti i raportimit financiar IAS 39 ne SNRF 9, e vecanerisht me nevojen e madhe per te kuptuar domethenien dhe impaktin qe do te sjelle ky standart i ri i cili hyn ne fuqi ne 1 janar 2018.

Ekspertet e standarteve te raportimit financiar e lidhin zhvillimin e standartit te ri me nevojen per te adresuar problemet e paraardhesit te tij, IAS 39. Vecanerisht, IAS 39 tregoi mangesi ne adresimin ne kohe te problemeve me cilesine e aseteve, duke rrjedhuar ne krijim te fondeve rezerve jo ne masen e duhur dhe jo ne kohen e duhur, por cfare domethenie ka kjo per bankat?

Motori me i rendesishem qe siguron vijueshmerine e aktivitetit te bankave ne kushte normale eshte kapitali i tyre nderkohe, aktiviteti kryesor investues eshte kredidhenia. Per cdo lek kredi te dhene, bankat jane te detyruara te heqin menjane ne nje “thes” rezerve, fonde qe mbulojne humbje te mundshme nga investimi i kryer. Keto rezerva jane nje pjese e vogel e investimit te kryer kur ky i fundit ka cilesi te mire, dhe rriten ndjeshem me perkeqesimin e cilesise se investimit, deri ne ekstrem ne masen 100% te tij kur ai konsiderohet i humbur. Ato zvogelojne kapitalin ne dispozicion per t’u investuar ne kredi te reja dhe ne kushtet kur zmadhohen teper, e gerryejne deri ne piken qe cenojne vijueshmerine e biznesit. Megjithate, logjika pas krijimit te fondit rezerve lidhet me pergatitjen per ngjarje te mundshme te humbjes se investimit, pra ai duhet te jete proaktiv dhe jo reaktiv. IAS 39 funksionon mbi logjiken e krijimit te fondeve rezerve mbi modelin e humbjeve te ndodhura (Incurred Loss Model), cka tregoi se bankat u gjenden perpara faktit te humbjes dhe jo pergatitjes per te. SNRF 9 shnderron keshtu perceptimin per manaxhimin e rrezikut qe rrjedh nga keto asete, duke mundesuar rritjen e aftesise se bankave per te perballuar ngjarje te humbjeve potenciale nepermjet nje modeli me vizionar provigjonimi mbi humbjet e pritshme (Expected Loss Model).

Cilat jane te rejat kryesore qe sjell standarti i ri?

  • Klasifikimi dhe matja e aseteve financiare – dizenjuar tashme me konsistence me te madhe logjike. Asetet financiare do te klasifikohen ne tre kategori (FVPL, FVOCI, Amortized Cost), klasifikim ky qe mbeshtetet ne tipologjine e fluksit kontraktual te parase dhe modelit te biznesit.
  • Modeli i humbjes se pritshme (Expected Credit Loss Model) – Perfaqeson ndryshimin me te rendesishem te standartit, te lidhur me krijimin e fondeve rezerve per humbjet e pritshme, duke ndryshuar nga modeli i bazuar mbi humbjet e ndodhura (Incurred Loss Model). Eshte pikerisht ky ndryshim qe pritet te ndryshoje qasjen e bankave ne administrimin e rrezikut te kredise nga asetet financiare, duke i bere ato me proaktive ne administrimin e tij.
  • Hedge Accounting –Lidhet me mire me praktikat e administrimit te rrezikut dhe eshte me fleksibel. Si nje mjet per te reduktuar luhatshmerine ne rezultatin e kompanise, standarti i ri ve theksin ne marredhenien ekonomike midis instrumentit (hedging instrument) dhe ekspozimit (hedged item), dhe eleminon banden 80%—125% te raportit te efektivitetit te mbrojtjes.

Logjika e prezantuar nga ky standart duket se adreson mire problemet, por perse gjithe ky ankth rrethon institucionet ne procesin e pershtatjes me te?

Sikurisht ai lidhet me njohurite e paketa mbi standartin dhe kohen e shkurter deri ne hyrjen e tij ne fuqi, me kerkesat e shtuara per te dhena te plota dhe konsistente dhe vecanerisht, me impaktin e tij financiar. Ky i fundit pritet te jete thuajse ne cdo rast i shoqeruar me rritje te fondeve rezerve ne nivele te konsiderueshme (anketat e impaktit te tij tregojne per rritje te fondeve rezerve deri ne masen 30%) per rrjedhoje, reduktim te rezultatit financiar dhe kapitalit, eficienca e perdorimit te te cilit do te jete ne fokus te vecante. Vlen gjithsesi per t’u permendur se me gjithe rritjen e fondeve rezerve, ato nuk pritet te arrijne nivelin e tyre sipas standarteve lokale (te kuadrit rregullativ te Bankes se Shqiperise) dhe as te ndikojne kapitalin e perllogaritur sipas ketyre standarteve.

Standarti i ri prezanton nevoje te shtuar per koordinim me te mire midis strukturave te administrimit te rrezikut, finances dhe linjave te biznesit. Ai shoqerohet me kerkesen per rishikim te proceseve dhe permiresim te tyre, vecanerisht te proceseve te lidhura me administrimin e rrezikut te kredise.

Kerkesat e medha qe ai parashtron per te dhena historike krijojne nevoje te pashmangshme per investime domethenese ne aplikacione per administrimin e ketyre te dhenave. 

  • Per sa i takon portofolit te kredise, si zeri kryesor ne bilancin e bankave, me qellim perllogaritjen e nevojes per fonde rezerve sipas SNRF 9, bankat duhet te jene ne gjendje te klasifikojne kredite ne tre kategori, te lidhura ngushtesisht me cilesine e kredise. Nderkohe qe ndryshimet per kredite e klasifikuara ne kategorine e kredive me probleme jane te pakta, ndryshimet jane domethenese per kredite ende performuese, vecanerisht ato per te cilat identifikohen elemente qe tregojne per perkeqesim domethenes ne cilesine e kredise. Sigurisht, sfida e pare ne kete drejtim eshte percaktimi i kritereve qe identifikojne pikerisht kete perkeqesim domethenes. Kredite e klasifikuara ne kete kategori, duhet te provigjonohen mbi bazen e nje probabiliteti deshtimi (Probability of Default) te perllogaritur per te gjithe jeten e tyre, dhe kjo eshte gjithashtu nje sfide e madhe. PD-te e perllogaritura mbi bazen e ngjarjeve te kaluara duhet te simulohen per t’u perkthyer ne PD pergjate gjithe jetes se kredise. Per te arritur sa me siper, kerkohet korrelimi i tyre me zhvillimet ekonomike, dhe per kete te fundit informacionet ne dispozicion jane te paketa. Keshtu, bankat perballen sot me sfiden e madhe per te tejkaluar problemet e lidhura me mungesat ne te dhena makroekonomike, mungesa qe nenkuptojne nevojen per zgjidhje alternative me impakt direkt financiar.

Rritja e fondeve rezerve nenkupton se kosto e kredise do te rritet si pasoje e rritjes se kostos se rrezikut te kredise (Risk Adjusted Pricing). Per me teper, transferimi i kredive nga kategoria 1 (PD per 1 vit) ne kategorine 2 (PD per gjithe jeten e kredise), cka nenkupton PD me te larte, do te rrise ndjeshmerine e bankave kundrejt administrimit te rrezikut te kredise dhe adresimin e tij qe ne fazat e hershme, duke tentuar shmangien e perkeqesimit te klasifikimit te tyre. Sigurisht, ky eshte nje nder elementet pozitiv qe pritet te shoqeroje tranzicionin ne SNRF 9 por, qe mund te shoqerohet me shtrengim te metejshem te standarteve te kredidhenies dhe deshire te reduktuar per te ndermarre rrezik.

  • Nje tjeter ze me peshe te rendesishme ne bilancet e bankave jane sot investimet ne letra me vlere te qeverise shqiptare. Rezultati i standartit ne drejtim te rritjes se mundshme te provigjoneve per kete kategori investimesh do te nenkuptoje patjeter ri-konsiderim te strategjive te investimit dhe kthimin e kerkuar per keto investime.

 

Ne perfundim, implemtimi i kocepteve te permiresuara te standartit eshte nje sfide e madhe, por  vlerat reale te tij ne drejtim te transformimit te proceseve dhe rritjes se stabilitetit te aktivitetit bankar duhet te mbeten ne fokusin tone.

 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
Informacion i nevojshëm mbi kredimarrjen në Tirana Bank për klientët Individë
A mund të marr një kredi për shtëpi pranë Tirana Bank? Po, ju mund të merrni një kredi pranë Bankës sonë për blerje/ndërtim/rikonstruksion të një apartamenti, vile apo zyre, për të zhvilluar aktivitetin tuaj. Tirana...
Tirana Bank nderohet me çmim për politikat mbështetëse dhe kundër diskriminimit.
Dje në Pallatin e Brigadave u zhvillua ceremonia e publikimit të Indexit LGBTIQ, një indeks i publikuar për të dytin vit radhazi bashkë me ndarjen e disa çmimeve për kompanitë më të mira që morën pjesë në këtë Ind...
Piraeus Bank shënon një fitim prej 7 milion € në Tremujorin e dytë 2017
...
Tirana Bank sponsorizon koncertin "Maratona e Këngës"
“Maratona e Këngës”, vijoi mbrëmë rrugëtimin e saj edhe në qytetin e Përmetit. Festa e madhe muzikore e organizuar në qendër të qytetit, përfshiu në atmosferën e saj një numër të madh spektatorësh. Tir...
Tirana Bank sponsorizon koncertin "Maratona e Këngës"
Tirana Bank ishte sponsori kryesor në koncertin “Maratona e Këngës”, organizuar në qendr të Shkodrës në bashkëpunim me Bashkine e qytetit. Ky spektakël, është një festë e madhe muzikore që tërheq audiencën e...
Pagesa e gjobave te Policise se Shtetit dhe asaj Bashkiake, prane sporteleve te Tirana Bank.
Tirana Bank ofron sherbimin e kryerjes se pagesave per arketimin e gjobave dhe kamatevonesave ndaj Policise se Shtetit dhe Policise Bashkiake, jo vetem per Klientet te cilet jane te pajisur me fleten e gjobes, por edhe per Klientet qe nuk jane te pajisur me nje te tille, duke gjeneruar informacion m...
 
Na ndiq në
 
Profili
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Marrëdhëniet e Punësimit & Kodi i Sjelljes
Lidhje
Grupi
Publikime
Degët Grupit & Prania Ndërkombëtare
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania