Në kuadër të “Ditës botërore kundër urisë”, Tirana Bank në bashkëpunim me Spar Albania dhe me mbështetjen e Kryqit të Kuq Shqiptar, bënë të mundur përgatitjen e 100 shportave me ushqime bazë për familjet në nevojë të zones së Tiranës. Shpërdarja e ushqimeve u krye në mjediset e Kryqit të Kuq dega Tiranë. Zonja Xhulieta Muçollari, drejtore e kësaj dege, në fjalën e saj falenderoi Tirana Bank për ndihmesën e dhënë ndër vite për këto çështje të ndjeshme, gjithashtu dhe Spar Albania për këtë bashkëpunim.
Me dëshirën e madhë për t’i ndenjur pranë e për tu lehtësuar sadopak gjendjen e vështirë të këtyre familjeve, japim kontributin tonë në mënyrë që askush të mos ndihet i përjashtuar.
|