Debitimi Direkt është një shërbim i ofruar nga Banka për të gjithë Klientët e Biznesit, i cili mundëson kryerjen e pagesave të rregullta mujore, si pagesat për shërbimet utilitare ose telefonike automatikisht nga një llogari personale/biznesi te një Shoqëri kliente. Ky shërbim bazohet në marrëveshjet që Tirana Bank ka lidhur me shoqëritë që ofrojnë shërbime telefonike dhe utilitare.