Balfin Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > Njoftime > Prill 2020    
 
Tirana Bank shpërndan 5 tonë ushqime për familjet më në nevojë në Kamëz

Tirana Bank, në kuadër të nismave në ndihmë të komuniteteve gjatë krizës së COVID-19, ka shpërndarë shporta ushqimore për 100 familjet më në nevojë në Bashkinë e Kamëzës.

Kriza e përhapjes së COVID-19 përvecc kërcënimit të jetëve të njerëzve ka krijuar edhe një sfidë të vërtetë për ekonominë. Janë familjet më në nevojë të cilat po e ndjejnë më shumë vështirësinë ekonomike. Tirana Bank, në Bashkëpunim me Bashkinë e Kamëzës, u ka ardhur në ndihmë familjeve më të varfra të kësaj bashkie duke i shprëndarë mbi 5 tonë ushqime.

Gjatë dorëzimit të shportave ushqimore, Eltion Koçi, drejtori i rrjetit të degëve në Tirana Bank u shpreh: “Në këto momente të vështira për të gjithë por sidomos për personat dhe familjet më të pamundura, ne si Tirana Bank nuk mund të qëndronim duarkryq. Me shumë përkushtim dhe në një kohë shumë të shkurtër kemi arritur të organizohemi e të përgatisim shporta ushqimore për familjet më në nevojë. Mbase nuk do ti kemi zgjidhur të gjitha shqëtësimet që u ka sjellë kjo krizë por duam ti ofrojmë ndihmën tonë dhe t’i tregojmë që ne jemi këtu dhe nuk janë vetëm.”

Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, duke falenderuar Tirana Bank dhe Grupin BALFIN për ndihmën e dhënë tha se këto ndihma dhe detergjentët do t’u mjaftojnë familjeve në fjalë për të paktën 20 ditë: “Siç e shihni edhe vet, me zë dhe me figurë, këto familje kanë nevojë për dorën e secilit nga ne. Edhe një herë  një falenderim të veçantë për Tirana Bank, e cila u erdhi në ndihmë 100 familjeve, duke ofruar paketat ushqimore, të cilat për ta do të mjaftojnë për 20 ditë’ – theksoi Suli.

Tirana Bank ka shpërndarë në Kamëz mbi 5 tonë ushqime, sipas një liste të përgatitur nga Bashkia e këtij qyteti me familjet më në nevojë. Kjo nismë e Tirana Bank është realizuar nën përkujdesjen e veçantë të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane.

 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
Njoftim nga Tirana Bank
01.07.2020
Të nderuar klientë, Ju informojmë se Tirana Bank ka përditesuar dokumentin e saj zyrtar “Kushtet e Punës Biznes, në zërin transfertat lokale në ALL, pas miratimit nga Banka e Shqipërisë të dy rregulloreve përkatëse AECH dhe AIPS...
Tirana Bank i dhuron fëmijëve të kryeqytetit një kënd të ri lojrash
25.06.2020
Tirana Bank ka ndërtuar nga e para një park lojrash për fëmijët e një prej zonave periferike të kryeqytetit. Parku me sipërfaqe 520 metra katrorë ndodhet në Sauk dhe është ndërtuar sipas një projekti të përbashkët m...
TIRANA BANK NJOFTON TË GJITHË KLIENTËT BIZNES PËR KREDITË PËR KAPITAL QARKULLUES DHE INVESTIME
08.06.2020
Të nderuar klientë, Ju njoftojmë se Tirana Bank ka firmosur, me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (MFE), më datën 2 Qeshor 2020, marrëveshjen e garancisë shtetërore të huas me bankat, për garantimin e huamarrjes së tregtarëve ...
TIRANA BANK, E HAPUR PËR JU, DITËN E SHTUNË
05.06.2020
Jemi këtu për t’iu ndihmuar në realizimin e të gjitha veprimeve tuaja bankare dhe në manaxhimin më të mirë të kohës! Dega Autostrada dhe Dega Garda operojnë në orarin 09:00-13:00 cdo të shtun&e...
Intervista e znj Brislida Bala, Drejtore e Departamentit të Menaxhimit të Riskut
11.05.2020
Drejtorja e Departamentit të Menaxhimit të Riskut të Tirana Bank, znj. Brisilda Bala, në një intervistë për revistën Monitor ka folur mbi "Sfidat e sektorit Bankar në përballjen me Covid-19"...
Publikim në revistën Monitor
29.04.2020
Drejtorja e Divizionit të Korporatave dhe Anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Tirana Bank, znj.Glenda Kurti, në një intervistë për revistën Monitor ka folur mbi kërkesat nga bizneset e Turizmit dhe Fasonerisë për fondin e Garancisë Sovrane....
 
Na ndiq në
 
Profili
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Marrëdhëniet e Punësimit & Kodi i Sjelljes
Lidhje
Grupi
Publikime
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
CRS & FATCA Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania