Piraeus Bank Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > Grupi > Profili i Grupit    
 
Profili Korporatës

Profili i Korporatës

KUSH JEMI

Me qendër në Athinë, Greqi, me rreth 18.5 mijë të punësuar në zyrat e 8 vendeve të botës, Grupi Bankar i Pireut ofron një gamë të plotë të produkteve dhe shërbimeve financiare për afërsisht 5.6 milion klientë. Më 30 dhjetor 2016, totali i aktiveve të grupit arriti në € 81.5 miliardë, kredi neto € 49.7 miliardë dhe depozita të klientëve në € 42.4 miliardë.


E themeluar në vitin 1916, Banka e Pireut operoi si një institucion privat kreditimi për shumë dekada, ndërsa kaloi në pronësi shtetërore për periudhën 1975-1991 deri sa u privatizua në dhjetor 1991. Që atëherë, ajo është rritur me shpejtësi në madhësi dhe aktivitete, duke qenë sot banka udhëheqëse në Greqi me 31 % të tregut të kredive dhe 29 % të tregut të depozitave.
 
  Piraeus Bank Group  Dhjetor 2016 
       Aktive €81.5mld
  Kredi neto €49.7mld  
  Depozita €42.4mld
  Raporti EBA CT1 17,0%
  Degë 921
  Punonjës 18.1m
  Klientë 5.6mn

 

ZHVILLIMI YNË

Së bashku me rritjen e saj organike gjatë dekadave të viteve 1990 - 2000, Banka e Pireut ka bërë një seri lëvizjesh strategjike me qëllim krijimin e një pranie të fortë në tregun e brendshëm. Në vitin 1998, Banka bleu aktivitetet e Chase Manhattan në Greqi, mori në kontroll interesat e Macedonia-Thrace Bank dhe mori në pronësi bankën e specializuar Credit Lyonnais Hellas. Në fillim të vitit 1999, bleu Xiosbank dhe aktivitetet e National Westminster Bank Plc në Greqi. Në qershor 2000, Bank e Pireut mori në pronësi dy bankat e saj komerciale në Greqi (Macedonia-Thrace Bank dhe Xiosbank). Në vitin 2002, Banka e Pireut blen Hellenic Industrial Development Bank (ETBAbank), e cila u morr në pronësi në dhjetor 2003.

Grupi Bankar i Pireut, në zbatim të strategjisë për zgjerim në Evropën Juglindore dhe në pellgun e Mesdheut Lindor, si fillim merr në pronësi Pater Credit Bank në Rumani ( e integruar në Grup në prill të vitit 2000 si "Piraeus Bank Romani SA). Në vitin 2005, merr në pronësi bankën bullgare Eurobank (riemëruar në "Piraeus Bank Bullgari”), duke forcuar praninë e saj 12 vjeçare në Bullgari. Në vitin 2005, hyn në tregun serb duke blerë Atlas Bank (e cila u quajt "Piraeus Bank AD Beograd"). Në vitin 2007, Piraeus Group zgjeroi prezencën ndërkombëtare në Ukrainë, me blerjen e Commerce International Bank (riemëruar në “Piraeus Bank ICB”) dhe në Qipro duke themeluar Piraeus Bank Cyprus nëpërmjet blerjes së rrjetit Arab Bank.

Në vitin 2012, Banka e Pireut siguroi pjesën e "shëndetshme" të Agricultural Bank (aktiveve dhe pasiveve të zgjedhura) dhe GENIKI Bank, një ish-degë e Societe Generale. Në mars 2013, blen operacionet bankare greke të Bank of Cyprus, Cyprus Popular Bank dhe Hellenic Bank. Në qershor 2013, Banka e Pireut merr në pronësi Millennium Bank Greece, degë e BCP-së. Në prill 2015 Banka e Pireut mori në pronësi aktivet e shëndetshëm të Panellinia Bank.Këto transaksione përbëjnë hapa të rëndësishëm në drejtim të ristrukturimit të sistemit bankar grek, ku Banka e Pireut ka marrë pjesë që në fillim si një shtyllë thelbësore.

Banka e Pireut e ka përfunduar me sukses integrimin e të gjitha operacioneve bankare të lartpërmendura gjatë viteve 2012-2015 në sistemin e saj, duke iu ofruar të gjithë klientëve një përvojë unike bankare.

Në dhjetor 2015, Banka e Pireut njoftoi mbulimin e plotë të aksioneve të rritjes së kapitalit në një shumë që arrin në € 2.6 miliardë. Për më tepër, Banka nxjerr obligacionet e konvertueshme kontingjente nën dispozitat e ligjit në favor të HFSF dhe AK 36 / 02.11.2015 në vlerë prej € 2.0 miliard.

Rikapitalizimi i Bankës së Pireut  rriti kapitalin e përgjithshëm të Grupit në € 9.8 miliard në fund të dhjetorit 2016. Rraporti CET-1 i Grupit (pro-forma për operacionet jo të vijueshme të Piraeus Bank Qipro dhe ATE Insurance) në të njëjtën periudhë arriti në 17.0%, ndërsa raporti Common Equity Tier-1 sipas Basel III arriti në 16.2%. Prandaj, raportet aktuale të kapitalit e bëjnë Bankën e Pireut një nga bankat më të mirë kapitalizuara në Evropë.

 

ÇFARË BËJMË

Sot, Banka e Pireut udhëheq një grup kompanish që mbulojnë të gjitha aktivitetet financiare në tregun grek (bankë universale). Banka e Pireut zotëron në veçanti njohuri teknike në fushat e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, bankave bujqësore, kredi konsumatore, hipotekare dhe bankim të gjelbërt, tregjet e kapitalit dhe të investimeve bankare, qera financiare dhe faktorizim. Këto shërbime ofrohen përmes rrjetit kombëtar të grupit prej 660 degëve dhe 1,866 ATM-ve, si dhe përmes rrjetit të tij inovator të bankingut elektronik winbank.

