Siguria e Kartave

  • Teknologjia Chip dhe pa Kontakt dhe përdorimi i saj.

    Teknologjia Chip dhe pa kontakt është një opsion i inkorporuar në kartat tona për të kryer transaksione në të gjitha njësitë tregëtare brenda dhe jashtë vendit pa qënë e domosdoshme të vendosni kartën apo pinin në POS ku po kryeni blerjen.

    Ky sherbim mund te perdoret në të gjitha njësitë tregtare (POS) ku shikoni simbolin e kontaktit 

    -  Kartëmbajtësi mund të kryejë blerje vetëm me një kalim duke e mbajtur kartën mbi terminalin POS.

    -  Kufiri i vlerës së transaksionit Pa kontakt dhe pa vendosjen e kodit PIN për çdo blerje brenda vendit është deri në 4,500 lekë. Mbi kete vlere eshte e noveojshme vendosja e PIN te kartes

    -  Niveli i sigurisë për transaksionin Pa kontakt është i njëjtë  si transaksionet me CHIP dhe PIN.

     

    Siguria e Kartave

    Siguria e Kartave tuaja, Prioriteti ynë!

    Tirana Bank kujdeset gjithmonë për sigurinë e kartave. Përdorimi i kartave është vazhdimisht në rritje, prandaj jemi vigjilentë në mbrojtjen e të dhënave tuaja.

    Këshillat e mëposhtme do ju ndihmojnë për sigurinë e përdorimit të kartave:

    -  Nënshkruani kartën tuaj sapo ta merrni në dorëzim;

    -  Mos mbani kartën dhe PIN në të njëjtin vend dhe mos ja jepni personave të tretë;

    -  Kontrolloni vazhdimisht llogarinë tuaj të kartës që të identifikoni transaksione të paautorizuara nga Ju;

    -  Ruani PIN dhe kartat në vende të sigurta dhe mos ja tregoni të dhënat personave të tjerë;

    -  Ruani faturat e llogarisë tuaj apo të transaksioneve që kryeni;

    -  Nëse ndryshoni të dhënat personale apo adresën tuaj informoni menjëherë Bankën;

     

    Kur udhëtoni jashtë vendit: 

    -  Sigurohuni të përditësoni kontaktet tuaja me Bankën. Numri i telefonit dhe adresa elektronike na ndihmon t’ju njoftojmë në çdo moment në rast mashtrimi;

    -  Ruani numrat e kontaktit të bankës për çdo rast humbje/vjedhje apo transaksion të dyshimtë me kartën tuaj;

    -  Kur kryeni blerje në një Pikë Shitje (POS), sigurohuni që tregtari nuk po e vendos kartën edhe në ndonjë pajisje tjetër. Kështu evitoni kopjimin dhe keqpërdorimin e informacionit të kartës;

    Kur blini në Internet:

    -  Përdorni faqe interneti të sigurta dhe evitoni kompjuterat publikë;

    -  Në momentin e blerjes sigurohuni që adresa të kthehet nga "http" në "https";

    -  Faqet e Internetit të çertifikuara nga Visa Cards janë më të sigurta për blerje në internet. Në këto raste logo “Verified by VISA” do të shfaqet.

    Kur përdorni në ATM:

    -  Përpara përdorimit të kartës në ATM kontrolloni për pajisje kopjuese të vendosura mbi tastierën e ATM-së apo në pjesën e bankomatit. Nëse keni dyshime mos e përdorni ATM dhe kontaktoni Bankën;

    -  Mbroni kodin PIN nga të tjerët sa herë që e vendosni atë në ATM;

    -  Nëse dyshoni se PIN mund të jetë kompromentuar njoftoni menjëherë bankën dhe ndryshoni PIN sa më shpejt në ATM-në më të afërt;

    -  Tërhiqni kartën tuaj pas përfundimit të transaksionit;

    -  Nëse karta mbahet nga ATM telefononi bankën ose paraqituni në degën më të afërt;

    Mashtrimet me Kartë:

    -  Nëse merrni një e-mail që ju kërkon të dhënat e kartës nuk duhet t’i përgjigjeni asnjëherë edhe nëse ato duken si zyrtare nga banka.

    -  Për çdo aktivitet të dyshimtë mashtrimi Tirana Bank bashkëpunon me autoritetet ligjore duke kryer hetime për identifikimin e mashtrimit dhe parandalimin apo minimizimin e dëmit. 

    Kontaktoni  Tirana Bank:

    Nëse dyshoni për përdorim të paautorizuar të kartës tuaj në rast humbje/vjedhje apo kopjimi të të dhënave, ju lutemi njoftoni menjëherë Bankën: 

    • 0800 6868 (nëpërmjet telefonave fiks) 24 ore 7 dite te javes;
    •  4 2277700 (nëpërmjet celularit dhe telefonave fiks) 24 ore 7 dite te javes;
    Dergoni e-mail në adresën: [email protected]