Përfitimet e punonjësve

Nuk ka rëndësi se në cilën pjesë të rrugëtimit tonë na bashkoheni apo në cilin rol. Do të mbështeteni për të bërë punën tuaj më të mirë në një mjedis që promovon rritjen dhe zhvillimin.

 
 

Mundësi për t'u rritur profesionalisht

Talenti ynë i brendshëm është pasuria jonë më e madhe. Një karrierë me ne është një mundësi për të qenë pjesë e ekipeve energjike në një mjedis që promovon rritjen dhe zhvillimin.

Të mësuarit
e vijueshëm

Ekipet tona qëndrojnë të përditësuara përmes programeve të ndryshme të mësimit dhe trajnimit, nga partnerë të brendshëm dhe të jashtëm.

Ekuilibri 
punë-jetë

Me 22 ditë pushime vjetore, ditë festash të paguara dhe leje mjekësore, ne respektojmë vlerën e kohës - si brenda dhe jashtë vendit të punës.

Shpërblejmë Dedikimin

Pagë konkurruese, skema stimuluese dhe bonus vjetor performance.

Terma dhe
kushte preferenciale

Terma dhe kushte preferenciale për të gjitha produktet dhe shërbimet e Bankës për t'ju ndihmuar të përmbushni qëllimet tuaja financiare.

Zbtitje të veçanta

Zbritje në produkte dhe shërbime përmes kompanive të BALFIN si dhe një sërë ofertash të dedikuara punonjësve përmes Kartës Happy të grupit BALFIN.

Kujdes
shëndetësor

Ofrojmë plane shëndetësore të plota jo vetëm për punonjësit tanë, por edhe për familjet e tyre, sepse mirëqenia është një rrugëtim i të gjithëve.

Programe
shëndeti

Ekipi ynë organizon seanca të hapura me ekspertë të shëndetit, ekzaminimne mjekësore të dedikuara dhe zbritje në shërbime mjekësore nga ofrues të mirënjohur.

Klube
sociale

Kur ju i bashkoheni Tirana Bank, ju bëheni pjesë e një komuniteti të madh të angazhuar në një gamë të gjerë aktivitetesh dhe interesash të përbashkëta si vrapimi, volejbolli, vullnetarizmi etj.

UDHËTIMI PËR PUNËSIM

  • Informimi, vlerësimi dhe interesimi

    Njihuni me vlerat, misionin dhe kulturën e punës së Tirana Bank. Lexoni me kujdes përshkrimin e punës së dhënë për rolin për të vlerësuar nëse kjo është ajo çfarë do të arrini sot.

  • Aplikimi

    Ju mund të plotësoni aplikimin tuaj në jo më shumë se 5 minuta përmes faqes së internetit ose telefonit tuaj celular.

  • Përzgjedhja

    Në rast përzgjedhjeje, ju do të kontaktoheni nga ekipi i Burimeve Njerëzore. Fazat e intervistës mund të ndryshojnë nga roli në rol dhe ju do të njoftoheni, gjatë intervistës suaj të parë, mbi të gjitha fazat që do të mbahen.

  • Punësimi

    Nëse ju jeni përzgjedhur si kandidati fitues për këtë rol, ju do të merrni një ofertë punësimi me të gjitha informacionet përkatëse.

  • Fillimi i Punës (Onboarding)

    Integrimi juaj është prioriteti ynë. Është e rëndësishme për ne që ju të filloni të mësoheni me rolin tuaj, të përgatiteni për përgjegjësitë tuaja, të ndiheni të vlerësuar dhe të mbështetur ndërkohë që merrni njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të pasur sukses. Nisni këtë udhëtim me ne dhe kujtohuni gjithmonë të pyesni veten, "Po ti, çfarë do të arrish sot?".

Këshilla për procesin e përzgjedhjes

Nëse ju kemi ftuar në një intervistë sepse jemi të interesuar për ju. Ne duam të dimë se çfarë mendoni për ne dhe ku mendoni se mund të na ndihmoni të përmirësohemi.

Ejani të përgatitur me histori që lidhen me aftësitë tuaja, duke theksuar:

  • Pikat e forta.
  • Aftësi dhe gatishmëri për të mësuar gjëra të reja.
  • Kontributet tuaja për organizatat në të cilat keni punuar ose keni qenë vullnetarë.
  • Sa krijues jeni në zgjidhjen e problemeve dhe në punë me njerëzit.

Për çdo kërkesë të listuar në njoftimin e punës, shkruani kualifikimet tuaja. Kjo mund t'iu tregojë nëse ju mungon një aftësi e veçantë. Planifikoni se si do ta trajtoni këtë në intervistë, në mënyrë që të mund ta bindni intervistuesin se mund ta mësoni këtë aftësi.

Bëni një listë të pyetjeve që dëshironi të pyesni gjatë intervistës në lidhje me punën që pritet të kryeni.

  • Planifikoni ardhjen tuaj në mënyrë që të arrini 10 deri në 15 minuta më shpejt.
  • Kujdesuni për një pamje profesionale.
  • Dëgjoni me vëmendje. Mirëprisni të gjitha pyetjet, edhe ato të vështira, me një buzëqeshje.
  • Jepni përgjigje të sinqerta dhe të drejtpërdrejta.
  • Nëse nuk e kuptoni një pyetje, kërkoni përsëritjen ose qartësimin e saj.
  • Jini të sjellshëm dhe lejoni që intervista të përfundojë në kohë.

Fushat dhe ekipet tona të biznesit

Zbuloni fushat tona të biznesit për të shfrytëzuar talentet tuaja,
aftësitë, pikat e forta dhe zhvilloni karrierën tuaj.

 
 

Shërbime bankare Retail

Ne ofrojmë një sërë rolesh për ata që janë të interesuar të ndihmojnë individët ose bizneset të kenë sukses. Ne kërkojmë njerëz me mentalitet biznesi që janë të prirur të ndërtojnë marrëdhënie afatgjata.

Financa

Financa luan një rol të rëndësishëm duke u siguruar që Tirana Bank të menaxhoje kostot dhe të shpërndajë kapitalin në mënyrë sa më efektive. Ekipi ofron njohuri financiare, saktësi dhe kontroll.

Auditi i Brendshëm

Auditi i brendshëm ofron një vlerësim të pavarur dhe objektiv të proceseve të administrimit, kontrollit dhe qeverisjes së rrezikut.

Ligjori

Ligjori luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e reputacionit tonë, duke ndihmuar në mbrojtjen e kompanisë, duke ofruar këshilla me vlerë dhe gjithëpërfshirëse për çështjet ligjore dhe rreziqet. Avokatët tanë këshillojnë Drejtuesit e Lartë dhe funksione të tjera.

Marketingu

Ekipet tona të marketingut fuqizojnë rrugën e rritjes së Tirana Bank, duke eksploruar fuqinë e markës, të dhënave në treg, komunikimit digjital dhe njohurive të thelluara të klientëve për të rritur të ardhurat dhe kapur mundësitë e tregut.

Risku

Ekipi i riskut mbështet Tirana Bank në të gjitha aspektet e administrimit të rrezikut. Ai menaxhon një gamë të gjerë rreziqesh, duke përfshirë rrezikun e lidhur me sigurinë e informacionit si edhe rrezikun operacional.

Përputhshmëria dhe PPP

Ekipi menaxhon me njohuri rreziqet rregullatore, tregtare dhe reputacionale , duke mundësuar të bëjmë biznes në një mjedis të sigurt dhe të pajtueshëm me ligjin për bankën dhe klientët tanë gjithashtu.

Burimet Njerëzore

Burimeve Njerëzore nxisin dhe fuqizojnë menaxhimin e talenteve, rrugëtimin e punonjësve, ndërsa përcaktojnë dhe monitorojnë kornizat që mbështesin menaxhimin e performances, shpërblimin, të mësuarin e vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirjen.

Teknologjia e Informacionit

Teknologjia e Informacionit në Tirana Bank është një horizont i mundësive të pafundme. Mundësi që i gjeni dhe mundësi që i krijoni. Ju do të sfidoni veten dhe do të zhvilloni aftësitë tuaja përmes roleve që nxisin inovacionin në ekipet tona ndërdisiplinore.