Dërgoni para tek të gjithë, në kohë reale!

 

Tirana Bank ju ofron shërbimin me të ri për të transferuar para tek miqtë apo të afërmit tuaj në Shqipëri, në cdo kohë në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt.

Cfarë është shërbimi Instant Cash

Shërbimi "Instant Cash" i ofron klientëve mundesinë e tërheqjes së parave shumë shpejt dhe thjeshtë, në rrjetin e ATM-ve të Bankës Tirana, pa patur nevojën e përdorimit te kartës së debitit.

Cfare nevojitet për të përdorur shërbimin Instant Cash:

Klienti duhet të ketë të hapur një llogari pranë Tirana Bank
Klienti duhet të jetë i regjistruar në platformën E-banking
Klienti duhet të ketë të regjistruar një numër celulari aktiv në sistem   
 

Karakteristikat e shërbimit Instant Cash

Veprimet “Instant Cash” mund të urdhërohen vetëm në monedhën LEK dhe vetëm nga klientët Individë;
Tërheqja e fondeve mund të kryhet vetëm në ATM-të e Tirana Bank dhe jo në ATM-të e bankave të tjera;
Për transfertat me “Instat Cash”, shuma minimale është 1,000 lek – max 75,000 lek/ditë;
Përfituesi tërheq fondet në ATM, vetëm me kodin e derguar nga urdhëruesi, pa patur nevojë për kartë debiti;
Nuk aplikohet komision për përdorimin e shërbimit Instant Cash;


Për informacione të mëtejshme ju lutem kontaktoni me degët tona në të gjithë Shqipërinë ose telefononi falas InfoBank 0800 68 68.