CRS & FATCA
INFORMIM MBI SHKËMBIMIN E DETYRUESHËM AUTOMATIK TË TË DHËNAVE TË LLOGARIVE FINANCIARE SIPAS STANDARTIT TË PËRBASHKËT TË RAPORTIMIT (CRS)
Standardi i Përbashkët i Raportimit (Common Reporting Standard - CRS) i krijuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe Direktiva Evropiane 2014/107 / EU (DAC2) mbi shkëmbimin e detyrueshëm automatik të informacionit në fushën e taksave, përbëjnë detyrime të reja rregullatore për institucionet financiare në vendet e detyruara nga sa më sipër (CRS dhe / ose Direktiva Evropiane 2014/107 / EU DAC2) për të mbledhur dhe raportuar informacione mbi llogarinë financiare, me qëllimin për të kontribuar në trajtimin e evazionit fiskal dhe shmangien e taksave, si dhe përmirësimin e përputhjes së taksave në nivel ndërkombëtar. Shqipëria është e përkushtuar të respektojë sa më sipër, në përputhje me Ligjin 4/2020 dhe të gjitha udhëzimet dhe aktet normative ne lidhje me të.
Në bazë të sa më sipër, Tirana Bank është e detyruar të paraqesë informacionin për llogaritë financiare të Personave të Raportueshëm të mbajtura pranë Tirana Bank, deri më 31 Dhjetor të vitit kalendarik të mëparshëm, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), deri më 31 korrik 2020, si dhe ne vijim çdo vit brenda muajit maj, me të dhënat e vitit kalendarik paraardhës.
Indiciat për Personat e Raportueshëm perfshijnë, por pa u kufizuar në: adresën e qëndrimit të përhershëm dhe / ose adresën e korrespodencës në një vend pjesëmarrës të huaj dhe / ose juridiksion të huaj, numrin unik të telefonit në një vend pjesëmarrës të huaj dhe / ose juridiksion të huaj, ndonjë prokurë/autorizim i vlefshëm i dhënë një personi me një adresë në një vend të huaj dhe / ose juridiksion të huaj, etj..
Të dhënat e personave të raportueshëm që duhet të dorëzohen nga institucionet financiare pranë Drejtorisë se Përgjithshme të Tatimeve për efekt raportimi te Rezidences Fiskale, përfshijnë si më poshtë:
Emri i plotë i individit / Emri i Kompanisë, Adresa (at), Juridiksioni (et) e vendbanimit tatimor, Numri Identifikues i Tatimpaguesit, data dhe vendi i lindjes (vetëm për individët), numri i llogarisë(ve), balanca / vlera e depozitës ose e llogarisë së kujdestarisë.
Transferimi i këtyre të dhënave do të kryhet sipas kushteve dhe garancive që ofrojnë mbrojtjen e duhur të të dhënave tuaja personale. Tirana Bank sha, garanton se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e sigurt të të dhënave të mbajtësit të llogarisë duke kuptuar se të dhënat e tij personale dhe financiare do të trajtohen në përputhje me ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, dhe udhëzimin e Bankës së Shqipërisë, nr. 32, datë 08.05.2002 “Për sekretin bankar”.
Për më shumë informacion mbi Standardin e Përbashkët të Raportimit të OECD për Shkëmbimin automatik të informacionit të llogarisë financiare (CRS), ju lutemi referojuni https://www.oecd.org/tax/automatic-exchange/common-reporting-standard/ose faqja e Autoritetit të Pavarur për të Ardhurat Publike https://www.tatime.gov.al/ ose këshilltarit tuaj tatimor.
Kërkesa e çdo klienti në lidhje me të dhënat e tij / saj personale dhe ushtrimin e të drejtave të tij / saj duhet të adresohet me shkrim pranë Tirana Bank sh.a, Oficeri i Mbrojtjes së të Dhënave (DPO) dhe të dërgohet me email në [email protected] ose të dorëzohet pranë një prej degëve të Bankës
Si institucion financiar, Bankës së Tiranës nuk i lejohet të ofrojë këshilla tatimore për klientët e saj.