Sherbimi “My Way” per Kartë Krediti VISA

Mos i kufizoni blerjet me kartën e Kreditit “VISA”!

Tirana Bank ju ofron shërbimin më të fundit: “My Way” - Pagesë me këste fikse për çdo blerje që kryeni pikat e shitjes POS brenda dhe jashtë vendit!

Tashmë nuk limitoheni më në blerjet që kryeni pasi Tirana Bank ju ofron zgjidhjen më komode për t’ju shërbyer kudo dhe në çdo kohë.

Aktivizoni “My Way”– Vetëm me një telefonatë!

Aktivizoni këtë shërbim nëpërmjet telefonit, në një nga numrat në dispozicion të bankës. Menjëherë blerja juaj do të ndahet automatikisht në këste fikse mujore sipas shumës referuar tabelës:

Numri i kesteve

Shuma e blerjes (LEK)

3 Muaj                     

6,000 – 18,000

 6 Muaj                    

18,001 – 36,000

9 Muaj                    

36,001 – 60,000

12 Muaj                  

60,001 – 500,000

Me Kartën e Kreditit VISA blini me këste fikse mujore thjesht dhe shpejt!

-  Kryeni një blerje në POS dhe merrni një kopje të faturës së firmosur;

-  Telefononi bankën dhe konfirmoni të dhënat tuaja për blerjen që dëshironi të ndani në këste;

-  Çdo muaj, në llogarinë përmbledhëse që printon banka, do paraqitet edhe një prej kësteve të blerjes suaj;

-  Pjesa e mbetur e kësteve do të mbahet pezull nga limiti i kartës, duke u zbritur çdo muaj deri në paraqitjen në faturë të këstit të fundit;

-  Shërbimi i pagesës me këste ofrohet me një komision 3.5% mbi shumën e blerjes, i cili ndahet në këste dhe paguhet çdo muaj.;

-  Interesi aplikohet vetëm për muajin aktual në rastet kur ju zgjidhni të paguani vetëm minimumin e detyrueshëm të faturës mujore.

Ju akoma mund të zgjidhni:

-  Shlyeni plotësisht, me 0 interes të gjithë shumën e këstit menjëherë;

-  Shlyeni pjesërisht, duke paguar vetëm minimumin e detyrueshëm të faturës mujore prej 7%.

Për informacione të mëtejshme, lutemi vizitoni një nga degët e Tirana Bank ose telefononi 0800 68 68 dhe +35542277700 ose dërgoni e-mail në adresën: c[email protected]