Piraeus Bank Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > Individë > Paketa e Pagës    
 
Paketa e Pagës

Paketa e Pagës

Tirana Bank, ofron për të gjithë klientët të cilët marrin pagën pranë saj, Paketën e Pagës, që është një kombinim produktesh dhe shërbimesh me më shumë përfitim, fleksibilitet, dhe komoditet.


Llogaria e pagës ju ofron akses të plotë të fondeve në çdo kohë si dhe ju lejon të kryeni çdo lloj transaksioni, me përfitimet e mëposhtme:

  • Interes preferencial
  • Pagesa e të gjitha shërbimeve utilitare pa komision
  • Pa komision për depozitime dhe tërheqje
  • Transferta brenda dhe jashtë vendit


Kartë Debiti VISA ELECTRON me të cilën pajiseni automatikisht & falas menjëherë me hapjen e llogarisë së pagës duke përfituar:

  • Pa komision administrimi, mirëmbajtje dhe rinovimi karte
  • Pa komision për tërheqje cash në rrjetin e ATM-ve të Tirana Bank dhe Piraeus Bank në Greqi
  • Pa komision për të gjitha blerjet në POS brenda Shqipërisë
  • Limit i lartë ditor për tërheqje dhe blerje 75,000 ALL
  • Mundësi ndryshimi PIN në ATM-të e Tirana Bank
  • Mundësi lidhje e kartës me disa llogari dhe në monedha të ndryshme
  • Vlefshmëri për 3 vjet dhe më pas për 5 vjet, me rinovim automatik

Kartë Krediti VISA CLASSIC që mund ta përdorni sipas dëshirës brenda dhe jashtë vendit, në çdo kohë, dhe ta paguani më vonë duke shlyer vetëm një pjesë të detyrimit, me kushte preferenciale për të gjithë klientët “Pagamarrës”:

  • Limit krediti deri në 3,000 EUR
  • 40% zbritje të komisionit vjetor & deri në 2 karta shtesë falas për të afërmit tuaj
  • Normë interesi 19% në bazë vjetore dhe tërheqje cash deri në 30% të limitit të kartës
  • Pagesë minimale mujore shumë e favorshme – vetëm 7% e limitit të përdorur
  • Fleksibilitet për shlyerjen e detyrimit me debitim automatik të llogarisë ose internet banking
  • Informacion online falas për faturën mujore dhe veprimet e kryera me kartë
  • Njoftim falas përmes shërbimit të SMS/E-mail Alert për transaksionet e kryera,faturën mujore
  • Pagesë me Këste Fikse Mujore për çdo blerje në pikat e shitjes POS brenda dhe jashtë vendit

Platforma Winbank – Falas

  • Web Banking, Banka nëpërmjet kompjuterit tuaj personal (PC / Mac)
  • Mobile Banking, komoditeti i kryerjes së veprimeve bankare nëpërmjet telefonit tuaj celular
  • Phone Banking, Banka nëpërmjet telefonit në çdo orë 24/7 - Me një telefonatë kontaktoni direkt me një agjent për të kryer të gjitha transaksionet tuaja

Overdraft është paradhënia mbi pagën e cila ju ofrohet direkt në llogarinë e pagës, me limit deri në 3 (tre) paga mujore neto, me përfitimet:

  • Pa komision mirëmbajtje
  • Pa komision disbursimi
  • Interesa konkuruese të cilat aplikohen vetëm mbi pjesën e përdorur të limitit
  • Tërheqje “cash” pranë bankomateve (ATM) 24 orë në 7 ditë, deri në limitin e aprovuar


Kredi Konsumatore e Pasiguruar - financim për plotësimin e nevojave të ndryshme konsumatore me:

  •  Interesa preferenciale për pagamarrës të Institucioneve Publike
  •  Shumë financimi deri në 700,000 Lekë
  •  Afat shlyerje deri në 60 muaj
  •  Pa kolateral


 Kredi Hiptotekore me norma interesi dhe komision administrimi preferenciale:

  •  Blerje/Ndërtim Shtëpie
  •  Rikonstruksion Shtëpie

Kredi Kredi Për Çdo Dëshirë me norma interesi dhe komision administrimi preferenciale


Paketa e Pagës ofrohet me komision mujor mirëmbajtje 125 LEK/ 1 EUR/ 1 USD

Informacion parakontraktor per kredine konsumatore te pasiguruar Pagamarres
Informacion Parakontraktor për Overdraftin
 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
GRUPI PIRAEUS BANK SHPALL PLANIN E TIJ STRATEGJIK 2020: “AXHENDA 2020”
24.05.2017
Piraeus Bank, nën drejtimin e lidershipit të ri, shpall qëllimin për të marrë një hap vendimtar përpara “për të qenë banka më e besuar në Greqi, për të krijuar vlerë për aksionerët, klientët dhe puno...
Tirana Bank i gjendet pranë fëmijëve me nevoja të veçanta në të dëgjuar dhe folur
06.06.2017
Rritje e vetëvlerësimit dhe sigurisë, përballje me stresin dhe eksperiencat traumatike, aktivitet fizik dhe lëvizje të koordinuara, zhvillimi i aftësive konjitive, këto janë bazat e projektit më të ri “Bota e Tingujve”. Një proj...
Tirana Bank uron: Gëzuar 1 Qershorin fëmije!
01.06.2016
Me rastin e kësaj feste, fëmijët e Fondacionit Down Syndrome Albania sollën në skenën teatrale pjesën “Një vonesë e vogël”, bazuar në filmin me të njëjtin titull, aq të njohur dhe të dashur për të gjith&...
Rezultatet e tremujorit të parë 2017 për Tirana Bank
19.05.2017
Tirana Bank shënon nje fitim prej 2.3 milion Euro (Para Taksave) për tremujorin e parë të vitit 2017. Fitimi i Tirana Bank për tremujorin e parë të vitit 2017 ka shënuar nje vlere prej 2.3 milion Euro (Para Taksave) duke reflektuar kështu nje performanc&...
Junior Achievement - Drejtues për një ditë
05.04.2017
Junior Achievement është organizata më e madhe në botë, e cila edukon dhe frymëzon të rinjtë për të vlerësuar lirinë e sipërmarrjeve të biznesit dhe të ekonomisë, si edhe për të përmirësuar cilës...
 
Na ndiq në
 
Profili
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Marrëdhëniet e Punësimit & Kodi i Sjelljes
Lidhje
Grupi
Publikime
Degët Grupit & Prania Ndërkombëtare
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania