Piraeus Bank Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > Njoftime > Gusht 2017    
 
Pagesa e gjobave te Policise se Shtetit dhe asaj Bashkiake, prane sporteleve te Tirana Bank.

Tirana Bank ofron sherbimin e kryerjes se pagesave per arketimin e gjobave dhe kamatevonesave ndaj Policise se Shtetit dhe Policise Bashkiake, jo vetem per Klientet te cilet jane te pajisur me fleten e gjobes, por edhe per Klientet qe nuk jane te pajisur me nje te tille, duke gjeneruar informacion mbi detyrimin nga Sistemi i Pagesave te Policise se Shtetit ose Bashkiake, ne kohe reale.

 

Roli i bankes eshte te ndermjetesoje kryerjen e e ketyre pagesave shpejt dhe me saktesine e duhur, pa ndryshuar, modifikuar apo tjetersuar informacionin e gjeneruar nga sistemi I Policise se Shtetit apo Policise Bashkiake.

 

10 Pyetje - Pergjigjet me te zakonshme mbi pagesen e gjobave te Policise se Shtetit dhe Bashkiake, prane sporteleve te bankes:

 

1: A mund te informohem  nese makina ime eshte e ngarkuar me gjobe?

Ju tashme mundeni qe ne cdo sportel te Banka Tirana, te merrni informacion nese makina juaj eshte e ngarkuar me gjobe nga Policia e Shtetit apo Policia Bashkiake e Tiranes. Dhe jo vetem kaq, NE ju informojme nese gjoba juaj ka akumuluar ose jo kamate vonese.

 

2: Cfare lloj gjobash mund te paguaj prane Bankes tuaj?

Ju mund te paguani prane Tirana Bank te gjitha detyrimet per gjobe pervec gjobave me vendim komisioni te cilat i referohen pezullimit te perkohshem te lejes se qarkullimit, tejkalim shpejtesie mbi normat e lejuara, konsumim te pijeve alkolike etj.

 

3: Cfare duhet te disponoj qe Banka te me mundesoje  kete sherbim?

Ju duhet te paraqisni nje nga informacionet e meposhtme ne menyre qe NE te gjenerojme detyrimin tuaj:

  • Numrin serial te fletes se gjobes
  • Targen e mjetit qe eshte ngarkuar me gjobe/kamatevonese

 

4: A mund te paguaj detyrimin ne rast se kam humbur fleten e gjobes?

Per te kryer pagesen e detyrimit, ne mungese te fletes se gjobes, mjafton te jepni targen e makines dhe NE ju veme ne dispozioni detyrimin qe ju keni per te paguar.

 

5: Si dhe ku mund te paguaj gjoben e makines?

Ju mund te paguani gjoben e makines nga llogaria juaj personale (nese dispononi nje te tille) ose me para ne dore prane te gjitha sporteleve te Banka Tirana, nga ora 08:00AM deri ne 15:00PM, Nga e Hena ne te Premte.

Pagesa e kryer prane Bankes, shfaqet ne kohe reale tek Sistemi i Pagesave te Policise se Shtetit/Policise Bashkiake.

 

6: A mund te paguaj nje gjobe e cila eshte ne emer te nje personi tjeter?

 Po patjeter, mjafton te dispononi nje nga informacionet e listuara me siper.

 

7: Ne rast se gjoba e makines time ka akumuluar kamatevonese, a mund te paguaj vetem vleren e gjobes dhe jo kamaten e saj?

Ju keshillojme te paguani vleren e gjobes se bashku me kamatevonesen, ne te kundert pagesa juaj nuk do te jete e plote dhe ju do te vazhdoni te jeni debitor ndaj Institucionit qe e ka leshuar ate.

 

8: A kam ndonje perfitim nqs e paguaj gjoben ne Banken tuaj brenda 5 (pese) diteve nga data e marrjes se saj? Cili do te jete penaliteti qe do te paguaj ne rast vonese?

Ne kushte te tilla, ju perfitoni 20% ulje mbi vleren e gjobes, vlere e cila perllogaritet automatikisht nga sistemi ne baze te vleres se detyrimit, dates se marrjes se saj dhe dates se pageses.

Me kalimin e afatit 5 dite nga dita e marrjes se gjobes, ju do te paguani 2% kamate mbi gjoben per cdo dite vonese. Nese kjo dite bie ne dite feste kombetare ose dite pushimi, atehere kamatevonesa do te paguhet ne diten me te pare te punes.

 

9: Sa e sigurt eshte pagesa ime?

Informacioni per pagesen e detyrimit tuaj  transferohet ne kohe reale ne sistemet e Policise se Shtetit / Policise Bashkiake.

Sistemi nuk lejon te paguhet dy here e njejta Seri gjobe. Kjo do te thote se nese nje pagese eshte kryer me sukses ne sistemin online te Policise se Shtetit / Policise Bashkiake, atehere ajo pagese konsiderohet e mbyllur dhe nuk mund te procesohet serish.

 

10: A duhet te depozitoj mandatin e kryerjes se pageses se gjobes tek Policia e Shtetit/Bashkia?

Kjo nuk eshte e nevojshme, pasi sistemet tona jane te lidhura dhe transmetojne informacione ne kohe reale.

 

 

 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
Informacion i nevojshëm mbi kredimarrjen në Tirana Bank për klientët Individë
A mund të marr një kredi për shtëpi pranë Tirana Bank? Po, ju mund të merrni një kredi pranë Bankës sonë për blerje/ndërtim/rikonstruksion të një apartamenti, vile apo zyre, për të zhvilluar aktivitetin tuaj. Tirana...
Tirana Bank nderohet me çmim për politikat mbështetëse dhe kundër diskriminimit.
Dje në Pallatin e Brigadave u zhvillua ceremonia e publikimit të Indexit LGBTIQ, një indeks i publikuar për të dytin vit radhazi bashkë me ndarjen e disa çmimeve për kompanitë më të mira që morën pjesë në këtë Ind...
Piraeus Bank shënon një fitim prej 7 milion € në Tremujorin e dytë 2017
...
Tirana Bank sponsorizon koncertin "Maratona e Këngës"
“Maratona e Këngës”, vijoi mbrëmë rrugëtimin e saj edhe në qytetin e Përmetit. Festa e madhe muzikore e organizuar në qendër të qytetit, përfshiu në atmosferën e saj një numër të madh spektatorësh. Tir...
Tirana Bank sponsorizon koncertin "Maratona e Këngës"
Tirana Bank ishte sponsori kryesor në koncertin “Maratona e Këngës”, organizuar në qendr të Shkodrës në bashkëpunim me Bashkine e qytetit. Ky spektakël, është një festë e madhe muzikore që tërheq audiencën e...
Pagesa e gjobave te Policise se Shtetit dhe asaj Bashkiake, prane sporteleve te Tirana Bank.
Tirana Bank ofron sherbimin e kryerjes se pagesave per arketimin e gjobave dhe kamatevonesave ndaj Policise se Shtetit dhe Policise Bashkiake, jo vetem per Klientet te cilet jane te pajisur me fleten e gjobes, por edhe per Klientet qe nuk jane te pajisur me nje te tille, duke gjeneruar informacion m...
 
Na ndiq në
 
Profili
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Marrëdhëniet e Punësimit & Kodi i Sjelljes
Lidhje
Grupi
Publikime
Degët Grupit & Prania Ndërkombëtare
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania