Online Banking
Banka nëpërmjet Internetit
- Internet Banking (internet)
- Mobile Banking (nga ekrani i celularit tuaj)
Veprimet bankare vetëm me një ”klik”!
Tirana Bank ju ofron mundësinë për të realizuar vetë ju, veprimet bankare qe ju nevojiten, duke përdorur shërbimin elektronik bankar “Online Banking- Internet Banking”.
Me këtë shërbim nuk është më e nevojshme që ju të vini pranë Bankës, këtë herë është Banka që vjen pranë jush, në shtëpinë tuaj, zyrën apo kudo që ju ndodheni.
Nëpërmjet internetit, ju mund të kryeni veprimet bankare nga shtëpia apo zyra juaj, duke kursyer kohën dhe lehtësuar jetën tuaj.
Përvoja e klienteve tanë është primare, ndaj ne sigurohemi që ajo të jetë gjithmonë e përkryer.
Suksesi ynë bazohet në një marredhënie transparente mes bankës dhe klientit, ndaj ne përpiqemi të sjellim më të mirën me produktet dhe shërbimet tona.
Me ju në fokus, kemi krijuar TiBank, një platformë inovative, e cila përmbush të gjitha kërkesat tuaja.
Shkarkoje tani dhe përdore pasi të jeni informuar nga banka për kredencialet tuaja.
- Balancën dhe lëvizjet e llogarisë suaj
- Urdhërpagesat periodike
- Gjendjen e kartave tuaja të debitit dhe kreditit
- Kreditë tuaja konsumatore dhe kreditë për shtëpi (mbetjet që duhen paguar, datat e pagesave, shuma e kësteve)
- Detajet e Depozitës tuaj me afat ose Hapni një Depozitë të re;
- Gjithashtu, ju mund të printoni në cdo kohë lëvizjet e llogarisë apo faturën e kartës tuaj të kreditit
- Pagesën e Kartës së Kreditit apo këstet e Kredisë në Tirana Bank;
- Transferta midis llogarive personale
- Transferta në çdo llogari në Tirana Bank
- Transferta në çdo bankë brenda dhe jashtë Shqipërisë
Bëni pagesat tuaja për:
Kartat e kreditit VISA të Tirana Bank
Shlyerjen e kësteve të kredive
Telefoni celulare – ONE, Vodafone dhe Albtelecom
Faturat Oshe dhe Ukt