Ofruesit e Palëve të Treta (TPP) janë tani në gjendje të lidhen me ndërfaqen e dedikuar API të Tirana Bank për të ofruar shërbime të tjera për klientët. Brenda dokumentacionit, TPP-të mund te gjejnë detajet e aksesit për përdorimin e objektit të testimit (Sandbox) dhe API-së së ambientit live.
Sandbox i Tirana Bank është një mjedis testimi i sigurt, i dedikuar që lehtëson procesin e instalimit dhe të mësimit të një TPP me të dhëna jo reale të përdoruesit. Detajet e Sandbox mund te gjenden në linkun e mëposhtëm:
https://priora.saltedge.com/docs/berlingroup/tirana_bank#access_to_environments.
TPP-të mund të përdorin konfigurimin e API-ve të ambientit live për t’u integruar me sistemet e bankës. Dokumentacioni gjendet në linkun e mëposhtëm:
https://priora.saltedge.com/docs/berlingroup/tirana_bank#access_to_environments.
Statistikat e fundit dhe mbi baza mujore mbi disponueshmërinë dhe performancën e Open Banking API mund të gjenden këtu:
https://priora.saltedge.com/docs/berlingroup/tirana_bank/availability.
Statistikat mbi disponueshmërinë dhe performancën e ndërfaqes direkte të Tirana Bank mund të gjenden këtu:
https://tiranabank.statuspage.io/