Piraeus Bank Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > Individë > winbank    
 
Banka nëpërmjet telefonit

winbank është shërbimi më i fundit elektronik i Tirana Bank, ku ju mund të kryeni veprime me sigurinë më të lartë të teknologjisë elektronike bankare, kudo që ndodheni nëpërmjet:
1. Internet Banking (internet)
2. Phone Banking (nga telefon statik ose celular)
3. Mobile Banking (nga ekrani i celularit tuaj)

* Regjistrohuni duke u paraqitur në degën më të afërt të Tirana Bank dhe përfitoni njëherësh të 3 shërbimet e mësipërme.

Phone Banking

Linja Juaj e komunikimit!

Hyni në Tirana Bank vetëm me një telefonatë të thjeshtë dhe të sigurtë, ditën apo natën, gjatë kohës që jeni në shtëpinë tuaj, në punë, brenda apo jashtë Shqipërisë!

Çdo moment dhe çdo vend është i përshtatshëm që ju të keni akses në llogaritë tuaja bankare dhe të urdhëroni pagesa të ndryshme, transferta si dhe çdo shërbim bankar që ju nevojitet.

Ju do të kontaktoni me shërbimin përkatës dhe do të lidheni menjëherë me përfaqësuesin e bankës i cili do t’ju shërbejë menjëherë, në atë moment.

Çfarë ju duhet?

Për të patur akses në shërbimin winbank - Phone Banking ju duhet:

Kodi PIN i kartes suaj te Debitit Tirana Bank
Telefon statik ose celular

Lidhja me shërbimin winbank - Phone Banking

Që të hyni në shërbimin winbank - Phone Banking mjafton vetëm një telefonatë duke ndjekur hapat si më poshtë:

1. Telefononi nga çdo telefon statik apo celular:

Nga telefon statik në numrin e InfoBank 0800 68 68 (brenda Shqipërisë)
Nga telefon celular dhe kur ndodheni jashtë vendit në numrin + 355 4 22 77 700
2. Zgjidhni numrin “2” që të dëgjoni Kushtet e Përdorimit të shërbimit Winbank - Phone Banking

3. Zgjidhni “1” që të pranoni kushtet e përdorimit dhe të lidheni me një përfaqësues të shërbimit dhe brenda 10 minutave ju do të keni akses në këtë shërbim.

4. Nëse telefononi nga numri i celularit të cilin keni deklaruar në regjistrimin tuaj, do të duhet të formoni vetëm Kodin tuaj të Sigurisë (PIN)

5. Nëse do të telefononi nga një numër tjetër telefoni (i padeklaruar në procedurën e regjistrimit) do të formoni së pari numrin e telefonit që keni deklaruar kur jeni regjistruar dhe pastaj do të formoni Kodin e Sigurisë (PIN).

* Ju mund të ndryshoni kodin tuaj të sigurisë (PIN) të shërbimit Phone Banking

Sherbimet që përfitoni nga winbank - Phone Banking

Pasi të jeni lidhur me shërbimin (sipas udhëzimeve të mësipërme), do t’ju shërbejë personalisht një nga përfaqësuesit specialiste të trajnuar të shërbimit Winbank - Phone Banking.
Ju mund të shërbeheni për të gjitha shërbimet bankare si më poshtë:

Informohuni në detaje për:

• balancën dhe levizjet e llogarise suaj
• gjendjen e kartave tuaja të debitit dhe kreditit
• për kreditë tuaja konsumatore dhe kredite për shtëpi (mbetjet që duhen paguar, datat e pagesave, shuma e kësteve)
• pagesat e vjetra dhe ato në vazhdim

Transferoni para:

• nga një llogari e juaja në një tjeter ose llogari të një personi tjeter brenda Tirana Bank. Kalimi i parave bëhet menjëherë dhe marrësi ka akses të menjëhershëm mbi to
• nga llogaria juaj në llogari të bankave të tjera (Transferta brenda Shqipërisë). Paratë merren nga banka tjeter brenda ditës së veprimit ose ditën pasardhëse (ditë pune)
• nga llogaria juaj në llogari të bankave të huaja në të gjithë botën (Transferta jashtë Shqipërisë)


Bëni pagesat tuaja për:

• Kartat e kreditit VISA të Tirana Bank
• Shlyerjen e kësteve të kredive
• Telefoni celulare – AMC dhe Vodafone

 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
Festa e Fëmijëve
Pa dyshim të gjithë fëmijët duhet të festojnë dhe të jenë të lumtur. Ata meritojnë të jenë të tillë çdo ditë të vitit, por në disa ditë të shënuara atyre iu kushtohet një rëndësi...
Junior Achievement - Drejtues për një ditë
Junior Achievement është organizata më e madhe në botë, e cila edukon dhe frymëzon të rinjtë për të vlerësuar lirinë e sipërmarrjeve të biznesit dhe të ekonomisë, si edhe për të përmirësuar cilës...
Tirana Bank mbështet çeljen e Qendrës Komunitare të Fëmijëve me Probleme Shënetësore.
Ngritja e Qendrës Komunitare të fëmijëve me probleme shëndetësore në qytetin e Shijakut, përmban në vetvete një vlerë të madhe njerëzore. Bashkëpunimi ndërmjet Bashkisë së Qytetit, Qendrës së Shëndeti...
Tirana Bank, imazh i unifikuar i stafit
Tirana Bank ka kënaqësinë të ndajë më në fund me të gjithë klientët e saj,  një imazh të unifikuar me veshjet e stafit në çdo degë anembanë Shqipërisë. Pas një projekti të gjatë, i cili st...
Tirana Bank mbështet organizimin e Parlamentit Europian të të Rinjve
Për të 2-tin vit është organizuar në Shqipëri Parlamenti Europian i të Rinjve. Këtë vit, Tirana Bank ka qenë mbështetësi kryesor për realizimin e tij, në mbështetje të të rinjve që kanë ardhur nga të ...
Tirana Bank fiton çmimin “Gold Euro STP” për cilësinë e veçantë të mesazheve të pagesave
Tirana Bank është nderuar nga Deutsche Bank me çmimin “Gold 2016 Euro STP” për cilësinë e veçantë të mesazheve të pagesave, për realizimin e një performance shumë të lartë në cilësinë e pagesave...
 
Na ndiq në
 
Profili
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Marrëdhëniet e Punësimit & Kodi i Sjelljes
Lidhje
Grupi
Publikime
Degët Grupit & Prania Ndërkombëtare
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania