Vizioni dhe Vlerat
Objektivi ynë është të ndërtojmë dhe transmetojmë një mentalitet unik të shoqërisë, që do të na dallojë nga konkurrentët, do të promovojë punën tonë, do të përforcojë frymën e kolektivitetit dhe bashkëpunimit, iniciativën dhe efektivitetin tonë. Në ambjentin e sotëm konkurrues, ku klienti ka një rol kryesor, cilësia e shërbimeve tona është çështje e një rëndësie të veçantë sepse ajo përbën avantazhin tonë më të fuqishëm.
Vlerat tona
Vlerat në të ciliat ne mbështesim ecurinë dhe zhvillimin tonë janë:
Pasioni për klientin
Krijojmë dhe zhvillojmë vazhdimisht marrëdhënie me klientët tanë në bazë të interesit të përbashkët
Ofrojmë gjithmonë Cilësi të Shkëlqyer Shërbimi
Krijues dhe novatorë në gjetjen e zgjidhjeve
Gjejmë zgjidhje konkurente që shtojnë vlerë për klientët tanë
Krijimi i Vlerës për Aksionerët
Secili nga ne kontribuon shumë në arritjen e rezultateve pozitive të Bankës, duke punuar me korrektësi e duke mbajtur në nivele të ulta shpenzimet operacionale në punë. Kushtojmë vëmendje për të mbrojtur Bankën nga rreziqet e çdo lloji, duke u kujdesur për respektimin e ligjeve si dhe të proçedurave që Banka ka vendosur për garantimin e ecurisë fitimprurëse të pandërprerë.
Prezencë kryesuese në treg
Vizioni, orientimi strategjik dhe objektivat e vëna përbëjnë vijën udhëheqëse për të gjithë ne.
Sytë dhe veshët tanë, janë vazhdimisht të kthyera nga tregu, ndërkohë që mbetemi të përkushtuar në gjetjen dhe shfrytëzimin e mundësive që krijohen vazhdimisht. Jemi iniciatorë, krijues dhe synojmë me korrektesë përmirësimin tonë të vazhdueshëm, si punonjës, punë tonë të përditshme në grup dhe si organizatë.