Grupi Bankar i Pireut, ka një prani ndërkombëtare të përbërë nga 261 degë të përqendruara kryesisht në Evropën Juglindore dhe Mesdheun Lindor. Në veçanti, Grupi operon në Rumani nëpërmjet Piraeus Bank Rumania me 101 degë, në Bullgari përmes Piraeus Bank Bulgaria me 75 degë, në Shqipëri përmes Tirana Bank me 39 degë, në Serbi me 26 degë të Piraeus Bank Beograd, në Ukrainë me 18 degët e Piraeus Bank ICB,  në Londër dhe Frankfurt me një degë të Piraeus Bank secila.

 

ÇFARË PËRFAQËSOJMË

Grupi Bankar i Pireut ka burime njerëzore me trajnimin dhe përvojën e duhur. Vizioni i Grupit është zhvillimi i vazhdueshëm i një organizate të përgjegjshme me vlera njerëzore, ku çdo punonjës punon me aftësi, frymëzim dhe përkushtim, duke u mbështetur kështu tek larmia e burimeve njerëzore dhe duke krijuar vlerë në çdo veprim. Në përzgjedhjen dhe përdorimin e burimeve njerëzore përdoren kritere dhe metodika objektive, me theks të veçantë tek ofrimi i mundësive të barabarta dhe respekti për njerëzit. Grupi i Pireut investon për trajnimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të 18,075 punonjësve ëe tij, duke përdorur masa dhe metoda novatore. Në të njëjtën kohë ky Grup ka krijuar një mjedis pune ku mbështetet novacioni, shkëmbimi i ideve dhe kreativiteti dhe ku nxitet fryma e punës në ekip. Nëpërmjet sistemeve të veçanta të vlerësimit, Grupi siguron që rezultatet e punonjësve të jenë në përputhje me objektivat e Grupit, duke krijuar kuadrin e nevojshëm për njohjen dhe shpërblimi si në nivel individual ashtu edhe në nivel ekipi. Komunikimi i hapur dhe mbështetja e nevojshme e njerëzve po përmirësohet në shumë fusha të ndryshme dhe aspekte të ndryshme të jetës, duke siguruar që organizata të jetë si “njerëzore, ashtu edhe dinamike”.

Grupi Bankar i Pireut, duke ndërthurur zhvillimin e aktivitetit tregtar me përgjegjësinë sociale, po i fuqizon sistematikisht marrëdheniet me partnerët e tij social përmes aktiviteteve konkrete, me theks të veçantë tek mbrojtja e mjedisit dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore. Ky grup e ka rritur ndjeshëm ekspertizën dhe pjesën e tregut në fushën e shërbimeve bankare ekologjike me degë dhe produkte të dedikuara, duke iu përgjigjur si nevojave të bizneseve ashtu edhe të individëve. Në të njëjtën kohë, Fondacioni Kulturor i Grupit Bankar të Pireut kryen veprimtari kulturore, çka bën pjesë në politikën e këtij grupi për përgjegjësinë sociale të biznesit. Ky grup shfrytëzon një rrjet muzesh tematikë në Greqi, i cili po rritet vazhdimisht dhe ka për synim sjelljen e një standardi të lartë veprimtarie kulturore në zonat rurale të Greqisë në mënyrë të efektshme dhe efikase.

Si një bankë udhëheqëse në Greqi, Grupi Bankar i Pireut merr nisma që mbështetin plane solide biznesi dhe nxisin evolucionin e ekonomisë drejt një modeli zhvillimi të qendrueshëm.

 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
GRUPI PIRAEUS BANK SHPALL PLANIN E TIJ STRATEGJIK 2020: “AXHENDA 2020”
24.05.2017
Piraeus Bank, nën drejtimin e lidershipit të ri, shpall qëllimin për të marrë një hap vendimtar përpara “për të qenë banka më e besuar në Greqi, për të krijuar vlerë për aksionerët, klientët dhe puno...
Tirana Bank i gjendet pranë fëmijëve me nevoja të veçanta në të dëgjuar dhe folur
06.06.2017
Rritje e vetëvlerësimit dhe sigurisë, përballje me stresin dhe eksperiencat traumatike, aktivitet fizik dhe lëvizje të koordinuara, zhvillimi i aftësive konjitive, këto janë bazat e projektit më të ri “Bota e Tingujve”. Një proj...
Tirana Bank uron: Gëzuar 1 Qershorin fëmije!
01.06.2016
Me rastin e kësaj feste, fëmijët e Fondacionit Down Syndrome Albania sollën në skenën teatrale pjesën “Një vonesë e vogël”, bazuar në filmin me të njëjtin titull, aq të njohur dhe të dashur për të gjith&...
Rezultatet e tremujorit të parë 2017 për Tirana Bank
19.05.2017
Tirana Bank shënon nje fitim prej 2.3 milion Euro (Para Taksave) për tremujorin e parë të vitit 2017. Fitimi i Tirana Bank për tremujorin e parë të vitit 2017 ka shënuar nje vlere prej 2.3 milion Euro (Para Taksave) duke reflektuar kështu nje performanc&...
Junior Achievement - Drejtues për një ditë
05.04.2017
Junior Achievement është organizata më e madhe në botë, e cila edukon dhe frymëzon të rinjtë për të vlerësuar lirinë e sipërmarrjeve të biznesit dhe të ekonomisë, si edhe për të përmirësuar cilës...
 
Na ndiq në
 
Profili
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Marrëdhëniet e Punësimit & Kodi i Sjelljes
Lidhje
Grupi
Publikime
Degët Grupit & Prania Ndërkombëtare
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania