Balfin Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > Njoftime > Mars 2020    
 
TIRANA BANK NJOFTON

Të nderuar klientë,

 

Tirana Bank uron më të mirën për ju dhe shpreh angazhimin për t’ju qëndruar pranë në këtë situatë të rënduar si pasojë e përhapjes së COVID-19.

 

Ne mirëpritëm vendimin e Bankës së Shqipërisë lidhur me mundësinë e shtyrjes së afatit të pagimit të kësteve të kredisë për shkak të situatës së emergjencës dhe ju garantojmë mbështetje të plotë për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë klientëve tanë, individë dhe biznese, që të kapërcejnë këto vështirësi.

 

Prandaj, çdo huamarrës që ndodhet në pamundësi financiare apo fizike për të paguar kredinë pranës Bankës, është i lutur të dorëzojë një kërkesë me arsyet e mospagimit të detyrimeve të kredisë, referuar periudhës 13 Mars 2020 – 31 Maj 2020.

Këto kërkesa mund të dërgohen në një nga mënyrat më poshtë: 

a)  Elektronikisht me e-mail

b)  Me SMS

c)  Me shkresë zyrtare pranë Degës se Bankes ku kanë marrëdhënie

 

Ne do të shqyrtojmë kërkesat tuaja dhe do t’ju informojmë brenda 3 diteve pune mbi mundësitë e ofruara për shlyrjen e këtyre detyrimeve.

 

Tirana Bank informon se nuk do të aplikojë penalitete për vonesat në pagesat e detyrimeve të periudhës së sipërpërmendur për klientët e prekur nga kjo situatë, ndërkohë që interesat dhe principali do të vazhdojnë të gjenerohen normalisht. 

 

Tirana Bank, Këtu për ju!

 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
Intervista e znj Brislida Bala, Drejtore e Departamentit të Menaxhimit të Riskut
11.05.2020
Drejtorja e Departamentit të Menaxhimit të Riskut të Tirana Bank, znj. Brisilda Bala, në një intervistë për revistën Monitor ka folur mbi "Sfidat e sektorit Bankar në përballjen me Covid-19"...
Publikim në revistën Monitor
29.04.2020
Drejtorja e Divizionit të Korporatave dhe Anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Tirana Bank, znj.Glenda Kurti, në një intervistë për revistën Monitor ka folur mbi kërkesat nga bizneset e Turizmit dhe Fasonerisë për fondin e Garancisë Sovrane....
PROTOKOLLI I VERDHË I MASAVE HIGJENO SANITARE COVID-19 BANKA/INSTITUCIONE FINANCIARE
29.04.2020
Në zbatim të Protokollit të verdhë të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, Tirana Bank ju informon që po zbaton në mënyrë të përpiktë të gjitha masat-higjeno sanitare të këtij protokolli. Për t...
0 Komision për transfertat me E-Banking
24.04.2020
Të nderuar klientë! Referuar vendimit të miratuar nga Këshilli Mbikëqyres i Bankës së Shqiperisë, Tirana Bank ju mundëson kryerjen e çdo transferte në monedhën Lek nëpërmjet platformës online winbank, pa komision. T...
TIRANA BANK, MBËSHTET MJEKËSINË
24.02.2020
Tirana Bank, vijon të ndjek politikat e saj të CSR në përkrahje të cështjeve më të ndjeshme për vendin. Vecanërisht këtë kohë, kur mjekësia dhe kujdesi shëndetësor në tërësi, është kthyer në...
TIRANA BANK NJOFTON TË GJITHË KLIENTËT BIZNES PËR “PAGEN COVID-19”
16.04.2020
Të nderuar klient,   Me datë 15 Prill 2020, Tirana Bank firmosi me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Marrëveshjen për Garancinë Sovrane. Kjo garanci do të përdoret për të mbuluar financimin e fondit të pagave për të gj...
 
Na ndiq në
 
Profili
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Marrëdhëniet e Punësimit & Kodi i Sjelljes
Lidhje
Grupi
Publikime
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
CRS & FATCA Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania