Kushtet e përdorimit

I nderuar Klient,

Platforma e re digjitale TiBank+ do të plotësohet me disa funksionalitete te reja, duke ofruar një eksperiencë të përmirësuar ndjeshëm.

Në kuadër të këtij procesi, dëshirojmë t’ju informojmë për ndryshimet e rëndësishme kontraktore të “KONTRATË PËR SHËRBIMIN TIBANK+” që do të paraqiten si më poshtë:

1.      Në pikën 2. “Mënyra e hyrjes në TiBank+ dhe përdorimi i tij” nënpika 2.1 ndryshon dhe do të lexohet me përmbajtjen si me poshtë:

 

2.1 Klienti është i detyruar  të ndjekë procesin e hyrjes dhe regjistrimit të tij në TiBank+, në përputhje me “Termat dhe Kushtet e Përdorimit”, një kopje e te cilave i jepen Klientit si Aneksi B përbërës i kësaj kontrate. Klienti per krijimin e kredencialeve të aksesit (emër përdoruesi dhe fjalëkalim), për qëllime të verifikimit të identitetit do të marrë nga Banka me SMS në numrin e tij te telefonit një kod verifikimi unik njëpërdorimësh (OTP), dhe vetëm pas futjes së saktë të këtij kodi, Klienti do të mund të përfundojë regjistrimin në Platformë. Me përdorimin në platformë të fjalëkalimit dhe Kodit unik të Identifikimit të vendosur nga Klienti, Përdoruesi deklaron dhe pranon se i verteton Bankes identitetin e tij dhe përbën provë për përdorimin e platformës nga vetë Përdoruesi. Klienti do të njoftohet për regjistrimin e suksesshëm dhe do t’i mundësohet akses në llogarinë e tij në Platformën Digjitale të Bankës.

2.      Në pikën 2. “Mënyra e hyrjes në TiBank+ dhe përdorimi i tij” ,nënpika 2.5 ndryshon dhe do të lexohet me përmbajtjen si me poshtë:

 

2.5 TiBank+ i jep mundësinë Klientit të ndryshojë Kodin e Identifikimit, pasi ai e ka aksesuar platformën. Është e rëndësishme që Klienti  të ndryshoje kodin në frekuenca kohore si një masë e nevojshme sigurie.

3.      Në pikën 3.7 “Klienti mund të informohet apo të kryejë nëpërmjet TiBank+, veprimet si më poshtë: shtohet nënpika 3.7.8 dhe 3.7.9 me këtë përmbajtje si më poshtë:

 

3.7.8 Aplikim për çelje të depozitave me afat;

3.7.9 Pagesa nëpërmjet Numrit të telefonit dhe Emrit të klientit (P2P).

4.      Pika 12. “Kushte të tjera” bëhet pika 13 dhe do të lexohet me përmbajtjen si me poshtë:

 

13.   Kushte të tjera

13.1 Klienti është i detyruar të paguajë menjëherë të gjitha shpenzimet e mundshme lidhur me Transaksionet që kryen nëpërmjet sistemit TiBank+ dhe jane të pagueshme prej tij.

13.2 Vonesa ose neglizhenca nga Banka për të ushtruar të drejtat ligjore ose kontraktuale, nuk do të interpretohet në asnjë rast si heqje dorë prej tyre.

13.3 Në rast se një nga kushtet e kësaj kontrate gjykohet i pavlefshëm, kushtet e tjera do të mbeten plotësisht në fuqi sikur kushti i anulluar të mos përfshihej në ketë kontratë nga fillimi, përveç rastit kur kushti i anulluar është i nje karakteri thelbësor që shkakton pavlefshmërinë e gjithë kontratës.

13.4 Kjo Kontrate së bashku me Deklarimet e Përdoruesve që jane Aneks i kësaj kontrate shfuqizojnë çdo marrëveshje të mëparshme, me goje ose me shkrim, që mund të jetë lidhur midis paleve në lidhje me transaksionet që përbëjnë objektin e kësaj kontrate.

13.5 Kjo kontratë hartohet në përputhje me dispozitat e Kodit Civil dhe në veçanti me dispozitat e rregulloreve të Bankës së Shqipërisë dhe do të interpretohet në përputhje me to. Gjykata kompetente për zgjidhjen e çdo mosmarrëveshje midis Bankës dhe Klientit, që rrjedh nga kjo marrëdhënie kontraktore ështe Gjykata e Shkallës së Pare e Juridiksionit te Përgjithshëm Tiranë, ku ndodhet selia e Bankës.

13.6 Kjo Kontrate hartohet në dy kopje (2) origjinale që do të nënshkruhen nga palët e kësaj Kontrate. Secila prej palëve kontraktuese do te marre nga një kopje origjinale të nënshkruar nga palët që do të ketë të njëjtën vlerë.

  

5.      Shtohet Pika 12. “Çelja e  depozitës me afat nëpërmjet  platformës TiBank+” dhe do të lexohet me përmbajtjen si me poshtë:

 

12.   Çelja e  depozitës me afat nëpërmjet  platformës TiBank+

12.1 Në këtë dokument Palët bien dakort që Depozita me afat që do të celet nëpërmjet sistemit TiBank+, të rregullohet nga Kontrata specifike për Depozitën me Afat që përbehet nga Kushtet e Përgjithshme dhe Kushtet e Posaçme të përcaktuara këtu mëposhte, si dhe nga Certifikata e Depozitës përkatëse ku përcaktohen kushtet specifike të depozitës, si shuma e investuar, norma vjetore e interesit, shuma e interesit, afati, data e maturimit. Kontrata për Depozitën me Afat do të gjenerohet nga sistemi elektronik TiBank+ në përputhje me kërkesën/ urdhërin e Depozituesit.

12.1.1 Depozitat me afat që mund të çelen nëpërmjet TiBank+ në përputhje me Kushtet e Përgjithshme dhe Kushtet e Posaçme të përcaktuara këtu mëposhtë, jane Depozita Me Afat, Depozita Me Afat “Të Ardhura Mujore”, Depozita 18 mujore me Normë Interesi Fikse dhe Depozita Me Afat të Gjatë me Normë Fikse Interesi.

12.1.2 Kushtet e Përgjithshme dhe Kushtet e Posaçme të përcaktuara këtu mëposhte janë të njëjta me kushtet e përcaktuara në Kontratën specifike përkatëse për Depozitën me Afat që do të gjenerohet elektronikisht nga platforma TiBank+ në momentin e çeljes.

12.2 Kushtet e përgjithshme për Depozitën me afat në “TiBank+”

12.2.1 Banka ka të drejtë të bëjë kompensimin e detyrimit të pagimit/kthimit të Depozitës që Banka ka ndaj Klientit në bazë të kësaj Kontrate, me cilindo ose të gjithë detyrimet (borxhet) që Depozituesi ka ndaj Bankës që mund të rrjedhin nga çdo lloj kredie bankare (p.sh. overdraft, kartë krediti, kredi me afat etj.) ose nga çdo lloj shërbimi bankar ose financiar të ofruar prej saj, pavarësisht nga monedha në të cilën përcaktohen këto detyrime. Kompensimi i detyrimeve të shprehura në monedha të ndryshme do të behet me kursin e ditë të publikuar nga Banka në datën e kompensimit. Banka do të njoftojë paraprakisht me shkrim Depozituesin që do të ushtrojë të drejtën e kompensimit të detyrimeve.

12.2.2 Depozituesi pranon Kushtet e Punës në fuqi të Bankës.

12.2.3 Shuma minimale e detyrueshme e Depozitës LEK 100,000/ 1,000 EUR/USD/GBP/ CHF

12.2.4 Metodologjia e përllogaritjes së Interesit është:

I(n)=P*i*d/365 * (1-t) ku:

I(n) =shuma e interesit neto, P = shuma e depozitës, i = norma e interesit në përqindje, d = ditët e qëndrimit të shumës në depozitë, t = tatimi mbi të ardhurat në përqindje.

12.2.5 Banka do të mbajë në burim tatimin mbi të ardhurat në masën 15% për interësin e fituar të Depozitës në përputhje me ligjin në fuqi “Për tatimin mbi të ardhurat”.

12.2.6 Nëse Depozituesi vdes, paraqitja në Bankë e aktit të çeljes së trashëgimisë nga trashëgimtarët, ose edhe vetëm njërit prej tyre, sjell zgjidhjen para afatit të kësaj kontratë.

12.2.7 Depozituesi pranon faktin që kjo Depozitë krijohet nëpërmjet platformës TiBank+ dhe të gjitha kërkesat e dhëna Bankës nëpërmjet kësaj platformë dhe përdorimit të Kodit të Identifikimit kanë të njëjtën vlerë ligjore si urdhëri i nënshkruar më dorë i Depozituesit.

12.2.8 Depozituesi pranon së kërkesa për krijimin e Depozitës, nuk mund të tërhiqet pas momentit të proçesimit me sukses. Depozituesi ka të drejtë të kërkojë prishjen para afatit të Depozitës nësë përcaktohet në Kushtet e Posaçme të kësaj Kontratë.

12.2.9 Pas përfundimit të çeljes me sukses të Depozitës më Afat në platformën ‘TiBank+”, Depozituesi merr përsipër të paraqitet në çdo degë të “Banka e Tiranës” SHA, për tu pajisur më Certifikatën e Depozitës.

12.2.10 Banka ka të drejtë të mos ekzekutojë ndonjë kërkesë për krijimin e Depozitës të dhënë nga Depozituesi jo në përputhje më hapat tekniko - proceduriale të kërkuar nga sistemi “TiBank+”. Këto kërkesa do të refuzohen nga Banka dukë dhënë arsyen e refuzimit. Gjithashtu, megjithëse kërkësa për krijimin ë Depozitës ekzekutuar rregullisht nëpërmjet sistemit “TiBank+”, Banka ka të drëjtë të zgjidhë në mënyrë të njëanshme kontratën përkatëse të Depozitës në rast të mungësës së gjëndjes kreditore në llogarinë e Depozituesit ardhur kjo për shkak të ekzekutimit të urdhëravë të tjerë debitues të Klientit osë të bllokimit/ sekuestrimit të gjëndjeve kreditorë nga organet kompetente në bazë të ligjit. Për këtë Depozituesi do të njoftohet nga Banka brenda 24 orëvë nga momenti i konstatimit të këtij fakti më shkrim nëpërmjët mjeteve elektronikë të komunikimit (email, faks etj.) ose me mesazh telefonik si dhe në llogarinë ë tij në sistemin TiBank+.

12.2.11 Palët bien dakort së Kontrata e Depozitës do të quhet e lidhur midis tyre në datën e marrjës nga Depozituesi të konfirmimit për krijimin me sukses të Depozitës në “TiBank+” dhe gjenerimit të Certifikatës së Depozitës nga Banka.

12.2.12 Palët bien dakord së nëse kërkesa për krijimin e Depozitës është transmetuar me sukses në “TiBank+”, gjatë ditës së punës, para mbylljes së veprimeve të ditës në sistemin e Bankës, data e fillimit të Depozitës do të konsiderohet data e kërkësës të Depozituesit. Për çdo kërkese të Depozituesit pas mbylljes së veprimeve ditore në sistemin e Bankës dhe/ ose në një ditë pushimi, data e fillimit të Depozitës do të konsiderohet data e ditës së parë të punës bankare pas kërkesës/ urdhërit të Depozituesit.

12.2.13 Dukë qënë së Depozituesi e kontrakton këtë Depozitë në formë elektronikë, ai kupton së është personalisht përgjëgjës për ruajtjën, përdorimin, riprodhimin dhe/ ose printimin e Kontratës së Depozitës më Afat. Gjithsesi, Depozituesi nëpërmjet sistemit “TiBank+” mund të aksesojë në çdo kohë gjatë vlefshmërisë së Depozitës, një përmbledhje të karakteristikave të saj.

12.2.14 Në rastet kur Depozita është kërkuar më rinovim automatik, nëse kjo përcaktohët në Kushtet ë Posaçme të kësaj Kontratë, atëherë në çdo datë rinovimi, Banka do të prodhojë një Certifikatë të rë që përmban të dhënat ë përditësuara të Depozitës dhe që zëvendëson çërtifikatën ekzistuese. Kjo certifikatë do të mbahet si dokument në dosjen e klientit. Depozita e rinovuar do të shfaqet në llogarinë e Depozituesit në platformën elektronikë “TiBank+”.

12.2.15 Depozita në Bankë sigurohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (www.asd.gov.al) në bazë të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, deri në shumën LËK 2.500.000 ose ekuivalentin e kësaj shumë në monedhë të huaj. Më kërkesën tuaj, Banka do t’ju informojë për statusin ë sigurimit të Depozitës/ llogarisë tuaj. Ky status, i siguruar ose jo, do të deklarohet çdo herë në printimin ë gjëndjes së llogarisë suaj. Informacioni për sigurimin e depozitave gjendet në Aneksin 2 – Për informimin e publikut për sigurimin e depozitave- bashkëngjitur kësaj kontrate.

12.2.16 Kontrata e Depozitës me Afat mbaron: (a) më zgjidhjen në mënyrë të njëanshme nga Banka për shkak të mungesës së gjëndjes kreditorë në llogarinë e Depozituesit në përputhje më parashikimin në pikën 12.2.10 të Kushteve të Përgjithshme të kësaj kontratë; osë (b) më maturimin e Depozitës, dukë përjashtuar rastin ë rinovimit automatik për “Depozitën më Afat”; osë (c) në rast të rinovimit automatik, më urdhërin e Depozituesit për zgjidhjen e saj dhënë të paktën një (1) javë kalendarike përpara datës së maturimit të Depozitës; (d) më thyerjen e Depozitës para afatit nga Depozituesi; (ë) në momentin ë konstatimit nga Banka të ngjarjës së ushtrimit nga Klienti të së drejtës për të revokuar pëlqimin për përpunimin e të dhënave të tij personale.

12.2.17 Mbajtja e kësaj kontratë dëepozite më afat nga Depozituesi tregon se ai/ajo i pranon pa asnjë kufizim të gjitha Kushtet e Përgjithshme të mësipërme, Kushtet e Posaçme këtu më poshtë, si dhë të Certifikatës të Depozitës, të cilat mbështeten në nenet 1024 – 1028 dhe 1041 - 1046 të Kodit Civil.

12.3 Kushte të posaçmë të Depozitave më Afat

                        12.3.1    Depozita më Afat

a)    Depozita më afat çelet në monedhat LEK/EUR/USD/GBP dhe CHF

b)   Depozituesi ka të drëjtë të rritë shumën e Depozitës (i) më afat një (1) mujor vetëm një hërë; dhë (ii) më afat tre (3) mujor jo më shumë së tre (3) herë. Për Depozitat më afat 6, 12 dhe 25 muaj rritja e shumës nuk lejohet. Interesi do të akumulohet çdo ditë dhe do të paguhet në datën e maturimit të Depozitës në llogarinë e Depozituesit pranë “BANKA e TIRANËS” Sh.A.

c)   Në rastet e thyerjes së  Depozitës para afatit të maturimit, interesi i akumuluar deri në momentin e kërkesës nga Klienti për thyerje do të mbahet nga Banka si penalitet. Ky penalitet nuk prek në asnjë rast principalin e Depozitës.

d)   Depozituesi ka të drejtë të çelë Depozitën me opsionin që në datën e maturimit të saj, Depozita të rinovohëet automatikisht për të njëjtin afat kohor (i) vëtëm të shumës së Depozitës; ose (ii) të shumës të Depozitës dhe interesit të fituar së bashku. Në këtë rast norma e interesit për depozitën e re do të jetë sipas Buletinit të Normave të Interesit për Depozitat më Afat në fuqi. Banka rekomandon që Depozituesi në datën e maturimit të Depozitës më afat të kontaktojë Bankën ose të vizitojë faqen zyrtare www.tiranabank.al për tu informuar paraprakisht mbi normën e interesit që do të aplikohet për depozitën e rinovuar.

12.3.2      Depozita më Afat “Të ardhura Mujore”.

a)  Depozita me afat “Të ardhura mujorë” çelet në monedhat LEK, EUR dhë USD. Gjatë afatit të Depozitës nuk lejohet ndryshimi i shumës së saj (rritje/pakësim i principalit) dhe as thyerja e saj para afatit nga Depozituesi. Interesi do të akumulohet çdo ditë dhedo të paguhet në ditën ë fundit të çdo muaji nga data e hapjes së Depozitës në llogarinë ë Depozituesit pranë “BANKA ë TIRANËS” Sh.A sipas metodologjisë së përcaktuar në pikën 12.2.4 më lart tek Kushtet ë Përgjithshme të Depozitës më Afat.

b) Afati i Depozitës përcaktohet për një përiudhë 12 (dymbëdhjetë) mujorë dhë nuk do të ripërtërihet në maturimin ë saj.

