Njoftim i klientëve Individë mbi ndryshimin e kontratës së shërbimit TiBank +
I nderuar Klient,
Platforma e re digjitale TiBank+ do të plotësohet me disa funksionalitete te reja, duke ofruar një eksperiencë të përmirësuar ndjeshëm.
Në kuadër të këtij procesi, dëshirojmë t’ju informojmë për ndryshimet e rëndësishme kontraktore të “KONTRATË PËR SHËRBIMIN TIBANK+” që do të paraqiten si më poshtë:
1. Në pikën 2. “Mënyra e hyrjes në TiBank+ dhe përdorimi i tij” nënpika 2.1 ndryshon dhe do të lexohet me përmbajtjen si me poshtë:
2.1 Klienti është i detyruar të ndjekë procesin e hyrjes dhe regjistrimit të tij në TiBank+, në përputhje me “Termat dhe Kushtet e Përdorimit”, një kopje e te cilave i jepen Klientit si Aneksi B përbërës i kësaj kontrate. Klienti per krijimin e kredencialeve të aksesit (emër përdoruesi dhe fjalëkalim), për qëllime të verifikimit të identitetit do të marrë nga Banka me SMS në numrin e tij te telefonit një kod verifikimi unik njëpërdorimësh (OTP), dhe vetëm pas futjes së saktë të këtij kodi, Klienti do të mund të përfundojë regjistrimin në Platformë. Me përdorimin në platformë të fjalëkalimit dhe Kodit unik të Identifikimit të vendosur nga Klienti, Përdoruesi deklaron dhe pranon se i verteton Bankes identitetin e tij dhe përbën provë për përdorimin e platformës nga vetë Përdoruesi. Klienti do të njoftohet për regjistrimin e suksesshëm dhe do t’i mundësohet akses në llogarinë e tij në Platformën Digjitale të Bankës.
2. Në pikën 2. “Mënyra e hyrjes në TiBank+ dhe përdorimi i tij” ,nënpika 2.5 ndryshon dhe do të lexohet me përmbajtjen si me poshtë:
2.5 TiBank+ i jep mundësinë Klientit të ndryshojë Kodin e Identifikimit, pasi ai e ka aksesuar platformën. Është e rëndësishme që Klienti të ndryshoje kodin në frekuenca kohore si një masë e nevojshme sigurie.
3. Në pikën 3.7 “Klienti mund të informohet apo të kryejë nëpërmjet TiBank+, veprimet si më poshtë: shtohet nënpika 3.7.8 dhe 3.7.9 me këtë përmbajtje si më poshtë:
3.7.8 Aplikim për çelje të depozitave me afat;
3.7.9 Pagesa nëpërmjet Numrit të telefonit dhe Emrit të klientit (P2P).
4. Pika 12. “Kushte të tjera” bëhet pika 13 dhe do të lexohet me përmbajtjen si me poshtë:
13. Kushte të tjera
13.1 Klienti është i detyruar të paguajë menjëherë të gjitha shpenzimet e mundshme lidhur me Transaksionet që kryen nëpërmjet sistemit TiBank+ dhe jane të pagueshme prej tij.
13.2 Vonesa ose neglizhenca nga Banka për të ushtruar të drejtat ligjore ose kontraktuale, nuk do të interpretohet në asnjë rast si heqje dorë prej tyre.
13.3 Në rast se një nga kushtet e kësaj kontrate gjykohet i pavlefshëm, kushtet e tjera do të mbeten plotësisht në fuqi sikur kushti i anulluar të mos përfshihej në ketë kontratë nga fillimi, përveç rastit kur kushti i anulluar është i nje karakteri thelbësor që shkakton pavlefshmërinë e gjithë kontratës.
13.4 Kjo Kontrate së bashku me Deklarimet e Përdoruesve që jane Aneks i kësaj kontrate shfuqizojnë çdo marrëveshje të mëparshme, me goje ose me shkrim, që mund të jetë lidhur midis paleve në lidhje me transaksionet që përbëjnë objektin e kësaj kontrate.
