Produktet e Financimit të Keshit
Tirana Bank ofron llogari rrjedhëse të biznesit në valuta të ndryshme, LEK, EUR,
USD, GBP dhe CHF. Me një gjendje minimale të nevojshme prej LEK 10.000/EUR 100/USD 100 në llogari, biznesi juaj mund ta përdorë për lloje të ndryshme transaksionesh, si depozita dhe tërheqje kesh, depozita, pagesa për partnerët tuaj të biznesit etj.
Përmes llogarive të biznesit tuaj në bankën tonë, shoqëria juaj mund të kryejë pagesa të shpejta dhe të sakta për OSHEE, UK në të gjitha qytetet, kompanitë telefonike dhe internetin.
Ju mund të paguani taksat, sigurimet shoqërore dhe detyrimet doganore të shoqërisë suaj nëpërmjet llogarive tuaja të biznesit në bankën tonë.
Permes llogarise suaj te biznesit ju mund te kryeni derdhje apo terheqje te keshit, si dhe mund te paguani kestet e kredive
Me anë të shërbimit tonë të brendshëm të transaksionit, ju mund të mblidhni të arkëtueshmet e shoqërisë suaj, dhe të paguani furnizuesit tuaj pa asnjë kosto shtesë.
Libri i çeqeve është një dokument që urdhëron një bankë për të paguar një shumë
të caktuar parash nga llogaria e një personi te personi në emër të të cilit është
lëshuar çeku. Nëse ndodheni larg nga ndonjë degë e bankës, ose nuk mund të hyni në llogarinë tuaj e-banking, ose nëse furnizuesi juaj nuk ka llogari në Tirana
Bank, atëherë ju fare lehtë mund të përdorni librin tuaj të çeqeve.
Është një marrëveshje mes dy palëve (midis Kontraktorëve dhe Agjentit Escrow-Tirana Bank), përmes të cilit Agjenti Escrow (Banka) pranon të menaxhojë shumën escrow në llogarinë escrow të hapur në Bankë, shumë e cila vihet në dispozicion me përmbushjen e kushteve dhe rrethanave të përcaktuara në këtë
marrëveshje.
Banking-u online, i njohur si banking-u në internet, është një sistem pagesash elektronike që ju mundëson ju si klienti ynë të kryeni një sërë transaksionesh financiare kundrejt të tjerëve. E-Banking është dega jonë online, për ju.
Divizioni i Thesarit dhe Tregjeve Financiare ofron norma konkurruese të këmbimit valutor dhe në kohë reale, për konvertimin e fondeve tuaja nga një monedhë në një tjetër.
Divizioni i Thesarit dhe Tregjeve Financiare në bashkëpunim me Njësinë e Depozitimit dhe Kujdestarisë, u ofron klientëve të Bankës:
(i) shërbimin e ndërmjetësimit në ankandet primare të letrave me vlerë të qeverisë shqiptare,
(ii) transaksionet (blerje/shitje) në tregun sekondar,
(iii) administrimin e portofolit të investimeve të klientit dhe llogari
Mesazhi SWIFT MT101 aplikohet kur Klienti urdhëron Tirana Bank përmes SWIFT,
për të debituar llogarinë/të e tij, dhe kredituar llogarinë/të e palëve të treta vendore dhe ndërkombëtare.
Kodi SWIFT MT 101 është i dobishëm dhe efikas për shoqëritë ndërkombëtare, të cilat kanë llogari në Tirana Bank, dhe nuk mund të kontaktojnë direkt me Bankën, për shkak të pamundësisë gjeografike ose praktike.
Debitimi Direkt është një shërbim i ofruar nga Banka për të gjithë Klientët e Biznesit, i cili mundëson kryerjen e pagesave të rregullta mujore, si pagesat për shërbimet utilitare ose telefonike automatikisht nga një llogari personale/biznesi te një Shoqëri kliente. Ky shërbim bazohet në marrëveshjet që Tirana Bank ka lidhur me shoqëritë që ofrojnë shërbime telefonike dhe utilitare.
Urdhri Automatik është një shërbim që i ofrohet klientëve për të kryer pagesa periodike në shuma fikse automatikisht nga Llogaria Rrjedhëse. Klienti mund të kryejë pagesa të ndryshme, si: qiraja, abonimet e ndryshme, etj.
Pika e shitjes (POS)
Pika e shitjes (POS) ose pika e blerjes (POP) është koha dhe vendi ku kryhet një transaksion me pakicë.
Gjithashtu është pikë në të cilën një klient bën një pagesë në këmbim të mallrave ose pas marrjes së një shërbimi.
Pas marrjes së pagesës, tregtari lëshon një faturë për transaksionin, e cila zakonisht printohet në çast.