Politikat e Punësimit

Tirana Bank beson në cilësinë dhe traditën bankare. Ajo është e ndërgjegjshme për rolin që luan një staf i mirëtrajnuar në nivelin e performancës së Bankës. Në fund të vitit 2016 Tirana Bank numëronte në stafin e saj 432 punonjës.

Kështu 89.20% e stafit të saj janë të diplomuar në Universitete dhe 43.75% janë në moshën 25 deri ne 35 Vjec.

Tirana Bank inkurajon dhe shpërblen punonjësit e saj të cilët tregojnë përkushtim në punën e tyre. Në bazë të objektivave të caktuara, stafi është i motivuar të arrijë qëllimet, të cilat ndihmojnë në progresin e tyre individual dhe përparim të mëtejshëm të Bankës.

Për më tepër, me kushtet që ndryshojnë në mënyrë të herëpasherëshme në sektorin bankar, Tirana Bank e konsideron trajnimin e stafit si një komponent të rëndësishëm në arritjen e qëllimeve të saj. Kështu, gjatë vitit 2016, stafi i Tirana Bank ka marrë pjesë në programe të ndryshme trajnimi të organizuara nga Tirana Bank me një total prej 6'580 orë trajnimi në Shqipëri dhe jashtë saj, si dhe nëpërmjet Platformës elektronike të trainimeve, implementuar për herë të parë në Tirana Bank, në vitin 2013. Pjesëmarrja në këto programe, shkëmbimi i informacionit dhe eksperiencës ka rritur cilësinë e punës së stafit, si dhe përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre në punë.