13.5 Kjo kontratë hartohet në përputhje me dispozitat e Kodit Civil dhe në veçanti me dispozitat e rregulloreve të Bankës së Shqipërisë dhe do të interpretohet në përputhje me to. Gjykata kompetente për zgjidhjen e çdo mosmarrëveshje midis Bankës dhe Klientit, që rrjedh nga kjo marrëdhënie kontraktore ështe Gjykata e Shkallës së Pare e Juridiksionit te Përgjithshëm Tiranë, ku ndodhet selia e Bankës.
13.6 Kjo Kontrate hartohet në dy kopje (2) origjinale që do të nënshkruhen nga palët e kësaj Kontrate. Secila prej palëve kontraktuese do te marre nga një kopje origjinale të nënshkruar nga palët që do të ketë të njëjtën vlerë.
5. Shtohet Pika 12. “Çelja e depozitës me afat nëpërmjet platformës TiBank+” dhe do të lexohet me përmbajtjen si me poshtë:
12. Çelja e depozitës me afat nëpërmjet platformës TiBank+
12.1 Në këtë dokument Palët bien dakort që Depozita me afat që do të celet nëpërmjet sistemit TiBank+, të rregullohet nga Kontrata specifike për Depozitën me Afat që përbehet nga Kushtet e Përgjithshme dhe Kushtet e Posaçme të përcaktuara këtu mëposhte, si dhe nga Certifikata e Depozitës përkatëse ku përcaktohen kushtet specifike të depozitës, si shuma e investuar, norma vjetore e interesit, shuma e interesit, afati, data e maturimit. Kontrata për Depozitën me Afat do të gjenerohet nga sistemi elektronik TiBank+ në përputhje me kërkesën/ urdhërin e Depozituesit.
12.1.1 Depozitat me afat që mund të çelen nëpërmjet TiBank+ në përputhje me Kushtet e Përgjithshme dhe Kushtet e Posaçme të përcaktuara këtu mëposhtë, jane Depozita Me Afat, Depozita Me Afat “Të Ardhura Mujore”, Depozita 18 mujore me Normë Interesi Fikse dhe Depozita Me Afat të Gjatë me Normë Fikse Interesi.
12.1.2 Kushtet e Përgjithshme dhe Kushtet e Posaçme të përcaktuara këtu mëposhte janë të njëjta me kushtet e përcaktuara në Kontratën specifike përkatëse për Depozitën me Afat që do të gjenerohet elektronikisht nga platforma TiBank+ në momentin e çeljes.
12.2 Kushtet e përgjithshme për Depozitën me afat në “TiBank+”
12.2.1 Banka ka të drejtë të bëjë kompensimin e detyrimit të pagimit/kthimit të Depozitës që Banka ka ndaj Klientit në bazë të kësaj Kontrate, me cilindo ose të gjithë detyrimet (borxhet) që Depozituesi ka ndaj Bankës që mund të rrjedhin nga çdo lloj kredie bankare (p.sh. overdraft, kartë krediti, kredi me afat etj.) ose nga çdo lloj shërbimi bankar ose financiar të ofruar prej saj, pavarësisht nga monedha në të cilën përcaktohen këto detyrime. Kompensimi i detyrimeve të shprehura në monedha të ndryshme do të behet me kursin e ditë të publikuar nga Banka në datën e kompensimit. Banka do të njoftojë paraprakisht me shkrim Depozituesin që do të ushtrojë të drejtën e kompensimit të detyrimeve.
12.2.2 Depozituesi pranon Kushtet e Punës në fuqi të Bankës.
12.2.3 Shuma minimale e detyrueshme e Depozitës LEK 100,000/ 1,000 EUR/USD/GBP/ CHF
12.2.4 Metodologjia e përllogaritjes së Interesit është:
I(n)=P*i*d/365 * (1-t) ku:
I(n) =shuma e interesit neto, P = shuma e depozitës, i = norma e interesit në përqindje, d = ditët e qëndrimit të shumës në depozitë, t = tatimi mbi të ardhurat në përqindje.
12.2.5 Banka do të mbajë në burim tatimin mbi të ardhurat në masën 15% për interësin e fituar të Depozitës në përputhje me ligjin në fuqi “Për tatimin mbi të ardhurat”.
12.2.6 Nëse Depozituesi vdes, paraqitja në Bankë e aktit të çeljes së trashëgimisë nga trashëgimtarët, ose edhe vetëm njërit prej tyre, sjell zgjidhjen para afatit të kësaj kontratë.
12.2.7 Depozituesi pranon faktin që kjo Depozitë krijohet nëpërmjet platformës TiBank+ dhe të gjitha kërkesat e dhëna Bankës nëpërmjet kësaj platformë dhe përdorimit të Kodit të Identifikimit kanë të njëjtën vlerë ligjore si urdhëri i nënshkruar më dorë i Depozituesit.
12.2.8 Depozituesi pranon së kërkesa për krijimin e Depozitës, nuk mund të tërhiqet pas momentit të proçesimit me sukses. Depozituesi ka të drejtë të kërkojë prishjen para afatit të Depozitës nësë përcaktohet në Kushtet e Posaçme të kësaj Kontratë.
12.2.9 Pas përfundimit të çeljes me sukses të Depozitës më Afat në platformën ‘TiBank+”, Depozituesi merr përsipër të paraqitet në çdo degë të “Banka e Tiranës” SHA, për tu pajisur më Certifikatën e Depozitës.
12.2.10 Banka ka të drejtë të mos ekzekutojë ndonjë kërkesë për krijimin e Depozitës të dhënë nga Depozituesi jo në përputhje më hapat tekniko - proceduriale të kërkuar nga sistemi “TiBank+”. Këto kërkesa do të refuzohen nga Banka dukë dhënë arsyen e refuzimit. Gjithashtu, megjithëse kërkësa për krijimin ë Depozitës ekzekutuar rregullisht nëpërmjet sistemit “TiBank+”, Banka ka të drëjtë të zgjidhë në mënyrë të njëanshme kontratën përkatëse të Depozitës në rast të mungësës së gjëndjes kreditore në llogarinë e Depozituesit ardhur kjo për shkak të ekzekutimit të urdhëravë të tjerë debitues të Klientit osë të bllokimit/ sekuestrimit të gjëndjeve kreditorë nga organet kompetente në bazë të ligjit. Për këtë Depozituesi do të njoftohet nga Banka brenda 24 orëvë nga momenti i konstatimit të këtij fakti më shkrim nëpërmjët mjeteve elektronikë të komunikimit (email, faks etj.) ose me mesazh telefonik si dhe në llogarinë ë tij në sistemin TiBank+.
12.2.11 Palët bien dakort së Kontrata e Depozitës do të quhet e lidhur midis tyre në datën e marrjës nga Depozituesi të konfirmimit për krijimin me sukses të Depozitës në “TiBank+” dhe gjenerimit të Certifikatës së Depozitës nga Banka.
12.2.12 Palët bien dakord së nëse kërkesa për krijimin e Depozitës është transmetuar me sukses në “TiBank+”, gjatë ditës së punës, para mbylljes së veprimeve të ditës në sistemin e Bankës, data e fillimit të Depozitës do të konsiderohet data e kërkësës të Depozituesit. Për çdo kërkese të Depozituesit pas mbylljes së veprimeve ditore në sistemin e Bankës dhe/ ose në një ditë pushimi, data e fillimit të Depozitës do të konsiderohet data e ditës së parë të punës bankare pas kërkesës/ urdhërit të Depozituesit.
12.2.13 Dukë qënë së Depozituesi e kontrakton këtë Depozitë në formë elektronikë, ai kupton së është personalisht përgjëgjës për ruajtjën, përdorimin, riprodhimin dhe/ ose printimin e Kontratës së Depozitës më Afat. Gjithsesi, Depozituesi nëpërmjet sistemit “TiBank+” mund të aksesojë në çdo kohë gjatë vlefshmërisë së Depozitës, një përmbledhje të karakteristikave të saj.
12.2.14 Në rastet kur Depozita është kërkuar më rinovim automatik, nëse kjo përcaktohët në Kushtet ë Posaçme të kësaj Kontratë, atëherë në çdo datë rinovimi, Banka do të prodhojë një Certifikatë të rë që përmban të dhënat ë përditësuara të Depozitës dhe që zëvendëson çërtifikatën ekzistuese. Kjo certifikatë do të mbahet si dokument në dosjen e klientit. Depozita e rinovuar do të shfaqet në llogarinë e Depozituesit në platformën elektronikë “TiBank+”.
12.2.15 Depozita në Bankë sigurohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (www.asd.gov.al) në bazë të ligjit nr. 53/2014 “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar, deri në shumën LËK 2.500.000 ose ekuivalentin e kësaj shumë në monedhë të huaj. Më kërkesën tuaj, Banka do t’ju informojë për statusin ë sigurimit të Depozitës/ llogarisë tuaj. Ky status, i siguruar ose jo, do të deklarohet çdo herë në printimin ë gjëndjes së llogarisë suaj. Informacioni për sigurimin e depozitave gjendet në Aneksin 2 – Për informimin e publikut për sigurimin e depozitave- bashkëngjitur kësaj kontrate.
12.2.16 Kontrata e Depozitës me Afat mbaron: (a) më zgjidhjen në mënyrë të njëanshme nga Banka për shkak të mungesës së gjëndjes kreditorë në llogarinë e Depozituesit në përputhje më parashikimin në pikën 12.2.10 të Kushteve të Përgjithshme të kësaj kontratë; osë (b) më maturimin e Depozitës, dukë përjashtuar rastin ë rinovimit automatik për “Depozitën më Afat”; osë (c) në rast të rinovimit automatik, më urdhërin e Depozituesit për zgjidhjen e saj dhënë të paktën një (1) javë kalendarike përpara datës së maturimit të Depozitës; (d) më thyerjen e Depozitës para afatit nga Depozituesi; (ë) në momentin ë konstatimit nga Banka të ngjarjës së ushtrimit nga Klienti të së drejtës për të revokuar pëlqimin për përpunimin e të dhënave të tij personale.
12.2.17 Mbajtja e kësaj kontratë dëepozite më afat nga Depozituesi tregon se ai/ajo i pranon pa asnjë kufizim të gjitha Kushtet e Përgjithshme të mësipërme, Kushtet e Posaçme këtu më poshtë, si dhë të Certifikatës të Depozitës, të cilat mbështeten në nenet 1024 – 1028 dhe 1041 - 1046 të Kodit Civil.
12.3 Kushte të posaçmë të Depozitave më Afat
12.3.1 Depozita më Afat
a) Depozita më afat çelet në monedhat LEK/EUR/USD/GBP dhe CHF
b) Depozituesi ka të drëjtë të rritë shumën e Depozitës (i) më afat një (1) mujor vetëm një hërë; dhë (ii) më afat tre (3) mujor jo më shumë së tre (3) herë. Për Depozitat më afat 6, 12 dhe 25 muaj rritja e shumës nuk lejohet. Interesi do të akumulohet çdo ditë dhe do të paguhet në datën e maturimit të Depozitës në llogarinë e Depozituesit pranë “BANKA e TIRANËS” Sh.A.
c) Në rastet e thyerjes së Depozitës para afatit të maturimit, interesi i akumuluar deri në momentin e kërkesës nga Klienti për thyerje do të mbahet nga Banka si penalitet. Ky penalitet nuk prek në asnjë rast principalin e Depozitës.
d) Depozituesi ka të drejtë të çelë Depozitën me opsionin që në datën e maturimit të saj, Depozita të rinovohëet automatikisht për të njëjtin afat kohor (i) vëtëm të shumës së Depozitës; ose (ii) të shumës të Depozitës dhe interesit të fituar së bashku. Në këtë rast norma e interesit për depozitën e re do të jetë sipas Buletinit të Normave të Interesit për Depozitat më Afat në fuqi. Banka rekomandon që Depozituesi në datën e maturimit të Depozitës më afat të kontaktojë Bankën ose të vizitojë faqen zyrtare www.tiranabank.al për tu informuar paraprakisht mbi normën e interesit që do të aplikohet për depozitën e rinovuar.
12.3.2 Depozita më Afat “Të ardhura Mujore”.
a) Depozita me afat “Të ardhura mujorë” çelet në monedhat LEK, EUR dhë USD. Gjatë afatit të Depozitës nuk lejohet ndryshimi i shumës së saj (rritje/pakësim i principalit) dhe as thyerja e saj para afatit nga Depozituesi. Interesi do të akumulohet çdo ditë dhedo të paguhet në ditën ë fundit të çdo muaji nga data e hapjes së Depozitës në llogarinë ë Depozituesit pranë “BANKA ë TIRANËS” Sh.A sipas metodologjisë së përcaktuar në pikën 12.2.4 më lart tek Kushtet ë Përgjithshme të Depozitës më Afat.
b) Afati i Depozitës përcaktohet për një përiudhë 12 (dymbëdhjetë) mujorë dhë nuk do të ripërtërihet në maturimin ë saj.
12.3.3 Depozita 18 Mujorë më Normë Interesi Fikse.
a) Depozita 18 mujorë më interes fiks çelet në monedhat LEK, EUR dhe USD. Gjatë afatit të Depozitës nuk lejohet ndryshimi i shumës së saj (rritje/pakësim i principalit). Norma e interesit, përcaktuar në Certifikatën e Depozitës, do të jetë fiks për të gjithë afatin e Depozitës. Interesi do të akumulohet çdo ditë dhe do të paguhet çdo 6 mujor nga data e çeljes së Depozitës, duke u kredituar në llogarinë e Depozituesit pranë “BANKA ë TIRANËS” Sh.A, sipas metodologjisë së përcaktuar në pikën 12.2.4 më lart tek Kushtet e Përgjithshmë të Depozitës me Afat.
b) Afati i Depozitës përcaktohet ne Certifikatën e Depozitës, për një periudhë 18 (tetëmbëdhjetë) mujore dhe nuk do të ripërtërihet në maturimin e saj.
c) Depozituesi ka të drëjtë të prishë Depozitën përpara afatit kundrejt aplikimit të penaliteteve si vijon:
(i) Depozituesi detyrohet t’i paguajë/ kthejë Bankës shumën neto (pas mbajtjes në burim të tatimit mbi të ardhurat) të interesave 6 (gjashtë) mujore të Depozitës të përfituara prëj tij dëri në datën ë prishjes së Depozitës; dhe
(ii) interesi i akumuluar gjatë përiudhës 6 (gjashtë) mujore vijuese të interesit nuk do të paguhet nga Banka në datën e prishjes së Depozitës.
Nësë shuma neto e interesave të përfituara/ marra nga Depozituesi nuk kthehet/ paguhët plotësisht siç përcaktohët në pikën (i) mësipër, Banka ka të drëjtë të shlyëjë më kompënsim këtë shumë nga vlëra ë principalit që i paguhet Depozituesit në datën e prishjes së Depozitës. Në këtë rast, llogaria e kursimit të Depozituesit do të kreditohet më shumën e principalit të Depozitës dhe do të debitohet me shumën ë penalitetit që rezulton në datën e prishjes së Depozitës.
12.3.4 Depozita me Afat të Gjatë më Normë Interesi Fikse .
a) Depozita afatgjatë më normë fikse interesi çelet në monedhat LEK, EUR dhë USD. Gjatë afatit të Depozitës nuk lejohet ndryshimi i shumës së saj (rritjë/pakësim i principalit). Interesi do të akumulohet çdo ditë dhe do të paguhet në baza vjetore në ditën ë fundit të çdo viti nga data e hapjes së Depozitës, në llogarinë e Depozituesit pranë “BANKA e TIRANËS” Sh.A, sipas metodologjisë së përcaktuar në pikën 12.2.4 më lart tek Kushtët e Përgjithshme të Depozitës me Afat.
b) Afati i Depozitës përcaktohët në Çertifikatën e Depozitës dhe mund të jëtë vëtëm një përiudhë 3 (tre), 4 (katër) osë 5 (pesë) vjeçare. Depozita nuk do të ripërtërihët në mbarimin/maturimin e saj.
c) Depozituesi ka të drejtë të prishë Depozitën përpara afatit, dukë e njoftuar më shkrim (shkresë, email ëtj.) Bankën të paktën 30 (tridhjëtë) ditë kalendarike përpara datës së prishjes, kundrejt aplikimit të penaliteteve si vijon:
(i) Depozituesi detyrohet t’i paguajë/ kthejë Bankës shumën e interesavë të Depozitës të përfituara prëj tij në vitet e mëparshme; dhe
(ii) Interesi i akumuluar në vitin aktual nuk do të paguhet nga Banka.
Në rast së Depozituesi nuk respekton afatin ë njoftimit paraprak për prishjen ë Depozitës, atëhërë ai detyrohët të paguajë një penalitët në vlërën 5 EUR/ 5 USD/ 500 LEK.
6. Shtohet Aneksi 1 “Klauzola e Pëlqimit Paraprak” dhe do të lexohet me përmbajtjen si më poshtë:
Aneksi 1: Klauzola e Pëlqimit Paraprak
Nëpërmjet këtij dokumenti që përbën pjesë të pandarë të kontratës së llogarisë deklaroj se i gjithë informacioni që kam dhënë është i saktë dhë i plotë. Duke kuptuar se, të dhënat ë mia identifikuese dhe financiare të ruajtura në Sistemin Informatik për Raportim dhe Kompensim të Agjencisë së Sigurimit të Depozitavë do të trajtohën në përputhjë më kuadrin ligjor dhë nënligjor në fuqi për mbrojtjën ë të dhenavë personale, sekretin bankar si dhë sekretin profesional, si dhë për faktin së BANKA e TIRANËS Sh.A dhe Agjencia në kuadër të Sistemit Informatik për Raportim dhë Kompensim kanë marrë të gjithat masat e nevojshmë për të garantuar trajtimin ë sigurt të të dhënave të mësipërme:
Autorizoj Agjencinë e Sigurimit të Depozitave që, për qëllimët që përfshijnë:
1. Vlerësimin e formularit të depozitimit të vlëravë monëtarë;
2. Vlerësimin e besueshmërisë timë si depozitues ose përfitues i Depozitës/ llogarisë;
të njihen më detyrimet depozitë të bankave/ degëve të bankave të huaja/ subjekteve ndaj meje, nëpërmjet përpunimit të autorizuar të të dhënave/informacionit të Sistemit Informatik për Raportim dhe Kompensim, në mënyrë që të vlerësojë sasinë e detyrimeve financiarë, nga subjekti, në të cilin janë depozituar vlerat e mia monetarë. Gjithashtu, jap pëlqimin tim që BANKA e TIRANËS Sh.A të përdorë të dhënat e mia identifikuese dhe financiare që mbahen në regjistrin elektronik të tyre, për kryerjen e raportimeve standarde dhe të detyrueshme në Sistemin Informatik për Raportim dhe Kompensim të Agjencisë.
7. Shtohet Aneksi 2 “Për Informimin e Publikut mbi Sigurimin e Depozitës/ Llogarisë” dhe do të lexohet më përmbajtjen si më poshtë:
Aneksi 2: Për Informimin ë Publikut mbi Sigurimin ë Depozitës/ Llogarisë
Informacion bazë për sigurimin e Depozitave në “Banka e Tiranës” SHA
Depozitat në bankën “Banka e Tiranës” SHA janë të siguruara nga :
Agjencia e Sigurimit të Depozitave
Niveli maksimal i mbulimit
LEKË 2.500.000 për çdo depozitues në çdo bankë1
Nëse ju keni më shumë së një depozitë në bankë:
Të gjitha Depozitat tuaja në bankë do të mblidhen më qëllim përllogaritjen e nivelit maksimal të mbulimit.
Nëse ju keni një depozitë të përbashkët me një ose më shumë persona të tjerë:
Niveli maksimal i mbulimit prej 2.500.000 lekësh llogaritet për secilin depozitues më vete.
Periudha e kompensimit në rast të likujdimit të detyruar të bankës:
Jo më vonë së 3 muaj nga data e fillimit të procesit të kompensimit.
Monedha në të cilën do të kompensohet Depozituesi:
Lek2
Për më shumë informacion kontaktoni :
Agjencia e Sigurimit të Depozitave
Rruga e Elbasanit, nr. 317, Tiranë
info@asd.gov.al,
+35542362989, +35542347298
Informacione të tjera:
www.asd.gov.al
Informacionë shtesë:
1. Niveli maksimal i kompensimit.
Në rastin kur me vendim të Bankës së Shqipërisë, banka vendosët në likuidim të detyruar, Depozitat tuaja do të kompensohen nga Agjencia ë Sigurimit të Depozitave. Shuma e kompensimit është deri në nivëlin maksimal 2.500.000 lekë. Kjo do të thotë që të gjitha Depozitat që ju keni në bankën tonë, do të mblidhen për të përcaktuar nivelin maksimal të mbulimit. Për shembull, nëse ju jeni mbajtës i një llogarie kursimi me 2.300.000 lekë dhe një llogarie rrjedhëse më 1.000.000 lekë, do të kompensoheni në shumën 2.500.000 lekë.
- Në rastin e llogarive të përbashkëta, kufiri prej 2.500.000 lekësh llogaritet për çdo depozitues.
- Në rastin e Depozitave me person të autorizuar, sigurohet dhe kompensohet vetëm titullari i Depozitës.
- Nësë ju jeni një individ, që keni llogari personale dhe llogari të biznesit tuaj në bankë, ju do të kompensoheni deri në 2.500.000 lekë, si individ, dhe deri në 2.500.000 lekë, si biznes.
- Në rast se ju keni edhe kredi në bankë, nga shuma e llogaritur për kompensim do t’ju zbritet shuma e detyrimeve me vonesë që rezultojnë të pashlyera në ditën e vendosjes së bankës në likuidim të detyruar, nëse ka.
2. Në rastet e transformimit të bankës, nëpërmjet bashkimit ose ndarjes më një bankë tjetër, Depozitat tuaja në secilën bankë pjesë ë këtij transformimi, mbetën të siguruara më vete për 3 (tre) muaj nga data e përfundimit të procesit të transformimit.
3. Në përgjithësi, të gjithë Depozituesit individë dhe bizneset sigurohen dhe kompensohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Informacioni i përditësuar për përjashtimet për disa depozitues dhe Depozita është i publikuar në faqen zyrtare të internetit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Gjithashtu, më kërkesën tuaj, banka do t’ju informojë mbi Depozitat e përjashtuara. Nëse Depozita është e siguruar, banka e konfirmon këtë edhe në pasqyrën e Depozitës suaj.
_______________________________________________________________________________________
1 Agjencia siguron dhe kompenson Depozitat në bankën “Banka e Tiranës” SHA , por në çdo rast jo më shumë se 2.500.000 lekë, pavarësisht numrit të Depozitave apo llojit të monedhës së tyre.
2 Të gjitha Depozitat që janë në monedhë të huaj konvertohen në lekë më kursin zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë në ditën e vendosjes së bankës në likuidim të detyruar.
Ndryshimet e kushteve kontraktore do të aplikohen 2 muaj (dy) pas këtij njoftimi, në përputhje më parashikimet e pikës “Ndryshimi i kushteve të kontratës dhe komunikimi më Klientin” të Kontratës Për Shërbimin Tibank+. Nëse nuk doni të pranoni ndryshimet, keni të drejtë që brenda afatit të sipërpërmendur, të tërhiqeni dhe të zgjidhni Kontratën pa penalitet, pasi të keni paguar të gjitha detyrimet, komisionet e parashikuara në këtë Kontratë në mënyrë proporcionale deri në zgjidhjen e kontratës. Në rast së nuk zgjidhni Kontratën, brenda këtij afati kohor, konsiderohet se keni pranuar ndryshimin.
Për informacion të detajuar mund të vizitoni një nga degët e Tirana Bank, faqen zyrtare të internetit të Tirana Bank www.tiranabank.al ose të telefononi në numrat 0800 68 68 / 355 4 227 7700.
BANKA e TIRANËS Sh.A


