Kjo platforme ndihmon biznesin ne kryerjen online te pagesave dhe detyrimeve ndaj shtetit
(Dogana, Tatime dhe Sigurime).

Duke ecur me hapin e kohës dhe duke vlerësuar shërbimin ndaj klientit si një nga prioritetet kryesore të saj, TIRANA BANK ju ofron shërbimin e saj më të ri: “Online Banking”.
 
“Online Banking” është një seri shërbimesh bankare të cilat ju mund t’i kryeni nëpërmjet kompjuterit ose aparatit tuaj celular, pa qenë nevoja të gjendeni në bankë mjafton që të keni një lidhje me internetin.
 
Veprime bankare rutinë deri tani, si pagesa faturash, transferta në llogari të treta (brenda dhe jashtë vendit), informacion të gjendjes së llogarisë, paga punonjësish, etj., bëhen tani direkt nga zyra juaj ose nga çdo vend ku ju dëshironi, nëpërmjet kompjuterit ose aparatit tuaj celular. Në këtë mënyre Ju ose punonjësi juaj kurseni kohë, keni informacion të plotë mbi llogaritë tuaja, merrni vendime më të shpejta, ulni koston dhe rrisni produktivitetin e biznesit.
 
Nëpërmjet shërbimit “Online Banking” ju mund të ruani në formate “Excel” apo PDF si dhe të printoni faqet e internetit apo faturat e transaksioneve dhe pagesave.
 
Shërbimi i jep gjithashtu mundësi shoqërisë tuaj të regjistrojë përdorues të tjerë duke përcaktuar përmes internetit llojet e veprimeve të autorizuara për secilin prej tyre, limitin si dhe aprovimin e shumave për këto veprime, me pak fjalë, monitorim dhe manaxhimin online të të drejtave të secilit përdorues.
 
I lehtë për t’u përdorur, me menu të përzgjedhjes në Shqip dhe Anglisht, kurs këmbimi dhe llogaritje automatike të valutave, me standartet me bashkëkohore të sigurisë on line dhe mbi të gjitha, me një platformë interneti e provuar mbi 10 vjet. Ju keni tashmë mundësinë të bëni tuajin një shërbim multifunksional dhe mëse bashkëkohor.
 
Për çdo informacion në lidhje me këtë shërbim të ri mund t’i drejtoheni InfoBank 0800 68 68. Për thirrje nga aparati celular ose thirrje ndërkombëtare telefononi në +355 4 2277 700.