                        12.3.3   Depozita 18 Mujorë më Normë Interesi Fikse.

a)    Depozita 18 mujorë më interes fiks çelet në monedhat LEK, EUR dhe USD. Gjatë afatit të Depozitës nuk lejohet ndryshimi i shumës së saj (rritje/pakësim i principalit). Norma e interesit, përcaktuar në Certifikatën e Depozitës, do të jetë fiks për të gjithë afatin e Depozitës. Interesi do të akumulohet çdo ditë dhe do të paguhet çdo 6 mujor nga data e çeljes së Depozitës, duke u kredituar në llogarinë e Depozituesit pranë “BANKA ë TIRANËS” Sh.A, sipas metodologjisë së përcaktuar në pikën 12.2.4 më lart tek Kushtet e Përgjithshmë të Depozitës me Afat.

b)   Afati i Depozitës përcaktohet ne Certifikatën e Depozitës, për një periudhë 18 (tetëmbëdhjetë) mujore dhe nuk do të  ripërtërihet në maturimin e saj.

c)    Depozituesi ka të drëjtë të prishë Depozitën përpara afatit kundrejt aplikimit të penaliteteve si vijon:

(i)        Depozituesi detyrohet t’i paguajë/ kthejë Bankës shumën neto (pas  mbajtjes në burim të tatimit mbi të ardhurat) të interesave 6 (gjashtë) mujore të Depozitës të përfituara prëj tij dëri në datën ë prishjes së Depozitës; dhe

(ii)     interesi i akumuluar gjatë përiudhës 6 (gjashtë) mujore vijuese të interesit nuk do të paguhet nga Banka në datën e  prishjes së Depozitës.

Nësë shuma neto e interesave të përfituara/ marra nga Depozituesi nuk kthehet/ paguhët plotësisht siç përcaktohët në pikën (i) mësipër, Banka ka të drëjtë të shlyëjë më kompënsim këtë shumë nga vlëra ë principalit që i paguhet Depozituesit në datën e prishjes së Depozitës. Në këtë rast, llogaria e kursimit të Depozituesit do të kreditohet më shumën e principalit të Depozitës dhe do të debitohet me shumën ë penalitetit që rezulton në datën e prishjes së Depozitës.

                        12.3.4    Depozita me Afat të Gjatë më Normë Interesi Fikse .

a)    Depozita afatgjatë më normë fikse interesi çelet në monedhat LEK, EUR dhë USD. Gjatë afatit të Depozitës nuk lejohet ndryshimi i shumës së saj (rritjë/pakësim i principalit). Interesi do të akumulohet çdo ditë dhe do të paguhet në baza vjetore në ditën ë fundit të çdo viti nga data e hapjes së Depozitës, në llogarinë e Depozituesit pranë “BANKA e TIRANËS” Sh.A, sipas metodologjisë së përcaktuar në pikën 12.2.4 më lart tek Kushtët e Përgjithshme të Depozitës me Afat.

b)   Afati i Depozitës përcaktohët në Çertifikatën e Depozitës dhe mund të jëtë vëtëm një përiudhë 3 (tre), 4 (katër) osë 5 (pesë) vjeçare. Depozita nuk do të ripërtërihët në mbarimin/maturimin e saj.

c)    Depozituesi ka të drejtë të prishë Depozitën përpara afatit, dukë e njoftuar më shkrim (shkresë, email ëtj.) Bankën të paktën 30 (tridhjëtë) ditë kalendarike përpara datës së prishjes, kundrejt aplikimit të penaliteteve si vijon:

(i)      Depozituesi detyrohet t’i paguajë/ kthejë Bankës shumën e interesavë të Depozitës të përfituara prëj tij në vitet e mëparshme; dhe

(ii)    Interesi i akumuluar në vitin aktual nuk do të paguhet nga Banka.

Në rast së Depozituesi nuk respekton afatin ë njoftimit paraprak për prishjen ë Depozitës, atëhërë ai detyrohët të paguajë një penalitët në vlërën 5 EUR/ 5 USD/ 500 LEK.

 

6.      Shtohet Aneksi 1 “Klauzola e Pëlqimit Paraprak” dhe do të lexohet me përmbajtjen si më poshtë:

 

Aneksi 1: Klauzola e Pëlqimit Paraprak

Nëpërmjet këtij dokumenti që përbën pjesë të pandarë të kontratës së llogarisë deklaroj se i gjithë informacioni që kam dhënë është i saktë dhë i plotë. Duke kuptuar se, të dhënat ë mia identifikuese dhe financiare të ruajtura në Sistemin Informatik për Raportim dhe Kompensim të Agjencisë së Sigurimit të Depozitavë do të trajtohën në përputhjë më kuadrin ligjor dhë nënligjor në fuqi për mbrojtjën ë të dhenavë personale, sekretin bankar si dhë sekretin profesional, si dhë për faktin së BANKA e TIRANËS Sh.A dhe Agjencia në kuadër të Sistemit Informatik për Raportim dhë Kompensim kanë marrë të gjithat masat e nevojshmë për të garantuar trajtimin ë sigurt të të dhënave të mësipërme:

Autorizoj Agjencinë e Sigurimit të Depozitave që, për qëllimët që përfshijnë:

1. Vlerësimin e formularit të depozitimit të vlëravë monëtarë;

2. Vlerësimin e besueshmërisë timë si depozitues ose përfitues i Depozitës/ llogarisë;

të njihen më detyrimet depozitë të bankave/ degëve të bankave të huaja/ subjekteve ndaj meje, nëpërmjet përpunimit të autorizuar të të dhënave/informacionit të Sistemit Informatik për Raportim dhe Kompensim, në mënyrë që të vlerësojë sasinë e detyrimeve financiarë, nga subjekti, në të cilin janë depozituar vlerat e mia monetarë. Gjithashtu, jap pëlqimin tim që BANKA e TIRANËS Sh.A të përdorë të dhënat e mia identifikuese dhe financiare që mbahen në regjistrin elektronik të tyre, për kryerjen e raportimeve standarde dhe të detyrueshme në Sistemin Informatik për Raportim dhe Kompensim të Agjencisë.

 

7.      Shtohet Aneksi 2 “Për Informimin e Publikut mbi Sigurimin e Depozitës/ Llogarisë” dhe do të lexohet më përmbajtjen si më poshtë:

 

Aneksi 2: Për Informimin ë Publikut mbi Sigurimin ë Depozitës/ Llogarisë

           

Informacion bazë për sigurimin e Depozitave në “Banka e Tiranës” SHA
Depozitat në bankën “Banka e Tiranës” SHA janë të siguruara nga :
Agjencia e Sigurimit të Depozitave
Niveli maksimal i mbulimit
LEKË 2.500.000 për çdo depozitues në çdo bankë1
Nëse ju keni më shumë së një depozitë në bankë:
Të gjitha Depozitat tuaja në bankë do të mblidhen më qëllim përllogaritjen e nivelit maksimal të mbulimit.
Nëse ju keni një depozitë të përbashkët me një ose më shumë persona të tjerë:
Niveli maksimal i mbulimit prej 2.500.000 lekësh llogaritet për secilin depozitues më vete.
Periudha e kompensimit në rast të likujdimit të detyruar të bankës:
Jo më vonë së 3 muaj nga data e fillimit të procesit të kompensimit.
Monedha në të cilën do të kompensohet Depozituesi:
Lek2
Për më shumë informacion kontaktoni :
Agjencia e Sigurimit të Depozitave

Rruga e Elbasanit, nr. 317, Tiranë

info@asd.gov.al,

+35542362989, +35542347298
Informacione të tjera:
www.asd.gov.al
 

 

Informacionë shtesë:

1. Niveli maksimal i kompensimit.

Në rastin kur me vendim të Bankës së Shqipërisë, banka vendosët në likuidim të detyruar, Depozitat tuaja do të kompensohen nga Agjencia ë Sigurimit të Depozitave. Shuma e kompensimit është deri në nivëlin maksimal 2.500.000 lekë. Kjo do të thotë që të gjitha Depozitat që ju keni në bankën tonë, do të mblidhen për të përcaktuar nivelin maksimal të mbulimit. Për shembull, nëse ju jeni mbajtës i një llogarie kursimi me 2.300.000 lekë dhe një llogarie rrjedhëse më 1.000.000 lekë, do të kompensoheni në shumën 2.500.000 lekë.

- Në rastin e llogarive të përbashkëta, kufiri prej 2.500.000 lekësh llogaritet për çdo depozitues.

- Në rastin e Depozitave me person të autorizuar, sigurohet dhe kompensohet vetëm titullari i Depozitës.

- Nësë ju jeni një individ, që keni llogari personale dhe llogari të biznesit tuaj në bankë, ju do të kompensoheni deri në 2.500.000 lekë, si individ, dhe deri në 2.500.000 lekë, si biznes.

- Në rast se ju keni edhe kredi në bankë, nga shuma e llogaritur për kompensim do t’ju zbritet shuma e detyrimeve me vonesë që rezultojnë të pashlyera në ditën e vendosjes së bankës në likuidim të detyruar, nëse ka.

2. Në rastet e transformimit të bankës, nëpërmjet bashkimit ose ndarjes më një bankë tjetër, Depozitat tuaja në secilën bankë pjesë ë këtij transformimi, mbetën të siguruara më vete për 3 (tre) muaj nga data e përfundimit të procesit të transformimit.

3. Në përgjithësi, të gjithë Depozituesit individë dhe bizneset sigurohen dhe kompensohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Informacioni i përditësuar për përjashtimet për disa depozitues dhe Depozita është i publikuar në faqen zyrtare të internetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Gjithashtu, më kërkesën tuaj, banka do t’ju informojë mbi Depozitat e përjashtuara. Nëse Depozita është e siguruar, banka e konfirmon këtë edhe në pasqyrën e Depozitës suaj.

_______________________________________________________________________________________

1 Agjencia siguron dhe kompenson Depozitat në bankën “Banka e Tiranës” SHA , por në çdo rast jo më shumë se 2.500.000 lekë, pavarësisht numrit të Depozitave apo llojit të monedhës së tyre.

2 Të gjitha Depozitat që janë në monedhë të huaj konvertohen në lekë më kursin zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë në ditën e vendosjes së bankës në likuidim të detyruar.

 

 

Ndryshimet e kushteve kontraktore do të aplikohen 2 muaj (dy) pas këtij njoftimi, në përputhje më parashikimet e pikës “Ndryshimi i kushteve të kontratës dhe komunikimi më Klientin” të Kontratës Për Shërbimin Tibank+. Nëse nuk doni të pranoni ndryshimet, keni të drejtë që brenda afatit të sipërpërmendur, të tërhiqeni dhe të zgjidhni Kontratën pa penalitet, pasi të keni paguar të gjitha detyrimet, komisionet e parashikuara në këtë Kontratë në mënyrë proporcionale deri në zgjidhjen e kontratës. Në rast së nuk zgjidhni Kontratën, brenda këtij afati kohor, konsiderohet se keni pranuar ndryshimin.

Për informacion të detajuar mund të vizitoni një nga degët e Tirana Bank, faqen zyrtare të internetit të Tirana Bank www.tiranabank.al ose të telefononi në numrat 0800 68 68 / 355 4 227 7700.    

 

           

                       BANKA e TIRANËS Sh.A

 

* Klienti me klikimin ne kuadratin Pranoj te Termave dhe Kushteve, pranon se ka marre dijeni mbi permbajtjen e Termave dhe Kushteve te meposhtme, kopja e të cilave gjenerohet në këtë Platformë Digjitale TiBank+ siç përcaktohet ne pikën 1.7 më poshtë, me përmbajtje te njejte me kushtet e përcaktuara ne Aneksin B “TERMAT DHE KUSHTET E TIBANK+” të “Kontrates per sherbimin TiBank+”, që ka nënshkruar me Bankën, dhe ka marrë kopjen e tij në përputhje me piken 4.3 më poshtë të këtyre termave dhe kushteve.

TERMAT DHE KUSHTET E TIBANK+

Platforma Digjitale TIBANK + është nje sistem që i lejon Klientit marrjen e informacionit, kryerjen e transaksioneve bankare në distancë duke përdorur mjete të ndryshme elektronike të komunikimit si internet, rrjetet e telefonisë celulare. Banka i jep Klientit, mundësinë që nëpërmjet TIBANK+ të kryejë transaksione bankare (në vijim do të quhen "Transaksione") me kushtet që përshkruhen në kontratën përkatëse të lidhur me Bankën si në degë me prezencën e tij fizike ashtu edhe online të lidhur me Bankën në Platformën Digjitale TIBANK+.

Banka i jep Klientit ekzistues që ka të çelur nje llogari rrjedhëse me Bankën, të drejtën e hyrjes në Platformën Digjitale TIBANK+ për të kryer të gjitha veprimet e lejuara nëpërmjet ketij sistemi në llogarinë(të) e Klientit.

1.      MËNYRA E HYRJES NË PLATFORMËN DIGJITALE

1.1 Klienti që ka lidhur me Bankën Kontratën e Shërbimit TIBANK+ (e-banking), që të bëhet përdorues i  TIBANK+ duhet te vetregjistrohet në Platformën Digjitale.

1.2 Klienti përdorues a) mund të fillojë procesin në degët e Bankës dhe ta mbarojë vetë atë online më pas; si dhe b) Banka i jep mundësinë që të ndryshojë ose të rivendosë të dhenat e përdoruesit, kredencialet, emrin e përdorimit (username) dhe fjalëkalimin.

1.3  Klienti ka të drejtë të kryejë procesin e regjistrimit vetë në TIBANK+, në përputhje me procedurat dhe kërkesat e përcaktuara nga Banka. Përpara se të fillojë regjistrimin vetë, Klienti duhet të paraqitet fizikisht pranë një prej degëve të Bankës për të kryer verifikimin e identitetit dhe të dhënave personale. Pas këtij verifikimi, Banka e përfshin Klientin përkohësisht në një listë të brendshme të autorizimeve e vlefshme, për një afat të kufizuar kohor (deri në 30 minuta). Nëse kjo periudhë kohore e autorizimit përfundon para se Klienti të përfundojë procesin e regjistrimit, Klienti duhet të paraqitet sërish në degë për ri-autorizim.

1.4  Pas përfshirjes në listën e autorizimeve, Klienti mund të hyjë në TIBANK+ dhe të zgjedhë opsionin Regjistrohu Vetë” (Self-Enrollment), ku kërkohet të plotësojë të dhëna personale për verifikim si, data e lindjes, numri personal i identifikimit.

1.5  Nëse Klienti është tashmë i regjistruar në TIBANK+ ose nëse periudha kohore e autorizimit gjatë së cilës duhet të kryejë regjistrimit, ka skaduar atëhere Klientit të regjistruar më parë, do t’i shfaqet njoftimi përkatës me udhëzimet për rikuperimin e kredencialeve, ndërsa në rasti e autorizimit të skaduar, Klienti informohet për nevojën e ri-autorizimit pranë degës.

1.6 Pas përfundimit me sukses të fazës së verifikimit ku Klienti vendos daten e lindjes dhe numrin personal te identifikimit, Klienti i vjen me SMS ne numrin e tij te telefonit një kod verifikimi unik një përdorimesh (OTP). Pas futjes së saktë të këtij kodi ne ekran, Klienti vijon me krijimin e kredencialeve të aksesit (emër përdoruesi dhe fjalëkalim), duke respektuar politikat e sigurisë të përcaktuara nga Banka. Pas kesaj Klienti do të mund të përfundojë regjistrimin në TIBANK+. Vetem ne aplikacionin mobile, Klienti duhet te krijoje edhe nje kod unik 5 shifror te tijin  per te aksesuar platformen digjitale nga smartphone.

1.7 Përpara vazhdimit të mëtejshëm, Klienti është i detyruar të lexojë dhe të pranojë këto  “Terma dhe Kushte të Përdorimit” të TIBANK+, me pranimin e te cilave, Klienti përdorues mundet me pas të vijojë procesin e regjistrimit në TIBANK+.

1.8  Klienti përdoruesi hyn në TIBANK+ duke deklaruar të dhënat e tij te identitetit dhe te kontaktit, adresen e postes elektronike (e-mail) dhe numrin e telefonit, të cilat i kërkohen në fushën përkatëse që shfaqet elektronikisht ne platforme. Per verifikimin e te dhenave te deklaruara te tij, Përdoruesit do t’i dergohet nje fjalekalim njeperdorimesh ne adresen elektronike, dhe nje kod me SMS ne numrin e tij te telefonit, me perdorimin e te cilave ne platforme Përdoruesi deklaron dhe pranon se i verteton Bankes identitetin e tij dhe perben prove per perdorimin e platformes nga vete Përdoruesi.

1.9  Me përfundimin me sukses të të gjithë hapave të mësipërm, Klienti do të njoftohet për regjistrimin e suksesshëm dhe do t’i mundësohet akses në llogarinë e tij/saj në TIBANK+.

1.10 Banka nuk ka asnjë të dhënë mbi  Kredencialet e klientit.

1.11 Banka i jep mundësinë e mbështetjes nëpërmjet shërbimit të klientit, Përdoruesit, në rast se has vështirësi ose problematika gjatë regjistrimit apo ndryshimit të kredencialeve të tij duke ndjekur rregullat strikte të sigurisë nëpërmjet përdorimit të kodeve dhe fjalëkalimeve.

1.12 Klienti Përdorues që kryen regjistrimin përmes deges së Bankës, për krijimin e llogarisë në TIBANK+, mund të fillojë në degë pjesërisht ku Banka kryen verifikimin e identitetit dhe plotësimin e të dhënave të tij. Më pas Klienti Përdorues do të marrë Kodin e sigurisë me SMS dhe/ose me email për të vazhduar dhe përfunduar vetë krijim e kredencialeve, emrin e përdorimit (username) dhe fjalëkalimin, dhe regjistrimin me sukses në TIBANK+. 

1.13 Klienti Përdorues që ka harruar të dhënat e tij, emrin e përdoruesit “username” dhe fjalëkalimin, duhet të ndjekë procesin e rivendosjes së kredencialeve. Në këtë mënyre, Klienti mund të rimarrë aksesin mbi llogarinë e tij në TIBANK+ pas verifikimit të identitetit të tij, sipas procesit qe do te ndiqet nëpërmjet numrit te shërbimit te klientit (Call Center)

2. DETYRIMET DHE PËRGJEGJËSITË E PËRDORUESIT

2.1 Përdoruesi deklaron se është plotësisht i vetëdijshëm se gjatë përdorimit të platformes digjitale mund të hasë pengesa në kryerjen e transaksioneve që mund të rrjedhin nga difekte ose dëmtime të këtij sistemi, te lidhjes se internetit ose të rrjeteve të tjera të komunikacionit.

2.2  Hyrja e Përdoruesit në shërbimet që jepen nga TIBANK+ nënkupton që Përdoruesi disponon pajisje teknike të përshtatshme për të cilën dhe sigurinë e saj, Banka nuk mban asnjë përgjegjësi. Përdoruesi garanton se njeh në mënyrë përfekte përdorimin e aparateve, të mjeteve ose të programeve, nëpërmjet të cilëve lidhet me Platforma digjitale për kryerjen e transaksioneve.  

2.3  Të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale në lidhje me këtë sistem janë të Bankës, ndalohet rreptësisht kopjimi, imitimi ose çdo lloj përdorimi tjetër i pa autorizuar i software-ve të Bankës nga Përdoruesi, si dhe përdorimi i TIBANK+  për veprime të paligjshme.

2.4  Përdoruesi mban përgjegjësi ndaj Bankës për çdo shkelje të Kushteve të Përdorimit.

2.5  Përdoruesi është i vetëdijshëm dhe merr përsipër rreziqet e vjedhjes ose ndryshimit të kodeve, nga persona të tretë të paautorizuar.

2.6 Përdoruesi ka përgjegjësinë për gabimet që mund të rrjedhin nga funksionimi i rrjetit të Internet-it  që mund të sjellë shkatërrimin ose ndryshimin e përmbajtjes së urdhërave elektronike.

2.7  Perdoruesi deklaron dhe pranon se Banka nuk mban përgjegjësi nëse shkelet sekreti i informacionit në lidhje me Përdoruesin, në rast ndërhyrje ose mosfunksionimi të TIBANK+ apo website-in e Bankës në rrjetin Internet, shkaqe të cilat nuk përbëjnë pakujdesi të Bankës.

2.8 Perdoruesi duhet të kujdeset që të shmangë ndonjë abuzim apo mashtrim me Kodet që bëjnë të mundur aksesin e e tij në TIBANK+.

2.9  Perdoruesi kupton dhe njeh se platforma digjitale është nje sistem vazhdimisht në zhvillim, subjekt i ndryshimeve dhe përmirësimeve, për këtë arsye Banka ka të drejtë që kohe pas kohe të ndryshojë të dhënat dhe parametrat e platformës si p.sh parametrat teknik të pajisjes të përdoruesit, metodat e njohjes ose të vërtetimit të identitetit të përdoruesit, etj.

2.10 Banka mund të anullojë Kodet e dhëna në çdo kohë duke njoftuar Perdoruesin lidhur me këtë veprim. Në këtë rast, anullimi ka pasoja të menjëherëshme e të padëmshme dhe Perdoruesi rrjedhimisht humb cdo të drejtë përdorimi në TIBANK+.

3. RUAJTJA E SEKRETIT BANKAR DHE MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

3.1  Informacioni që Përdoruesi i transmeton Bankës është konfidencial dhe Banka është e detyruar ta përdorë atë vetëm në atë mënyrë që gjykohet e nevojshme në kuadrin e shërbimeve të ofruara.

3.2  Përdoruesi deklaron se me pranimin e Kushteve të Përdorimit, është informuar për qëllimin e përpunimit të të dhënave personale dhe marrjen e të dhënave te tij.

3.3 Informacioni që jepet nëpërmjet TIBANK+ është konfidencial për Përdoruesin, i cili është i detyruar të mos ua bëjë të ditur përsonave të tretë dhe të garantojë ruajtjen e sekretit të informacionit nga përsona të tretë të paautorizuar.

