Piraeus Bank Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > SME > winbank    
 
winbank

Duke ecur me hapin e kohës dhe duke vlerësuar shërbimin ndaj klientit si një nga prioritetet kryesore të saj, Tirana Bank ju ofron shërbimin e saj më të ri: “winbank”.

winbank” është një seri shërbimesh bankare të cilat ju mund t’i kryeni nëpërmjet kompjuterit ose aparatit tuaj celular, pa qenë nevoja të gjendeni në bankë mjafton që të keni një lidhje me internetin.

Veprime bankare rutinë deri tani, si pagesa faturash, transferta në llogari të treta (brenda dhe jashtë vendit), informacion të gjendjes së llogarisë, paga punonjësish, etj., bëhen tani direkt nga zyra juaj ose nga çdo vend ku ju dëshironi, nëpërmjet kompjuterit ose aparatit tuaj celular. Në këtë mënyre Ju ose punonjësi juaj kurseni kohë, keni informacion të plotë mbi llogaritë tuaja, merrni vendime më të shpejta, ulni koston dhe rrisni produktivitetin e biznesit.

Nëpërmjet shërbimit “winbank” ju mund të ruani në formate “Excel” apo PDF si dhe të printoni faqet e internetit apo faturat e transaksioneve dhe pagesave.

Shërbimi i jep gjithashtu mundësi shoqërisë tuaj të regjistrojë përdorues të tjerë duke përcaktuar përmes internetit llojet e veprimeve të autorizuara për secilin prej tyre, limitin si dhe aprovimin e shumave për këto veprime, me pak fjalë, monitorim dhe manaxhimin online të të drejtave të secilit përdorues.

I lehtë për t’u përdorur, me menu të përzgjedhjes në Shqip dhe Anglisht, kurs këmbimi dhe llogaritje automatike të valutave, me standartet me bashkëkohore të sigurisë on line dhe mbi të gjitha, me një platformë interneti e provuar mbi 10 vjet nga banka mëmë, Piraeus Bank, Ju keni tashmë mundësinë të bëni tuajin një shërbim multifunksional dhe mëse bashkëkohor.

Për çdo informacion në lidhje me këtë shërbim të ri mund t’i drejtoheni InfoBank 0800 68 68. Për thirrje nga aparati celular ose thirrje ndërkombëtare telefononi në +355 4 2277 700.

 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
Junior Achievement - Drejtues për një ditë
Junior Achievement është organizata më e madhe në botë, e cila edukon dhe frymëzon të rinjtë për të vlerësuar lirinë e sipërmarrjeve të biznesit dhe të ekonomisë, si edhe për të përmirësuar cilës...
Tirana Bank mbështet çeljen e Qendrës Komunitare të Fëmijëve me Probleme Shënetësore.
Ngritja e Qendrës Komunitare të fëmijëve me probleme shëndetësore në qytetin e Shijakut, përmban në vetvete një vlerë të madhe njerëzore. Bashkëpunimi ndërmjet Bashkisë së Qytetit, Qendrës së Shëndeti...
Tirana Bank, imazh i unifikuar i stafit
Tirana Bank ka kënaqësinë të ndajë më në fund me të gjithë klientët e saj,  një imazh të unifikuar me veshjet e stafit në çdo degë anembanë Shqipërisë. Pas një projekti të gjatë, i cili st...
Tirana Bank mbështet organizimin e Parlamentit Europian të të Rinjve
Për të 2-tin vit është organizuar në Shqipëri Parlamenti Europian i të Rinjve. Këtë vit, Tirana Bank ka qenë mbështetësi kryesor për realizimin e tij, në mbështetje të të rinjve që kanë ardhur nga të ...
Tirana Bank fiton çmimin “Gold Euro STP” për cilësinë e veçantë të mesazheve të pagesave
Tirana Bank është nderuar nga Deutsche Bank me çmimin “Gold 2016 Euro STP” për cilësinë e veçantë të mesazheve të pagesave, për realizimin e një performance shumë të lartë në cilësinë e pagesave...
Tirana Bank feston me fëmijët e pavionit të Onkologji dhe Hemofili.
Tirana Bank feston me fëmijët e pavionit të Onkologji dhe Hemofili.   Dita e djeshme solli një buzëqeshje më shumë në fytyrat e fëmijëve që kurohen pranë pavionit Onkologjik në Spitalin e Pediatrisë në Tirane.   ...
 
Na ndiq në
 
Profili
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Marrëdhëniet e Punësimit & Kodi i Sjelljes
Lidhje
Grupi
Publikime
Degët Grupit & Prania Ndërkombëtare
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania