LEASING
Financim LEASING ekskluzivisht nga Tirana Bank vetëm për FORD…
- Financim deri në 100% të vlerës së makinës
- Norma interesi konkurruese në Lek dhe Euro
- Këste mujore të përballueshme nga kushdo
- Kërkesa minimale për dokumentacion
- Procedura të shpejta aprovimi të financimit
- Dorezim i shpejtë i makinës.
Qeraja financiare apo sic njihet gjerësisht leasing, është një nga mënyrat më efektive të financimit të blerjes së aseteve në përdorim nga kompania.
Leasing është një process ku qeramarrësi (Korporatë, SME apo Micro) ka në përdorim një aset, që është edhe objekti i kontratës leasing, për të cilin kryen një seri pagesash periodike deri në shlyerjen e gjithë vlerës së këtij aseti. Deri në përfundim të këtyre pagesave, pronësia e asetit mbetet tek qeradhënësi.
Asetet objekt financimi mund të jenë:
- Mjete motorike: Makine / Flote / Furgone / SPV / Kamion / Autobus, etj
- Mjete lundruese
- Pajisje dhe makineri: Pajisje mjekesore / Printimi / IT / Telekomunikimi / Ndertimi, etj
- Pasuri e paluajteshme: Industriale / Komerciale / Residenciale.
Avantazhet e leasing në krahasim me kredinë lidhen kryesisht me:
- Terma më të mira të financimit si: norma interesi, afate financimi, vlera e parapagimit, vlera e mbetur, etj
- Faktin që nuk ka nevojë për kolateral, pasi kolateral është vetë objekti i leasing
- Faktin që shpenzimet mujore për leasing janë 100% të zbritshme për efekt të llogaritjes së tatim-taksave
- Zbritjen e shpenzimeve të amortizimit të një aseti, të cilin kompania akoma nuk e ka paguar plotësisht
Ju mund të financoheni deri në 90% të vlerës së blerjes së asetit për një afat të përshtatshëm, të përcaktuara në varësi të llojit të asetit, duke na kontaktuar :
e-mail: [email protected]
Cel: 069 40 10 758