3.4 Banka ka detyrimin ligjor të zbatojë dispozitat e ligjit Nr. 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave përsonale”, ligjit Nr.9662, datë 18.12.2006 "Për bankat në Republikën e Shqipërise" i ndryshuar, si dhe aktet nënligjore në fuqi për konfidencialitetin e sekretin bankar të miratuara nga Banka e Shqipërisë dhe deklaron se ka ndërmarrë të gjitha veprimet, sipas legjislacionit në fuqi (p.sh. njoftime, pëlqime etj.) që kërkohen për përpunimin e ligjshëm të të dhënave me karakter personal.

3.5  Perdoruesi gjithashtu me pranimin e Kushteve te Perdorimit, në përputhje me ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i jep Bankës pëlqimin e plotë të tij për përpunimin e të dhënave të tij si dhe transmetimin e tyre tek Ofruesi i Kualifikuar i sherbimit te besuar, i pajtuar nga Banka, me qellim identifikimin elektronik te sigurt te Përdoruesit per ushtrimin e kontrollit  të vërtetësisë së identitetit të Përdoruesit.

3.6 Lidhur me të dhënat personale të Përdoruesit të mbledhura nga Banka, Përdoruesi me pranimin e Kushteve te Perdorimit deklaron shprehimisht:

a)  se u njoftua për përpunimin në mënyrë manuale dhe të automatizuar të të dhënave të tij me karakter personal dhe financiar, që bëhet nga Banka;

b)  se njeh që të dhënat e tij përsonale dhe financiare të mbledhura nga Banka lidhen me qëllimin dhe përmbushjen e Kushteve te Perdorimit, janë të nevojshme dhe nuk tejkalojnë qëllimin e këtyre Kushteve;

c) se u njoftua se dhënia e të dhënave të tij personale është e detyrueshme për përmbushjen nga Banka të kërkesave rregullative përcaktuar nga rregullorja e Bankës së Shqipërisë “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare” si dhe “Për pagesat elektronike”, si edhe kërkesës për raportim të ligjit “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.

3.7  Gjithashtu, Përdoruesi me pranimin dhe firmosjen e Kushteve te Perdorimit deklaron se iu komunikua dhe mori dijeni nga Banka përsa vijon:

a) se ai ka të drejtë të informohet për identitetin e përfaqësuesit të caktuar për mbikëqyrjen e brendshme të mbrojtjes se të dhënave përsonale të përpunuara; dhe

b) se ai me anë të nje kërkesë, ka të drejtën për akses në të dhënat e tij përsonale të mbledhura nga Banka dhe të drejtën e kërkimit të korrigjimit të tyre. Gjithashtu ai mund të kundërshtojë përpunimin e të dhënave të tij nëqoftëse të dhënat janë të pasakta nuk janë të rregullta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me ligjin

3.8 Ushtrimi nga Perdoruesi, i të drejtës për të revokuar pëlqimin për përpunimin e të dhënave të tij përsonale në TIBANK+, përbën tërheqje të menjëhërshme të Perdoruesit nga përdorimi i kësaj platforme dhe me verifikimin e kësaj ngjarjeje, Bankës i lind e drejta për të mbyllur TIBANK +pa njoftim paraprak dhe Perdoruesi humb cdo të drejtë përdorimi në TIBANK+. 

4. TË NDRYSHME

4.1  Me nënshkrimin e këtyre Kushteve të Përdorimit, Përdoruesi ka të drejtë të fillojë dhe të ndjekë procesin e hyrjes dhe regjistrimit të tij në TIBANK+.

4.2  Banka mund të ndryshojë këto Kushte Përdorimi që perfshijnë por nuk limitohen në kushtet e saj, mënyrën e hyrjes dhe përdorimit në TINBANK+, pa qene i nevojshem ndryshimi me shkrim i këtyre Kushteve. Për çdo ndryshim, Banka do të njoftoje Përdoruesin me shkrim, të paktën 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike përpara se ndryshimet të bëhen të aplikueshme, duke përdorur mjetet e komunikimit të përzgjedhur prej tij apo në çdo menyre tjetër që Banka e sheh të përshtatshme, sipas parashikimeve në piken 10 të Kontratës Per Sherbimin TIBANK+.

4.3 Kushtet e Perdorimit janë pjesë përbërëse e Kontratës për shërbimin TIBANK+ dhe hartohen në dy (2) kopje dhe secila prej palëve do të marrë nga një kopje. Nje kopje me përmbajtje të njëjtë të ketyre termave dhe kushteve do të gjenerohet edhe në Platformën Digjitale TiBank+ siç përcaktohet ne pikën 1.7 më sipër.

 

 

 

Termat dhe Kushtet ne platforme

Kushtet e Perdorimit te ketij Website kushtezon pranimin e kushteve te meposhtme:

Ky website mirembahet nga Tirana Bank ne Shqiperi per perdorim nga klientet dhe publiku. Per permbajtjen e websitit jane bere te gjitha perpjekjet qe ajo te jete e sakte. Megjithate, per gabimet qe mund te ndodhen ne kete permbajtje, Tirana Bank nuk eshte pergjegjese per keto pasaktesi. Perdoruesi i ketij website eshte pergjegjes per verifikimin e informacioneve para se te marre nje vendim.

Per te lehetesuar navigimin ne kete website jane vendosur linqe me website te tjera te kontroluara nga te trete. Tirana Bank nuk verfikon informacionin e websiteve te tjera pervec te websitit te saj dhe nuk ndikon ne opinionin qe ato krijojne.

Askush nuk ka te drejte te beje nje link me website te Tirana Bank pa marre me pare miratimin e saj. Grafikat dhe informacioni nuk duhet te kopjohet, printohet per qellime perfitimi apo perdoret ne cdo forme tjeter pa miratimin me shkrim te perfaqesuesve te Tirana Bank.