Balfin Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > Njoftime > Prill 2020    
 
TIRANA BANK, MBËSHTET MJEKËSINË
1 from 2 photos       

Tirana Bank, vijon të ndjek politikat e saj të CSR në përkrahje të cështjeve më të ndjeshme për vendin.

Vecanërisht këtë kohë, kur mjekësia dhe kujdesi shëndetësor në tërësi, është kthyer në kryefjalën e aktualitetit tonë, duket se dhe Tirana Bank e ka vendosur ne fokusin e politikave të saj të CSR.

Tirana Bank, si për të vijuar traditën e bashkëpunimeve me qytetin e Përmetit, në kontributin që ka ofruar për  Qëndrat Shëndetësore të zonës, edhe këtë herë ka dhënë ndihmen e saj për vënien në funksion, në kohë rekord, të Qëndrës Shëndetësore Piskovë.

Të pranishëm në aktivitetin e organizuar për këtë qëllim dhe në respektim të rregullave të distancimit social dhe kujdesit ndaj COVID, ishin përfaqësues së Tirana Bank: z.Stefan Kekezi, Drejtor I Rajonit të Jugut dhe z.Agim Andoni, Drejtor I Deges Përmet; Drejtoresha e Qëndrës Shëndetësore zj.Eleni Dervishi; mjeke dhe infermiere të kësaj qëndre; Kryetari Njësisë Administrative Piskovë, z.Juxhin Pasho si dhe banorë të Njësisë Administrative Piskovë të Bashkisë Përmet.

Mbështetja e ofruar nga Tirana Bank konsistoi  në sigurimin e pajisjeve dhe mobilimit të brendshëm të kësaj qëndre që nga tavolinat e punës së mjekëve; dollape, rafte për ilace, stativa mbajtës për serumet, shtretër për vizita të pacienteve e deri tek karriget për pacientet, etj.

Kontributi I Tirana Bank, I vjen në ndihmë nje popullsie prej rreth 2,800 banorësh të cilët tashmë mund të marrin shëbimet bazë mjekësore si: Vizita mjekësore që kanë të bëjnë me sëmundje kronike, vizita mjekësore të fëmijëve dhe nënave shtatzëna, vaksinime, kontroll mjekësor bazë, etj., pranë Qëndrës Shëndetësore, Piskovë.

Tirana Bank, vlerëson rëndësine e shëndetit dhe kujdesit shëndetësor dhe shpreh vëmendjen e saj, ndaj projekteve të tilla!

Tirana Bank, ketu për mjekesine!

 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
Njoftim nga Tirana Bank
01.07.2020
Të nderuar klientë, Ju informojmë se Tirana Bank ka përditesuar dokumentin e saj zyrtar “Kushtet e Punës Biznes, në zërin transfertat lokale në ALL, pas miratimit nga Banka e Shqipërisë të dy rregulloreve përkatëse AECH dhe AIPS...
Tirana Bank i dhuron fëmijëve të kryeqytetit një kënd të ri lojrash
25.06.2020
Tirana Bank ka ndërtuar nga e para një park lojrash për fëmijët e një prej zonave periferike të kryeqytetit. Parku me sipërfaqe 520 metra katrorë ndodhet në Sauk dhe është ndërtuar sipas një projekti të përbashkët m...
TIRANA BANK NJOFTON TË GJITHË KLIENTËT BIZNES PËR KREDITË PËR KAPITAL QARKULLUES DHE INVESTIME
08.06.2020
Të nderuar klientë, Ju njoftojmë se Tirana Bank ka firmosur, me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (MFE), më datën 2 Qeshor 2020, marrëveshjen e garancisë shtetërore të huas me bankat, për garantimin e huamarrjes së tregtarëve ...
TIRANA BANK, E HAPUR PËR JU, DITËN E SHTUNË
05.06.2020
Jemi këtu për t’iu ndihmuar në realizimin e të gjitha veprimeve tuaja bankare dhe në manaxhimin më të mirë të kohës! Dega Autostrada dhe Dega Garda operojnë në orarin 09:00-13:00 cdo të shtun&e...
Intervista e znj Brislida Bala, Drejtore e Departamentit të Menaxhimit të Riskut
11.05.2020
Drejtorja e Departamentit të Menaxhimit të Riskut të Tirana Bank, znj. Brisilda Bala, në një intervistë për revistën Monitor ka folur mbi "Sfidat e sektorit Bankar në përballjen me Covid-19"...
Publikim në revistën Monitor
29.04.2020
Drejtorja e Divizionit të Korporatave dhe Anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Tirana Bank, znj.Glenda Kurti, në një intervistë për revistën Monitor ka folur mbi kërkesat nga bizneset e Turizmit dhe Fasonerisë për fondin e Garancisë Sovrane....
 
Na ndiq në
 
Profili
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Marrëdhëniet e Punësimit & Kodi i Sjelljes
Lidhje
Grupi
Publikime
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
CRS & FATCA Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania