Depozita me Afat “E-Deposit”

Depozita me afat “E-Deposit” krijohet nëpërmjet Platformës elektronike Winbank.

Çdo klient Individ i Tirana Bank, i cili është i regjistruar në Platformën Winbank, mund të çelë një depozitë me afat në çdo kohë dhe kudo që mund të ndodhet.

 1 - Çfarë është depozita E-Deposit?

E-Deposit është një Depozitë me Afat e krijuar në mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe komode nëpërmjet platformës elektronike winbank, e cila nuk kërkon prezencën tuaj fizike në degët e Tirana Bank.

 2 - Cilat janë kriteret për të çelur një depozite E-Deposit?

Së pari, duhet të jeni i regjistruar në platformën winbank dhe të jeni pajisur me kodet e sigurisë për përdorimin e saj.

Se dyti, nëse llogaria është në emrin e më shumë se një përfituesi, urdhëri për çeljen e Depozitës me Afat E-Deposit do të mundësohet vetëm për llogarinë e përbashkët me opsionin “OSE” e zgjedhur prej përfituesve sipas rregullave që përcaktohen në dokumentacionin e çeljes së llogarisë.

 3 – Cilat janë karakteristikat që ofron E-Deposit?

Mund të çelni E-Deposit në monedhat LEK, EUR dhe USD. Shuma minimale e kërkuar për çeljen e E-Deposit është 100,000 LEK, 1,000 EUR dhe 1,000 USD për afatet 1,3,6,12 dhe 25 mujore.

 4 – A mund të rinovoj depozitën në datën e maturimit?

Çdo depozitë e krijuar në winbank ofron mundësinë e rinovimit automatik në datën e maturimit të saj duke zgjedhur një nga opsionet më poshtë:

a) vetëm të shumës së depozitës

b) të shumës dhe të interesit të përfituar së bashku

 

Nëse kërkesa juaj nuk do të jetë me mundësi rinovimi automatik, atëherë fondet në datë maturimi do të kalojnë në llogarinë tuaj, në gjendje të lirë.

 5 – A mund të thyej para kohe një depozitë E-Deposit nëpërmjet winbank?

Depozita e krijuar nëpërmjet platformës mund të thyhet vetëm me paraqitjen fizike të klientit në Bankë.

 

6 –Kur bëhet e vlefshme një depozitë e krijuar nëpërmjet winbank?

Platforma winbank është e vlefshme 24 orë në 7 ditë të javës. Aplikimet për E-Deposit të regjistruara gjatë orarit 08:00AM-14.00PM ekzekutohen brenda së njëjtës ditë pune. Nëse aplikimi krijohet nga ju pas këtij orari ose në ditët e pushimit, do të krijohet në sistem nga punonjësi i degës, ditën pasardhëse të punës.

7 – A mund të anulloj një kërkesë për E-Deposit?

Anullimi i depozitës së krijuar në winbank është i mundur të kryhet nga ju, për sa kohë që depozita është me status “Pending” (pezull).

Këtë informacion e mundësoni në platformën winbank duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

  1. shkoni në menunë “Shërbimet”
  2. më pas në menunë “Menaxhimi i aplikimeve”, zgjidhni numrin e aplikimit për depozitën që do të anulloni, e cila është me status “Pending”
  3. shtypni “Anullo aplikimin”;

Kërkesa juaj për depozitë është anulluar në kohë.

 8 – A do të pajisem me çertifikatë ose kontrtë për E-Deposit të krijuar?

Në momentin e krijimit të E-Deposit, keni mundësinë të lexoni on-line, të kuptoni dhe të pranoni kushtet e Kontratës së Depozites me Afat, të cilën keni mundësi ta printoni së bashku me konfirmimin mbi të dhënat e depozitës së krijuar nga ju. Çertifikata e Depozitës, e cila përmban të dhënat mbi shumën e depozitës, normën e interesit, normën e tatimit mbi të ardhurat personale, si dhe interesin neto që përfiton klienti, është dokumentuar në degën që keni zgjedhur në momentin e krijimit të E-Deposit dhe do të merret nga ju në momenin e paraqitjes në degë.

 9 – Ku mund të marr informacion mbi kushtet e E-Deposit?

Kanalet e informimit janë: Dega, Call Center dhe winbank.  Për të aksesuar informacion nëpërmjet winbank, duhet të shkoni në menunë “Shërbimet” dhe më pas “Menaxhimi i aplikimeve”. Me zgjedhjen e depositës, do t’ju shfaqet ekrani me të gjitha karakteristikat E –Deposit. Ky informacion është i vlefshëm deri në momentin e përfundimit të afatit të maturimit të depozitës.

Depozitat në Tirana Bank sigurohen nga Agjensia e Sigurimit të Depozitave (www.asd.gov.al) në bazë të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave”, deri në shumën LEK 2.500.000 ose ekuivalentin e kësaj shume në monedhë të huaj.

Për informacione të mëtejshme ju lutem kontaktoni me degët tona në të gjithë Shqipërinë ose telefononi falas InfoBank 0800 68 68.