Balfin Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > Individë > Kartat    
 
Siguria e Kartave

Siguria e Kartave tuaja, Prioriteti ynë!

Tirana Bank kujdeset gjithmonë për sigurinë e kartave. Përdorimi i kartave është vazhdimisht në rritje, prandaj jemi vigjilentë në mbrojtjen e të dhënave tuaja.

Këshillat e mëposhtme do ju ndihmojnë për sigurinë e përdorimit të kartave:

  • Nënshkruani kartën tuaj sapo ta merrni në dorëzim.
  • Mos mbani kartën dhe PIN në të njëjtin vend dhe mos ja jepni personave të tretë.
  • Kontrolloni vazhdimisht llogarinë tuaj të kartës që të identifikoni transaksione të paautorizuara nga ju.
  • Ruani PIN dhe kartat në vende të sigurta dhe mos ja tregoni të dhënat personave të tjerë.
  • Ruani faturat e llogarisë tuaj apo të transaksioneve që kryeni.
  • Nëse ndryshoni të dhënat personale apo adresën tuaj informoni menjëherë Bankën.

Kur udhëtoni jashtë vendit: 

  • Sigurohuni të përditësoni kontaktet tuaja me bankën. Numri i telefonit dhe adresa e emailit na ndihmon t’ju njoftojmë në çdo moment në rast mashtrimi.
  • Ruani numrat e kontaktit të bankës për çdo rast humbje/vjedhje apo transaksion të dyshimtë me kartën tuaj.
  • Kur kryeni blerje në një Pikë Shitje (POS), sigurohuni që tregtari nuk po e vendos kartën edhe në ndonjë pajisje tjetër. Kështu evitoni kopjimin dhe keqpërdorimin e informacionit të kartës.

Kur blini në Internet:

  • Përdorni faqe interneti të sigurta dhe evitoni kompjuterat publikë.
  • Në momentin e blerjes sigurohuni që adresa të kthehet nga "http" në "https".
  • Faqet e Internetit të çertifikuara nga Visa Cards janë më të sigurta për blerje në internet. Në këto raste logo “Verified by VISA” do të shfaqet.

Kur përdorni në ATM:

  • Përpara përdorimit të kartës në ATM kontrolloni për pajisje kopjuese të vendosura mbi tastierën e ATM-së apo në pjesën e bankomatit. Nëse keni dyshime mos e përdorni ATM dhe kontaktoni Bankën.
  • Mbroni kodin PIN nga të tjerët sa herë që e vendosni atë në ATM.
  • Nëse dyshoni se PIN mund të jetë kompromentuar njoftoni menjëherë bankën dhe ndryshoni PIN sa më shpejt në ATM-në më të afërt.
  • Tërhiqni kartën tuaj pas përfundimit të transaksionit.
  • Nëse karta mbahet nga ATM telefononi bankën ose paraqituni në degën më të afërt.

Mashtrimet me Kartë:

  • Nëse merrni një email që ju kërkon të dhënat e kartës nuk duhet t’i përgjigjeni asnjëherë edhe nëse ato duken si zyrtare nga banka.
  • Për çdo aktivitet të dyshimtë mashtrimi Tirana Bank bashkëpunon me autoritetet ligjore duke kryer hetime për identifikimin e mashtrimit dhe parandalimin apo minimizimin e dëmit. 

Kontaktoni me Bankën:

Nëse dyshoni për përdorim të paautorizuar të kartës tuaj në rast humbje/vjedhje apo kopjimi të të dhënave, ju lutemi njoftoni menjëherë Bankën:

 

  • 0800 6868 (nëpërmjet telefonave fiks) 24/7;
  • 00355 4 2277700 (nëpërmjet celularit dhe telefonave fiks) 24/7;

Email në adresën: CardInfo@tiranabank.al

 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
Edhe Arbri bëhet me shtëpi në Vlorë!
Arbri, një inxhinier 27 vjeçar që banon në Vlorë, ka kohë që ëndërron të ketë shtëpinë e tij dhe tani që do të finalizojë raportin e tij të dashurisë në martesë, është pikërisht momen...
“Pas Benit, edhe Alerini në Vlorë lë qiranë për t’u bërë me shtëpinë e tij.”
Edhe nëse je ende beqar, asnjëherë nuk është keq të investosh për shtëpinë e ëndrrave të tua. Alerini është një i ri nga Lezha, i cili prej 6 vitesh jeton dhe punon në Vlorë. Puna si përgjegjës dhe teknik kompj...
Publikim në revistën "Monitor"
Në numrin e radhës të rëvistës prestigjoze “Monitor”, në të cilën trajtohen çështje të rëndësishme mbi ekonominë, biznesin e tregun, është rezervuar një hapësirë e veçantë pë...
NJOFTIM PER KLIENTET
Të nderuar klientë, Në vijim të kalendarit të Festave Zyrtare të Bankës së Shqipërisë, ju bejme me dije se: Dita e Premte, date 30 Nëntor 2018, do të jetë ditë pushimi për të gjithë degët e Tirana Bank pë...
Shporta ushqimore për familjet në nevojë
Në kuadër të “Ditës botërore kundër urisë”, Tirana Bank në bashkëpunim me Spar Albania dhe me mbështetjen e Kryqit të Kuq Shqiptar, bënë të mundur përgatitjen e 100 shportave me ushqime bazë për familjet...
Kushtet e reja të punës për Biznesin, të cilat hyjnë në fuqi më datë 05.11.2018
Mund të dalloni ndryshimet e theksuara me të verdhë, duke i krahasuar me Kushtet e Punës aktuale....
 
Na ndiq në
 
Profili
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Marrëdhëniet e Punësimit & Kodi i Sjelljes
Lidhje
Grupi
Publikime
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania