Balfin Group
Profili Grupi Publikime Kariera Kontakte ASD
 
  English
Individë SME Korporata Kushtet e Punës Rrjeti
    Home > Njoftime > Qershor 2020    
 
Tirana Bank i dhuron fëmijëve të kryeqytetit një kënd të ri lojrash

Tirana Bank ka ndërtuar nga e para një park lojrash për fëmijët e një prej zonave periferike të kryeqytetit. Parku me sipërfaqe 520 metra katrorë ndodhet në Sauk dhe është ndërtuar sipas një projekti të përbashkët me Bashkinë e Tiranës.

Në ceremoninë e hapjes së parkut të lojrave, përveç shumë fëmijëve, ishin të pranishëm Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank, Dritan Mustafa. Përurimi i parkut u shoqërua me një festë të vogël nga Cirku i Tiranës të cilën fëmijët e zonës e pritën me duartrokitje.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj falënderoi Tirana Bank për kontributin që jep në dobi të komuniteteve nëpërmjet investimeve sociale.

“Jo të gjithë superheronjtë vijnë me pelerinë fluturuese, disa vijnë edhe me kostume e me xhaketa. Ne besojmë që jeni super-heronj, në sensin që jeni një bankë me etikë sociale dhe që e ka kuptuar se suksesi duhet ndarë. Dhe ajo që më vjen mirë, është teksa shoh që Tirana Bank është një sipërmarrje e suksesshme, shqiptare, mban emrin e qytetit tonë dhe ndan zemrën me të. Për këtë, i’u jam shumë mirënjohës. Është e disata herë që takohemi në mbjellje pemësh, në kënde lojrash, në adoptime kopshtesh, çerdhe, shkolla, terrene sportive dhe jam shumë i lumtur që edhe kjo qasje e përgjegjshmërisë sociale është e dukshme dhe do të mbetet”- tha Kryebashkiaku 

I rrethuar nga fëmijët, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank, Dritan Mustafa, premtoi edhe më shumë pjesëmarrje të Bankës në zhvillimin e projekteve me natyrë sociale të kryeqytetit dhe të vendit. "Çdo bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës është kënaqësi e madhe, sidomos kur kontributet tona të përbashkëta shkojnë në ndihmë të komuniteteve dhe në mënyrë të veçantë ndaj fëmijëve. Në fakt, ky është një detyrim për të gjitha bizneset, për të mbështetur me të gjitha format këto projekte të rëndësishme që përmirësojnë cilësinë e jetës së banorëve.Tirana Bank mbetet e përkushtuar të ofrojë mbështetje për komunitetet nëpërmjet projekteve të ndryshme të përgjegjshmërisë sociale.”- theksoi z.Mustafa

Tirana Bank ka zgjedhur jo pa qëllim mbështetjen e këtij projekti në Sauk. Fëmijët duhet të ndjehen kudo njësoj të barabartë dhe prandaj vendosëm të përkrahim iniciativën që fëmijëve të kësaj zone t’u ofrohej ky kënd i ri lojrash ku të kalojnë kohën e lirë dhe të ndjehen po aq të vlerësuar sa në çdo zonë tjetër të Kryeqytetit.

Parku i lojrave në Sauk është një ndër projektet e shumta sociale që janë mbështetur nga Tirana Bank, në linjë me politikat e përgjegjshmërisë sociale të Bankës.

 
 
 
 
 
 
 
Njoftime
Njoftim nga Tirana Bank
Të nderuar klientë,   Një tjetër degë e re është hapur në Tiranë, në zonën e Kamzës, në Bluevardin Blu, pranë Pallatit të Kulturës!   Tirana Bank duke vijuar traditën e ndërtimit të një ...
Njoftim nga Tirana Bank
Të nderuar klientë,   Ju njoftojmë hapjen e degës më të re pranë qytetit të Durrësit! Tirana Bank, ndjek objektiva të qartë në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit dhe stadartev...
Njoftim nga Tirana Bank
01.07.2020
Të nderuar klientë, Ju informojmë se Tirana Bank ka përditesuar dokumentin e saj zyrtar “Kushtet e Punës Biznes, në zërin transfertat lokale në ALL, pas miratimit nga Banka e Shqipërisë të dy rregulloreve përkatëse AECH dhe AIPS...
Tirana Bank i dhuron fëmijëve të kryeqytetit një kënd të ri lojrash
25.06.2020
Tirana Bank ka ndërtuar nga e para një park lojrash për fëmijët e një prej zonave periferike të kryeqytetit. Parku me sipërfaqe 520 metra katrorë ndodhet në Sauk dhe është ndërtuar sipas një projekti të përbashkët m...
TIRANA BANK NJOFTON TË GJITHË KLIENTËT BIZNES PËR KREDITË PËR KAPITAL QARKULLUES DHE INVESTIME
08.06.2020
Të nderuar klientë, Ju njoftojmë se Tirana Bank ka firmosur, me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (MFE), më datën 2 Qeshor 2020, marrëveshjen e garancisë shtetërore të huas me bankat, për garantimin e huamarrjes së tregtarëve ...
TIRANA BANK, E HAPUR PËR JU, DITËN E SHTUNË
05.06.2020
Jemi këtu për t’iu ndihmuar në realizimin e të gjitha veprimeve tuaja bankare dhe në manaxhimin më të mirë të kohës! Dega Autostrada dhe Dega Garda operojnë në orarin 09:00-13:00 cdo të shtun&e...
 
Na ndiq në
 
Profili
Banka Jonë
Rreth Nesh
Transparenca
Marrëdhëniet e Punësimit & Kodi i Sjelljes
Lidhje
Grupi
Publikime
Profili i Grupit
Kariera
Vende Vakante
Politikat e Punësimit
Vizioni dhe Vlerat
Kushtet e Punës
Interesat e Llogarive & Depozitave
Interesat & Kushtet e Kredive per Individe
Kushtet e Punes
Index Rates
Rrjeti
Kontaktet e Degëve
Rrjeti i ATM
Rrjeti i Degëve
 
CRS & FATCA Privacy Policy Terms of Use Copyright Due Diligence
Built by Impuls
Rr. Ibrahim Rugova, P.O. Box 2400/1, Tirana-Albania