Balfin Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > Njoftime > Mars 2020    
 
TIRANA BANK NJOFTON

 

Informacion i përgjithshëm për masat që ka marrë Tirana Bank në mbrojtje nga COVID – 19

 

Tirana Bank ka marrë të gjitha masat e vlefshme për të siguruar një shërbim bankar sa më të sigurt në mbrojtje ndaj virusit COVID-19. Marrja e këtyre masave bëhet në mbrojtje të klientëve dhe stafit të saj.

Përtej udhëzimeve, mesazheve të herë pas hershme mbi ruajtjen e higjenës dhe kujdesin në punë për stafin dhe klientët në ambientet e degëve tona, Tirana Bank tregon kujdes të shtuar duke krijuar një format udhëzues në kontekstin e rregullave dhe sjelljeve që duhet të kemi në këtë kohë, në ndihmë të minimizimit të rrezikut ndaj COVID-19.

Me dashamirësi i kërkojmë të gjithë klientëve dhe partnerëve tanë të sillen në përputhje të të gjitha njoftimeve në mbrojtje ndaj virusit.

 

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

 

UDHËZIME PËR KLIENTËT:

 

PËRDORNI INTERNET BANKING 

Duhet patjetër të bëhemi pak më shumë digjitalë nga ç’jemi në këtë situatë të krijuar. Përdorni më shumë telefonin dhe kompjuterin për transaksionet tuaja bankare. Nëpërmjet Internet Banking mund të kryeni veprime si:

  1. Pagesa brenda bankës si dhe pagesa brenda e jashtë vendit
  2. Verifikim i situatës tuaj financiare
  3. Shlyerje të detyrimit të kartës tuaj të kreditit, etj.

Duke përdorur Internet Banking, shmangni detyrimin për të vizituar fizikisht degët e bankës. Përdorimi i platformës online përvec të tjerash është një proces më i lehtë dhe merr më pak kohë, duke ju ndihmuar kështu të shmangni radhët e gjata në degë.

 

SHMANGNI PËRDORIMIN E PARASË FIZIKE. PËRDORNI KARTAT E DEBITIT/ KREDITIT PËR BLERJE BRENDA VENDIT

Të gjitha kartat e lëshuara nga Tirana Bank janë me komision zero për çdo blerje brenda Shqipërisë. Kartat që përdoren nën emrin e Tirana Bank janë Contactless, çka nënkupton se nuk ke nevojë për kontakt fizik në vendosjen e pin-it. Paratë fizike konsiderohen një mjet mjaft i rrezikshëm i transmetimit të virozave dhe mikrobeve.

Duhet bërë shumë KUJDES!

 

PËRDORNI BANKOMAT-ET (ATM) PËR TËRHEQJE PARASH, NË VEND TË ARKËS

Në pamundësi të shmangies së përdorimit të Cash (parasë), zgjidhja më e mirë është përdorimi i ATM (bankomateve). Në këtë formë do të shmanget afërsia fizike me punonjësit e bankës ose klientët e tjerë.

 

RESPEKTONI DISTANCËN E SIGURISË

Për të marrë një shërbim, duhet të paraqiteni në degë. Për të mbrojtur veten dhe të tjerët, duhet:

  1. Të qëndroni në derën e degës duke pritur sinjalin hyrës nga personi përgjegjës.
  2. Të ruani distancë prej 1.5 metër me personin që ju gjendet pranë.
  3. Të merrni shërbimet në degë i vetëm, jo në grup.
  4. Të dizinfektoni duart në fillim dhe përfundim të komunikimit/ ndërveprimit me shërbimin e klientit.
  5. Të keni shami, peceta higjenike si masë mbrojtëse në rast kolle/ tështimash, e cila pas përdorimit duhet hedhur menjëherë në kosh.
  6. Të shmangni takimet dhe prekjet fizike me punonjësit e bankës.

 

MASAT E SIGURISË TË VENDOSURA NGA TIRANA BANK

 

MINIMIZIMI I RADHËS SË KLIENTËVE NË AMBIENTIN E DEGËS- Fluksi i klientëve është rregulluar.

PËRDORIM I DETYRUESHËM I DOREZAVE NJËPËRDORIMSHE- Për të gjithë punonjësit të cilët kryejnë veprime me kartmonedha dhe çdo material tjetër.

PASTRIM - Të gjitha ambientet fizike të bankës janë objekt i pastrimit dhe dizinfektimit të rregullt ditor.

MBAJTJA E DISTANCËS SË SIGURISË- Në të gjitha pozicionet e ofrimit të shërbimit ndaj klientëve, distanca minimale midis vendit të punës të çdo punonjësi duhet të jetë jo më pak se 1.5 metër.

UDHËTIME PUNE - Të ndaluara në territorin shqiptar dhe jashtë vendit.

VENDIMET E AUTORITETEVE-Banka ndjek plotësisht të gjitha udhëzimet dhe vendimet e autoriteteve kompetente.

UDHËZIMI I KLIENTIT PËR SJELLJEN QË DUHET TË KETË NË DEGË - Klienti i Tirana Bank është udhëzuar nëpërmjet një njoftimi për të gjitha masat që duhet të marrë, sa i përket shërbimeve në degë.

 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
Intervista e znj Brislida Bala, Drejtore e Departamentit të Menaxhimit të Riskut
11.05.2020
Drejtorja e Departamentit të Menaxhimit të Riskut të Tirana Bank, znj. Brisilda Bala, në një intervistë për revistën Monitor ka folur mbi "Sfidat e sektorit Bankar në përballjen me Covid-19"...
Publikim në revistën Monitor
29.04.2020
Drejtorja e Divizionit të Korporatave dhe Anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Tirana Bank, znj.Glenda Kurti, në një intervistë për revistën Monitor ka folur mbi kërkesat nga bizneset e Turizmit dhe Fasonerisë për fondin e Garancisë Sovrane....
PROTOKOLLI I VERDHË I MASAVE HIGJENO SANITARE COVID-19 BANKA/INSTITUCIONE FINANCIARE
29.04.2020
Në zbatim të Protokollit të verdhë të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, Tirana Bank ju informon që po zbaton në mënyrë të përpiktë të gjitha masat-higjeno sanitare të këtij protokolli. Për t...
0 Komision për transfertat me E-Banking
24.04.2020
Të nderuar klientë! Referuar vendimit të miratuar nga Këshilli Mbikëqyres i Bankës së Shqiperisë, Tirana Bank ju mundëson kryerjen e çdo transferte në monedhën Lek nëpërmjet platformës online winbank, pa komision. T...
TIRANA BANK, MBËSHTET MJEKËSINË
24.02.2020
Tirana Bank, vijon të ndjek politikat e saj të CSR në përkrahje të cështjeve më të ndjeshme për vendin. Vecanërisht këtë kohë, kur mjekësia dhe kujdesi shëndetësor në tërësi, është kthyer në...
TIRANA BANK NJOFTON TË GJITHË KLIENTËT BIZNES PËR “PAGEN COVID-19”
16.04.2020
Të nderuar klient,   Me datë 15 Prill 2020, Tirana Bank firmosi me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Marrëveshjen për Garancinë Sovrane. Kjo garanci do të përdoret për të mbuluar financimin e fondit të pagave për të gj...
 
Na ndiq në
 
Profili
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Marrëdhëniet e Punësimit & Kodi i Sjelljes
Lidhje
Grupi
Publikime
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
CRS & FATCA Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania