Balfin Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > Njoftime > Qershor 2019    
 
Tirana Bank dhe UNDP në partneritet për të promovuar mbrojtjen e mjedisit
1 from 2 photos       

Tirana Bank dhe UNDP në partneritet për të promovuar mbrojtjen e mjedisit

 

Tiranë, 17 qershor 2019 - Tirana Bank, në linjë me politikat e Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës së Grupit Balfin dhe UNDP, Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara, prezantuan sot një partneritet  për të promovuar mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri. Fushata tre mujore, e cila i vë qytetarët në krye të mbrojtjes së mjedisit, do të zbatohet nga të dyja palët. Fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth seriozitetit dhe urgjencës së rrezikut që vjen si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe t’i bëjë thirrje publikut të gjerë për të vepruar në mbrojtje të natyrës, detit e lumenjve dhe për të trajtuar çështjen e ndryshimeve klimatike.

Drejtori i Përgjithshëm i Tirana Bank, z. Dritan Mustafa u shpreh: "Partneritetin me UNDP Albania në këtë projekt e shohim si një vlerë të shtuar të fushatës sonë të përbashkët. Fushata jonë do të trajtojë dy çështje kyçe të mbrojtjes së mjedisit. Letra e ricikluar ndikon në ruajtjen e burimeve natyrore, redukton emetimet e gazrave serë, zvogëlon ndotjen. Riciklimi dhe përgjegjshmëria ndaj ndryshimeve klimatike janë të ndërlidhura, të dyja kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit ".

  1. Partneritetet janë në qendër të axhendës së zhvillimit të qëndrueshëm dhe axhendës së UNDP-së. Agjenda 2030 i angazhon të gjitha palët e interesuara dhe sidomos sektorin privat, që të punojnë së bashku për të nxitur rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, zhvillimin shoqëror dhe mbrojtjen e mjedisit, ndërkohë që të gjithë janë të përfshirë. Në këtë drejtim, jemi të lumtur të bashkohemi me Tirana Bank për të rritur ndërgjegjësimin, përkrahjen dhe gjenerimin e veprimeve nga shoqëria në mbështetje të mjedisit ".

 

Fushata tre mujore "Të gjithë për Tokën" do të promovohet në media duke synuar të përçojë mesazhin e përgjegjshmërisë për të mbrojtur mjedisin.

Fushata e ndërgjegjësimit nuk është konceptuar thjesht si këshilluese ndaj publikut, por vetë stafi i Bankës është angazhuar në veprime konkrete në mbrojtje të dy kauzave. 

Për vite me radhë Tirana Bank ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme për riciklimin e letrës në dobi të natyrës. Referuar të dhënave të çertifikatave ECO lëshuar nga kompania Reisswolf Albania, vetëm në 7 muajt e fundit sasia e letrës së ricikluar ka qenë mbi 16 ton, kjo e përkthyer në kursim të:

  • Rreth 49,000 kg drurë
  • 517,000 Litra ujë
  • 107,000 Kw/H energji

Në vijim t֝ë kësaj nisme, gjatë muajit qershor stafi i Tirana Bank është sensibilizuar në pastrimin e disa zonave në mbarë Shqipërinë (Tiranë, Shkodër, Sarandë, Pogradec, Fier etj), duke konkretizuar objektivat e fushatës.

Lidhur me kauzën e dytë, të ndryshimeve klimatike, Tirana Bank dhe UNDP kanë përzgjedhur që nëpërmjet videove këshilluese të ndërgjegjësojë publikun mbi rëndësinë e veprimeve të përditshme nën moton: “Çdo veprim i vogël ka vlerë!”.

 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
TIRANA BANK NJOFTON
Nisur nga kërkesat e shumta të klientëve për të operuar me orare më të gjata, si dhe për të shmangur radhët në degë, Tirana Bank, në përputhje me rregullat e përcaktuara nga instancat qeveritare, ka riorganizuar oraret e operimit të degëv
...
Tirana Bank Njofton
23.03.2020
Të nderuar klientë! Ju njoftojmë se ditën e hënë, dt 23.03.2020 , degët e Tirana Bank do të jenë mbyllur. Do të rikthehemi ditën e martë ,dt.24.03.2020, për të qenë në shërbimin tuaj në orarin 07:30– 11:...
FORMULAR PËR SHTYRJE TË AFATIT TË PAGESËS SË KREDISË
20.03.2020
Të nderuar klientë, Në vijim të njoftimit të nxjerrë nga Tirana Bank për shtyrjen e afatit për pagesë të kësteve të kredisë si rezultat i situatës aktuale datë 19/03/2020, ju lutem gjeni më poshtë formularin e k&eu...
TIRANA BANK NJOFTON
19.03.2020
Të nderuar klientë,   Tirana Bank uron më të mirën për ju dhe shpreh angazhimin për t’ju qëndruar pranë në këtë situatë të rënduar si pasojë e përhapjes së COVID-19.   Ne mirë...
NJOFTIM PËR DEGËN VORË
17.03.2020
Të dashur klient. Duke ju përgjigjur kërkesës së Qeverisë Shqiptare për të marrë masa parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19, Dega Vore e Tirana Bank do të jetë e mbyllur diten e Marte DT: 17.03.2020 dhe do të rihapet diten e Me...
TIRANA BANK NJOFTON
  Informacion i përgjithshëm për masat që ka marrë Tirana Bank në mbrojtje nga COVID – 19   Tirana Bank ka marrë të gjitha masat e vlefshme për të siguruar një shërbim bankar sa më të sigurt në mbrojtje nda...
 
Na ndiq në
 
Profili
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Marrëdhëniet e Punësimit & Kodi i Sjelljes
Lidhje
Grupi
Publikime
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania