Balfin Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > Grupi > Profili i Grupit    
 
Profili i Grupit

PROFILI I KORPORATËS

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me pakicë, menaxhim i hapësirave tregtare apo industriale, shërbime, industri minerare, turizëm, energji, agriculture dhe sektorin bankar.

Balfin Group ka krijuar një reputacion të tij si Grupi më aktiv dhe inovator falë ideve të suksesshme të investimeve, të cilat kanë transformuar dhe revolucionarizuar jo vetëm tregun por edhe sjelljen e konsumatorëve. Sot, me zyrat qëndrore në Tiranë, Grupi Balfin është prezent me aktivitetin e tij përtej kufijve të Shqipërisë në Austri, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë, Bosnje Hercegovinë dhe Holandë.

Me një vizion ambicioz, me një përkushtim kolektiv për të shkëlqyer, dinamizëm dhe ndershmëri, me një strukturë të fortë financiare dhe biznesi, dhe me një eksperiencë të gjerë të fituar gjatë disa viteve të investimeve dhe rritje, Grupi Balfin ka ndërtuar një prezencë të fortë në Shqipëri dhe në tregjet ndërkombëtare.

 

TREGTI ME SHUMICË DHE PAKICË

Grupi Balfin është pionieri i krijimit të zinxhirëve të shitjeve me pakicë duke i propozuar klientëve markat dhe produktet më cilësore me çmimet më të mira. Aktivitetet e tregtisë me pakicë janë të përqëndruara në : elektronikë, veshje, markete, produkte ushqimorë dhe industriale, lodra për fëmijë, etj.

Disa prej kompanive janë Neptun International, Jumbo, Spar Albania, Aladini.al, Fashion Group, etj.

 

TURIZËM

Projektet me ambicioze të Grupit Balfin janë ato në fushën e turizmit. Grupin Balfin i është dedikuar investimeve në turizëm dhe në mënyrë të veçantë turizmit elitar dhe të luksit, duke u fokusuar në dy prej zonave më elitare në Shqipëri siç janë Gjiri i Lalzit në Durrës ku është ndërtuar Vala Mar Residences dhe Green Coast Resost në Palasë në bregdetin e Vlorës.

Në të gjitha investimet, Grupi Balfin ofron cilësi, standarde ndërkombëtare, komoditet dhe siguri.

 

INDUSTRI MINERARE

Themeluar në 2013, AlbChrome është shoqëria lider në industrinë e minierave dhe metalurgjisë në rajon dhe një nga kompanitë më të mëdha të menaxhimit të burimeve të kromit në Europë. Albchrome administron koncesionin e kromit në Shqipëri që nga viti 2013 që përfshin minierën e kromit në Bulqizë, uzinat e ferro-kromit në Burrel dhe Elbasan dhe tranverbankun e impiantin e seleksionimit në Klos.

Që prej vitit 2018, përvojën e tij Grupi e ka shtrirë edhe në Kosovë, pasi mori në zotërim kompleksin e Ferronikelit, në Drenas, duke e rigjallëruar këtë industri, përmes investimeve të reja dhe përmirësimit të teknologjisë, që janë garanci për rritjen e prodhimit dhe shtimin e vendeve të punës. NewCo Ferronikeli është eksportuesi më i madh në Kosovë dhe një prej prodhuesve më të mëdhenj të Nikelit në Europë.

PASURI TË PALUAJTSHME

Grupi Balfin shquhet për investimet e mëdha në fushën e ndërtimit. Ky grup filloi aktivitetin në fushën e ndërtimit në fillim të viteve 2000 duke u fokusuar fillimisht në ndërtimin e hapësirave rezidenciale dhe komerciale në Shqipëri, duke ofruar njëkohësisht ndërtime të një cilësie shumë të lartë dhe ofrim shërbimesh elitare.

Nisur nga ky sukses, Grupi me tej e zgjeron aktivitetin e tij në ndërtimin e hapësirave Tregtare dhe Industriale. projekte elitare për qëllime turistike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Maqedoni, Austri, etj.

 

AGROBIZNES

Grupi Balfin ka zgjeruar portofolin e investimeve të tij edhe në fushën e bujqësisë, duke kombinuar cilësinë e lartë të produkteve me blerës lokalë, tregje ndërkombëtare dhe me një impakt social teper pozitiv. Ky investim konsiston në ndërtimin e mjediseve të mbrojtura për prodhimin e produkteve bujqësore, me shumicë dhe pakicë, në Shqipëri dhe jashtë vendit.

 

FAKTE DHE SHIFRA

  • Grupi Balfin është grupi më i madh në Shqipëri.
  • Mbi 5000 punonjës në shoqëritë e Grupit Balfin.
  • Xhiroja vjetore e grupit është më shumë se 500 milion Euro
  • Vlera Totale e Aseteve të Grupit është më shumë se 1.2 miliard Dollarë.
  • Ne jemi të pranishëm në Shqipëri, Austri, Maqedoni, Malin e Zi, Kosovë, Bosnje Hercegovinë dhe Holandë.
  • Balfin ka një portofol të larmishëm të investimeve
  • Neptun - Rrjeti më i madh i elektroshtëpiakeve në Shqipëri, dhe një nga më të mëdhenjtë në Ballkan, është pjesë e Grupit.
  • Grupi Balfin ndërtoi qendrën e parë tregtare në Shqipëri, QTU.
  • Qëndra tregtare më e madhe në Shqipëri, TEG, është ndërtuar nga Grupi Balfin.
  • Grupi Balfin ka në pronësi AlbChrome - kompaninë më të madhe në fushën e industrisë minerare në Shqipëri dhe e dyta më e madhe në Europë.
  • Pjesë e Grupit tonë është kompania Mane TCI, më e madhja në industrinë e ndërtimit në Shqipëri.
  • Grupi ka diversifikuar portofolin e tij me AgroCon Albania - investimi më i madh në Shqipëri në industrinë e agrobiznesit.
  • Balfin Group ka në pronësi Green Coast - High End Luxury Resort - i pari i llojit të tij në Shqipëri.
  • SPAR, marka më e madhe ndërkombëtare e produkteve ushqimore, u bë pjesë e Grupit Balfin në vitin 2016.
  • Balfin Group ka në pronësi NewCo Ferronikeli, prodhuesin dhe eksportuesin më të madh të Nikelit në Kosovë.

 

 

 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
Përfundojnë vuajtjet e familjes Poka, Samir Mane dhe Tirana Bank u dhurojnë apartament
Në fund të majit, emisioni “Stop” në TV Klan transmetoi rastin e familjes Poka nga Kukësi me 4 fëmijë jetimë, të cilët jetonin në kushte të tmerrshme ekonomike dhe strehimi në qarkun Veri-Lindor të vendit vetëm me mama...
Depozita Afatgjatë me interesin më të mirë
Një e ardhme më e mirë është ne dorën tënde! Kursimi i sotëm është një investim i nesërm. Nëse doni që parave tuaja t’i jepni më tepër vlerë në vend që t’i lini në shtëpi apo t&rsquo...
Artikulli i Z. Dritan Mustafa në revistën "Bankieri"
Tirana Bank do të shfrytëzojë mundësitë e zhvillimit që paraqet tregu vendas, me një përqasje dinamike por edhe të kujdesshme, në drejtim të zgjerimit të portofolit të kreditimit të ekonomisë vendase, duke iu referuar n&...
“Mirë se vjen në shtëpi”, Tirana Bank i mirëpret emigrantët me kushte të favorshme kredie
Gjatë periudhës së verës një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve kthehen në atdhe për të kaluar pushimet pranë të afërmve. Shumë prej tyre dëshirojnë të plotësojnë ëndrrën e të pasurit te n...
Pyetësori i Tirana Bank
Në vijim të punës sonë për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimit ndaj klientit, klikoni në linkun e mëposhtëm për të plotësuar një Pyetësor, i cili do të na ndihmojë të jemi më të qar...
Paketa Studentore
            Je student? Zbulo përfitimet e Paketës Studentore “Sukses” Të vendosni se cila është banka e duhur për interesat tuaja është një nga proceset vendimmarrëse që do t&e...
 
Na ndiq në
 
Profili
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Marrëdhëniet e Punësimit & Kodi i Sjelljes
Lidhje
Grupi
Publikime
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania