Balfin Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > Njoftime > Qershor 2019    
 
Artikull

5 ARSYE PSE BIZNESI YT KA NEVOJE PER KREDI

Ju me siguri e keni dëgjuar shprehjen e vjetër: “Që të fitosh para, duhet të shpenzosh para”!

Nëse jeni zotërues i një biznesi, jemi të bindur që doni që ai të vazhdojë të rritet e të gjenerojë të ardhura akoma më të larta. Por për këtë gjë, duhet të jeni në gjendje të investoni në disa aspekte, edhe nëse bëhet fjalë për detajin që ju mund ta quani shumë të vogël, marketingun dhe reklamimin e shërbimeve tuaja.

Problemi qëndron se menaxhimi i të gjitha shpenzimeve të drejtimit të biznesit apo të nevojave të tij, shpeshherë bëhet tepër i vështirë për t’u përballuar, derisa ai të shohë rritje.

Zgjidhja më efikase do të ishte marrja e një kredie biznesi tek Tirana Bank sepse ju ndihmon të financoni ndryshimet që keni menduar, gjë e cila mund të rezultojë në një kthim të lartë investimi.

Nëse dhe ti, përfshihesh në ato biznese të vogla apo të mesme, ju parashtrojmë disa arsye pse duhet të aplikoni për Kredi për Biznes tek Tirana Bank:

  1. Zgjerim

Në shumë raste, arsyeja kryesore për të konsideruar një kredi për biznesin tuaj, është sepse doni të investoni në rritjen dhe zgjerimin e tij. Natyrisht rritja e mëtejshme ka shumë shpenzime, si zyra të reja, qira më e lartë, rinovimi i zyrave apo rritja e numrit te stafit. Një kredi do t’ju ndihmonte të mbuloni të gjitha këto shpenzime, pa përdorur fondet  e biznesit tuaj.

  1. Inventari

Një nga shpenzimet më të mëdha dhe më të vështira për t’u menaxhuar në shumë industri dhe biznese është inventari. Ju duhet të investoni në produktet gjendje, para se klientët tuaj të mund t’i blejnë, si dhe të kompensoni kostot. Nëse fokusi juaj është zgjerimi i biznesit, atëherë plotësimi i inventarit për të ofruar më shumë opsione për klientët, është një domosdoshmëri. Duke marrë hua për të kompensuar kostot e inventarit, mund të përballoni tendencat dhe kërkesat e klientit pa dëmtuar likuiditetin tuaj.

  1. Likuiditeti

Është gjithmonë një sfidë për një biznes të vogël/ mesëm dhe mund të vazhdojë të jetë kur ju duhet të merreni me klientë të cilët nuk paguajnë për shërbimet ose kur keni inventar të pa shitur që duhet ta lëvizni për të sjellë produkte të reja. Një kredi afatshkurtër pranë Tirana Bank ju siguron para për shpenzimet tuaja operacionale, si dhe mund të ndihmojë biznesin tuaj të “qëndrojë në këmbë”, kur fitimet janë të ulëta.

  1. Pajisje dhe mjete

Çdo biznes I nevojiten pajisje dhe mjete te domosdoshme  për të kryer punën, jo vetëm për klientët, por edhe  për stafin e tij. Me kalimin e kohës, duke u përdorur ato mund të konsumohen dhe të vjetërohen. Shpenzimet e pa planifikuara, si riparimi apo zëvendësimi i pajisjeve të demtuara, për të ofruar një shërbim  cilësor dhe të besueshëm, mund t’ju kushtojë kohe dhe para. Kredia prane Tirana Bank  do t’ju ndihmojë të menaxhoni shpenzime të tilla dhe ju lehtëson punën tuaj me mjetet e duhura, por njëkohësisht  Ju  ofroni një eksperiencë më të mirë për klientët tuaj. Nga ana tjetër, biznesi do të jetë më i përditësuar me teknologji të reja që përmirësojnë shërbimet dhe ndërveprimin me klientët.

  1. Përmirësimi i kushteve për një hua më të madhe

Nëse jeni duke planifikuar të merrni një hua me vlere te larte në të ardhmen, një strategji e zgjuar do të ishte të fillonit me një hua më të vogël, veçanërisht nëse biznesi juaj nuk ka një histori kredie. Nëse e paguani shpejt kredinë e vogël, nënkupton që ju mund të bëni më vonë marrëveshje me norma më të mira interesi.

Tirana Bank, do të jetë partneri juaj i besuar, i cili do t’ju ofrojë mbështetjen e duhur dedikuar rritjes së biznesit tuaj. Mundësitë për kredi të ofruara kanë kushte shumë të favorshme dhe përshtaten sipas rasteve specifike të klientëve.

 

 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
Pyetësori i Tirana Bank
Në vijim të punës sonë për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimit ndaj klientit, klikoni në linkun e mëposhtëm për të plotësuar një Pyetësor, i cili do të na ndihmojë të jemi më të qar...
Vende vakante - Internal Auditor
TIRANA BANK është duke kërkuar të punësojë një auditor të brendshëm dinamik dhe proaktiv për t'iu bashkuar Departamentit të Auditimit të Brendshëm....
Paketa Studentore
            Je student? Zbulo përfitimet e Paketës Studentore “Sukses” Të vendosni se cila është banka e duhur për interesat tuaja është një nga proceset vendimmarrëse që do t&e...
Tirana Bank dhe UNDP në partneritet për të promovuar mbrojtjen e mjedisit
Tirana Bank dhe UNDP në partneritet për të promovuar mbrojtjen e mjedisit   Tiranë, 17 qershor 2019 - Tirana Bank, në linjë me politikat e Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës së Grupit Balfin dhe UNDP, Programi i Zhvillimit i Komb...
Njoftim pë transferimin e degës "Pazari i Ri"
Të nderuar klientë! Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se duke fillua nga data 10.06.2019 dega "Pazari i Ri" do të zhvendoset në mjedise të reja në të njëjtën zonë tek rruga "Luigj Gurakuqi", përballë degës aktua...
Artikull
5 ARSYE PSE BIZNESI YT KA NEVOJE PER KREDI Ju me siguri e keni dëgjuar shprehjen e vjetër: “Që të fitosh para, duhet të shpenzosh para”! Nëse jeni zotërues i një biznesi, jemi të bindur që doni që ai të vazhdojë t&eu...
 
Na ndiq në
 
Profili
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Marrëdhëniet e Punësimit & Kodi i Sjelljes
Lidhje
Grupi
Publikime
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania