Ne jemi

Ne jemi një ekip prej më shumë se 500 profesionistësh që operojmë në 22 qytete dhe 36 degë bankash. Së bashku, jemi të përkushtuar për të ofruar zgjidhjet më të mira dhe efikase financiare. Po ti, çfarë do të arrish sot?

Ajo çfarë neve na identifikon si ekip është përkushtimi, profesionalizmi dhe fryma vizionare.

Ne besojmë se marrëdhëniet janë më shumë se një seri transaksionesh. Ne e shohim veten si partnerë në adresimin e nevojave të klientëve tanë dhe këtë e bëjmë si një ekip i udhëhequr nga të njëjtat vlera.

Secili prej nesh është i rëndësishëm për suksesin e kompanisë. Kultura korporative e Tirana Bank përbëhet nga vlerat tona të përbashkëta si dhe gjithçka që na bën unikë.

Njihu me njerëzit tanë

Ata janë forca jonë unike. Nëpërmjet tyre ne synojmë të përmirësohemi vazhdimisht. Jemi krenarë për ambjentin e punës që kemi krijuar.

Megi

“Besueshmeria eshte nje nga vlerat qe me udheheq ne punen time te perditshme, ne Tirana Bank kam mesuar te jem mirenjohese per cdo klient qe na beson duke u perkushtuar cdo dite per krijimin e nje pervoje sa me pozitive per klientet tane.”

Luiner

“Rezultat arrihen fale frymes se ekipit. Kam bindjen se kemi arritur te ndertojme ekipe dhe mjedis favorizues per rritje profesionale.”

Ejona

“Ndjehesh e shume mirepritur qe ne momentet e para ne Tirana Bank.”

Irisa

“Karriera ime ka filluar permes internshipit dhe jam e lumtur qe permes Tirana Bank Students Hub te mirepres studente dhe ti prezantoj me kulturen dhe punen tone te perditshme.”

Aleksandër

“Projektet qe zhvillojme sebashku me klientet ndikojne jo vetem ne sektorin ku operojne por edhe ne rritjen dhe modernizimin e ekonomise duke percjelle zhvillim dhe mireqenie. ”

Gerti

“Vullneti dhe dëshira e mirë për të suportuar është një pikë shumë e fortë e mjedisit të punës në Tirana Bank. Slogani #Po ti, çfarë do të arrish sot?” jetohet si vlerë e riformuluar #Po ne, çfarë do të arrijmë sot?“

Sofika

“Marredheniet njerezore per mua jane nje aspekt i rendesishem i mjedisit ku punojme dhe ne Tirana Bank ne vite kam arritur te ndertoj miqesi te mira, ne saje te vlerave te perbashketa, bashkepunimit dhe profesionalizmit.”

Blog

Branch Network Summit 2025 - Rise Beyond Limits

Lexoje

Inno Hive - Risia që na bashkon!

Lexoje

Nga riciklimi tek krijimi, fëmijët ndërtojnë një botë të pastër-Projekti 'Shkollat Ekologjike' shndërrimi i mbetjeve në art

Lexoje