Llojet e Kredive
Marrëdhëniet tona me biznesin dhe përgjegjësit tanë mund të ofrojnë zgjidhje të përshtatura për nevojat tuaja të biznesit për kapitalin qarkullues. Shuma dhe afati maturimit të një kredie për kapital qarkullues përcaktohen sipas nevojave të Huamarrësit dhe ciklit të veprimtarisë së tij të biznesit.
- Kreditë Overdraft
Kredia Overdraft është një kredi afatshkurtër, e dhënë në monedha (LEK/EURO/USD) që e lejon klientin të tërheq fonde nga llogaria rrjedhëse deri në limitin e miratuar, duke e qarkulluar atë disa herë. Kredia Overdraft e ndihmon biznesin për të mbuluar borxhet afatshkurtra, furnizimet sezonale, blerje për inventar dhe detyrime të tjera që lidhen me aktivet afatshkurtra të biznesit.
- Linjë Krediti
Linja e kreditit është një hua afatshkurtër që i ofrohet bizneseve për të mbuluar nevojat e tyre financiare të çastit në ciklin operacional, siç janë blerja e aksioneve/inventarit, ripagimi i furnizuesve ose pagesa të tjera që nuk ndikojnë ndjeshëm në likuiditetin e shoqërisë.
- Kredi e përdorur për shumë qëllime-MPF
Kjo lloj kredie është një hua afatshkurtër që i ofrohet bizneseve që kanë nevojë për Garanci Bankare ose letër kredie, e cila mund të paguhet nëpërmjet fondit të bankës, në rastin kur biznesi juaj ka pamjaftueshmëri likuiditeti.
Kredia Afatmesme dhe Afatgjatë jepet në disa monedha (ALL/EUR/USD) dhe me periudhë ripagimi deri në 120 muaj (duke përfshirë një periudhë faljeje, sipas
rastit). Ajo mundëson financimin e nevojshëm për të përkrahur zhvillimin dhe/ose
zgjerimin e biznesit nëpërmjet investimit në aktivet fikse afatmesme dhe afatgjata, siç janë blerja e mallrave dhe/ose pasurive të patundshme, ndërtesave, automjeteve, pajisjeve etj., ose konsolidimi i gjendjes financiare nëpërmjet rifinancimit të investimeve dhe/ose borxheve të tjera afatgjata.
Kredia për Investime është një hua që i jepet personave juridikë ose investitorëve të interesuar për të financuar investime të ndryshme (p.sh. prona të pasurive të paluajtshme, blerje aksionesh ose obligacionesh), etj.
Kredia Sindikale/investimi i përbashkët është një hua e dhënë nga dy ose më shumë banka që bashkëpunojnë për të mundësuar fonde për një huamarrës të vetëm. Huamarrësi mund të jetë një korporatë, një projekt i madh ose një organ sovran, siç është qeveria. Huaja mund të përfshijë një shumë të caktuar fondesh, një linjë krediti ose kombinim të të dyjave. Kreditë Sindikale lindin atëherë kur një projekti i nevojitet një shumë e cila është e papërballueshme për një huadhënës të vetëm ose kur projektit i duhet një huadhënës i specializuar me ekspertizë në një kategori specifike aktivesh. Kreditë Sindikale mundësojnë bankat të shpërndajnë riskun dhe të marrin pjesë në mundësi financiare që mund të jenë tepër të mëdha për bazën e kapitalit të secilit prej tyre.
Financimi i projektit është analiza e plotë e ciklit të jetës së një projekti në infrastrukturë, projekte industriale, shërbime publike, etj., duke përcaktuar strukturën financiare midis Borxhit & Kapitalit dhe duke u mbështetur në fluksin e ardhshëm të parasë që gjenerohet, si edhe te sponsorët.
Tirana Bank ofron kredi të tjera të përshtatura sipas nevojës për klientët besnikë kredimarrës, si:
- Tejkalim i Limitit – Përmes këtij produkti kredie, banka jonë u ofron klientëve tanë kredimarrës ekzistues mundësinë për të përballuar nevojën urgjente të biznesit për kesh. Me një procedurë të shpejtë për marrjen e vendimit dhe pa pasur nevojë për kolateral, banka jonë i mundëson biznesit tuaj një tejkalim limiti me afat maturimi deri në 3 muaj.
- Kreditë-urë – Nëse keni planifikuar një investim, por ju duhen para kesh, Tirana Bank mund t’ju ndihmojë nëpërmjet kësaj kredie, të pagueshme brenda 12 muajve nga kredia juaj tjetër e investimit.