Lista e pronave
Shitet Njësi 282 m2, Rruga “Egnantia”, Port, Durrës
Prona është njësi me sipërfaqe 282 m2 e ndodhur “Egnantia”, Lagja 4 në qytetin e Durrësit, në katin perdhe të një pallati 24 katësh. Ajo ndodhet në zonen juglindore të qytetit të Durrësit, rreth 300 m në juglindje të Bashkisë, 265 m në verilindje të Torres Veneciane dhe 195 m në verilindje të Hyrjes se Portit.
Prona ndodhet ne nje pozicion te favorshem vendndodhjeje, në një prej zonave kryesore të qytetit, në një zonë të re të rregulluar, me hapësira dhe gjelbërim. Njësia ka dy hyrje, një nga rruga “Egnatia” si hyrje kryesore dhe tjetra nga rruga “e Doganës”. Sipërfaqja e njësisë është e organizuar në dy pjesë, pjesa kryesore dhe ambientet ndihmëse. Pjesa kryesore përfaqesohet nga ambientet e hyrjes, zona e kryerjes së veprimeve në arkë, zona e pritjes dhe shërbimit të klienteles. Pjesa ndihmëse përfaqësohet nga dhoma e serverit, dhoma e thesarit, dhoma e arshivës, ambientet sanitare. Prona ka sistem qëndror aspirimi dhe sistem qëndror ngrohje. Prona ka funksionuar si degë banke e nivelit të dytë.
Për më shumë informacion, mos hezitoni të kontaktoni Departamentin e Shitjeve në:
Tel : +355 4 22 77 700 ; +355686061201
E-mail: [email protected]
Për më shumë informacion, mos hezitoni të na kontaktoni.
< Kthehuni tek kërkimi juaj