Piraeus Bank Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > Njoftime > Prill 2018    
 
Informacion i nevojshëm mbi kredimarrjen në Tirana Bank
  1. A mund të marr një kredi për shtëpi pranë Tirana Bank?

Po, ju mund të merrni një kredi pranë Bankës sonë për blerje/ndërtim/rikonstruksion të një apartamenti, vile apo toke per ndertim banese. Tirana Bank nëpërmjet stafit në degët e saj ju jep informacion të detajuar mbi kredinë si: normat e interesit, mënyrës së pagesës, kohëzgjatjes së kredisë, detyrimet dhe kostot etj, që ju të jeni i qartë për zgjedhjen tuaj dhe alternativën më të mirë për ju.

 

  1. Çfarë kuptohet me periudhë falje (grace period)?

Në Tirana Bank, gjate periudhes se faljes (grace period) klienti paguan vetem interesat e kredise dhe pas kësaj periudhe fillon edhe pagesa e principalit (kryegjesë) të kredisë. Kjo mundeson një këst më të ulët të kredisë gjate vitit të parë, vit gjatë së cilës klienti mund të ketë më shumë shpenzime.

 

  1. Pse merren në konsideratë të ardhurat e mia nga Tirana Bank?

Banka merr në konsideratë të ardhurat tuaja në përllogaritjen e këstit të kredisë në mënyrë që ju dhe familjet tuaja të mos përballeni me vështiresi financiare. Të ardhurat e mjaftueshme mundësojnë pagesën e rregullt të kredisë pa cënuar standardin tuaj të jetesës.

 

  1. Pse vlerësohet nga Tirana Bank prona e lënë si garanci?

Banka vlerëson pronën e lënë si garanci, për të marrë informacion të detajuar mbi vlerën e saj në treg. Vlerësimi i pronës ju mundëson gjithashtu një informacion të hollësishëm mbi pronën që kërkoni të blini në aspektet ligjore, vlerën e tregut dhe tregtueshmërinë e saj në të ardhmen, nëse do t’ju interesojë.

 

  1. A nevojitet sigurimi i jetës dhe pronës nëse marr kredi tek Tirana Bank?

Sigurimi i pronës dhe i jetës mbron si klientin huamarrës, ashtu edhe bankën ndaj rrezikut të zjarrit, tërmeteve apo në rastin e humbjes së jetës së huamarrësit. Ky sigurim që paguhet çdo vit, transferon riskun nga klienti tek kompania e sigurimit duke ju ofruar kështu qetësinë e duhur gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë nga çdo e papritur e jetës.

 

  1. Si mund ta marr një kredi në Tirana Bank?

Me paraqitjen tuaj në një nga deget tona, stafi i bankës do ju informojë në mënyrë të detajuar për të gjitha hapat dhe dokumentat përkates për të marrë kredinë që dëshironi.

 

Jemi gjithmonë pranë jush dhe vazhdojmë të plotësojmë kërkesat tuaja!

TIRANA BANK tani mundesh!

 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
Informacion i nevojshëm mbi kredimarrjen në Tirana Bank
A mund të marr një kredi për shtëpi pranë Tirana Bank? Po, ju mund të merrni një kredi pranë Bankës sonë për blerje/ndërtim/rikonstruksion të një apartamenti, vile apo toke per ndertim banese. Tirana Bank nëpërmjet...
Junior Achievement - Drejtues për një ditë
Junior Achievement është organizata më e madhe në botë, e cila edukon dhe frymëzon të rinjtë për të vlerësuar lirinë e sipërmarrjeve të biznesit dhe të ekonomisë, si edhe për të përmirësuar cilës...
Tirana Bank mbështet çeljen e Qendrës Komunitare të Fëmijëve me Probleme Shënetësore.
Ngritja e Qendrës Komunitare të fëmijëve me probleme shëndetësore në qytetin e Shijakut, përmban në vetvete një vlerë të madhe njerëzore. Bashkëpunimi ndërmjet Bashkisë së Qytetit, Qendrës së Shëndeti...
Tirana Bank, imazh i unifikuar i stafit
Tirana Bank ka kënaqësinë të ndajë më në fund me të gjithë klientët e saj,  një imazh të unifikuar me veshjet e stafit në çdo degë anembanë Shqipërisë. Pas një projekti të gjatë, i cili st...
Tirana Bank mbështet organizimin e Parlamentit Europian të të Rinjve
Për të 2-tin vit është organizuar në Shqipëri Parlamenti Europian i të Rinjve. Këtë vit, Tirana Bank ka qenë mbështetësi kryesor për realizimin e tij, në mbështetje të të rinjve që kanë ardhur nga të ...
Tirana Bank fiton çmimin “Gold Euro STP” për cilësinë e veçantë të mesazheve të pagesave
Tirana Bank është nderuar nga Deutsche Bank me çmimin “Gold 2016 Euro STP” për cilësinë e veçantë të mesazheve të pagesave, për realizimin e një performance shumë të lartë në cilësinë e pagesave...
 
Na ndiq në
 
Profili
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Marrëdhëniet e Punësimit & Kodi i Sjelljes
Lidhje
Grupi
Publikime
Degët Grupit & Prania Ndërkombëtare
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania