Piraeus Bank Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > Profili > Banka Jonë    
 
Banka Jonë

Tirana Bank

Tirana Bank është banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri. Ajo u themelua me 1996 dhe gjatë kësaj periudhe ka patur një zhvillim të madh, duke shtrirë degët e saj në të gjithë Shqipërinë. Sot ajo është konsoliduar në treg, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh, që u përgjigjen me së miri kërkesave të klienteve të saj.
Tirana Bank është antare e Piraeus Bank Group dhe operon në bashkërendim me objektivat dhe synimet e Grupit, për të qënë lider në ofrimin e shërbimeve financiare. Ajo vazhdon të rritet dhe zgjerohet, por ruan me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe për të qënë pararojë në ofrimin e produkteve të reja bankare në Shqipëri. Shumë prej bizneseve në Shqipëri e shohin Tirana Bank, si një pikë mbështetje të përhershme, për të investuar dhe zhvilluar me tej biznesin e tyre.


Rrjeti i Degëve

Sot Tirana Bank ka 39 degë dhe agjensi në shumicën e qyteteve kryesore, zonat industriale dhe kalimet kufitare dhe zotëron një rrjet të gjerë ATM në të gjithë Shqipërinë. Shërbimi i klientelës në të gjithë rrjetin është në standarte profesionale dhe klienti mund të gjejë zgjidhje për çdo kërkesë apo nevojë financiare të tij. Objektivat në të ardhmen janë të lidhura ngushtë me “të qenit pranë klientit” dhe kjo tregon se ajo do të vazhdojë të zgjerohet si në aspektin gjeografik, po ashtu dhe në atë të produkteve dhe shërbimeve cilësore.

Personeli i Tirana Bank

Vendodhja dhe personeli janë dy pikat kyçe të një banke, për t'i shërbyer sa më mire klientit. Nën këtë filozofi, Tirana Bank ka krijuar një staf profesionistësh, me experiencë te gjerë në fushën bankare, të cilët përkushtimin e tyre e identifikojnë me suksesin e bankës. Përkushtimi në punë, respekti ndërmjet kolegëve, shkëmbimi i eksperiencave dhe komunikimi profesional me klientin janë vlerat më të mira të stafit të Bankës sonë.
Kultura e organizatës sonë nxit shpirtin krijues, bashkëpunimin, punën në skuadër dhe shpërblimin e meritave, për të arritur objektivat primare dhe për të përmbushur me sukses misionin tonë.

 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
Shporta ushqimore për familjet në nevojë
Në kuadër të “Ditës botërore kundër urisë”, Tirana Bank në bashkëpunim me Spar Albania dhe me mbështetjen e Kryqit të Kuq Shqiptar, bënë të mundur përgatitjen e 100 shportave me ushqime bazë për familjet...
Kushtet e reja të punës për Biznesin, të cilat hyjnë në fuqi më datë 05.11.2018
Mund të dalloni ndryshimet e theksuara me të verdhë, duke i krahasuar me Kushtet e Punës aktuale....
Punonjësit e Tirana Bank dhurojnë gjak
Çdo pikë ka vlerë! Nën këtë slogan, më datën 10 tetor, punonjësit e Tirana Bank iu bashkuan nismës humanitare të dhurimit të gjakut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar. Mirënjohje dhe respekt për të gjith&eu...
NJOFTIM PER KLIENTET
Të nderuar klientë, Për arsye teknike të mirëmbajtjes së sistemeve, në mëngjeset e ditës së  shtunë dhe të diel 13-14 tetor 2018, gjatë orarit 00:00am – 01:00am, do të jenë jashtë funksionimi shërbimet w...
Takim me stafin e degëve të Rajonit Tiranë - Analiza e rezultateve të Biznesit Retail
Takimi i datës 17 shtator 2018 në mjediset e Mak  Albania Hotel, mblodhi së bashku Divizionin e Retail-it dhe stafin e rrjetit të degëve të Rajonit të Tiranës.  Tematikat kryesore të trajtuara në këtë mbledhje ishin rezultatet e ...
NJOFTIM
Piraeus Bank S.A. njofton se ka lidhur marrëveshje me Balfin Group dhe Komercijalna Banka, për shitjen e aksioneve të filialit të saj ne Shqipëri, Tirana Bank. Realizimi i transaksionit ështe i lidhur me zbatimin e disa kushteve të zakonshme, përfshirë a...
 
Na ndiq në
 
Profili
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Marrëdhëniet e Punësimit & Kodi i Sjelljes
Lidhje
Grupi
Publikime
Degët Grupit & Prania Ndërkombëtare
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania