Termat dhe Kushtet e TiBank+
* Klienti me klikimin ne kuadratin Pranoj te Termave dhe Kushteve, pranon se ka marre dijeni mbi permbajtjen e Termave dhe Kushteve te meposhtme, kopja e të cilave gjenerohet në këtë Platformë Digjitale TiBank+ siç përcaktohet ne pikën 1.7 më poshtë, me përmbajtje te njejte me kushtet e përcaktuara ne Aneksin B “TERMAT DHE KUSHTET E TIBANK+” të “Kontrates per sherbimin TiBank+”, që ka nënshkruar me Bankën, dhe ka marrë kopjen e tij në përputhje me piken 4.3 më poshtë të këtyre termave dhe kushteve.
TERMAT DHE KUSHTET E TIBANK+
Platforma Digjitale TIBANK + është nje sistem që i lejon Klientit marrjen e informacionit, kryerjen e transaksioneve bankare në distancë duke përdorur mjete të ndryshme elektronike të komunikimit si internet, rrjetet e telefonisë celulare. Banka i jep Klientit, mundësinë që nëpërmjet TIBANK+ të kryejë transaksione bankare (në vijim do të quhen "Transaksione") me kushtet që përshkruhen në kontratën përkatëse të lidhur me Bankën si në degë me prezencën e tij fizike ashtu edhe online të lidhur me Bankën në Platformën Digjitale TIBANK+.
Banka i jep Klientit ekzistues që ka të çelur nje llogari rrjedhëse me Bankën, të drejtën e hyrjes në Platformën Digjitale TIBANK+ për të kryer të gjitha veprimet e lejuara nëpërmjet ketij sistemi në llogarinë(të) e Klientit.
1. MËNYRA E HYRJES NË PLATFORMËN DIGJITALE
1.1 Klienti që ka lidhur me Bankën Kontratën e Shërbimit TIBANK+ (e-banking), që të bëhet përdorues i TIBANK+ duhet te vetregjistrohet në Platformën Digjitale.
1.2 Klienti përdorues a) mund të fillojë procesin në degët e Bankës dhe ta mbarojë vetë atë online më pas; si dhe b) Banka i jep mundësinë që të ndryshojë ose të rivendosë të dhenat e përdoruesit, kredencialet, emrin e përdorimit (username) dhe fjalëkalimin.
1.3 Klienti ka të drejtë të kryejë procesin e regjistrimit vetë në TIBANK+, në përputhje me procedurat dhe kërkesat e përcaktuara nga Banka. Përpara se të fillojë regjistrimin vetë, Klienti duhet të paraqitet fizikisht pranë një prej degëve të Bankës për të kryer verifikimin e identitetit dhe të dhënave personale. Pas këtij verifikimi, Banka e përfshin Klientin përkohësisht në një listë të brendshme të autorizimeve e vlefshme, për një afat të kufizuar kohor (deri në 30 minuta). Nëse kjo periudhë kohore e autorizimit përfundon para se Klienti të përfundojë procesin e regjistrimit, Klienti duhet të paraqitet sërish në degë për ri-autorizim.
1.4 Pas përfshirjes në listën e autorizimeve, Klienti mund të hyjë në TIBANK+ dhe të zgjedhë opsionin Regjistrohu Vetë” (Self-Enrollment), ku kërkohet të plotësojë të dhëna personale për verifikim si, data e lindjes, numri personal i identifikimit.
1.5 Nëse Klienti është tashmë i regjistruar në TIBANK+ ose nëse periudha kohore e autorizimit gjatë së cilës duhet të kryejë regjistrimit, ka skaduar atëhere Klientit të regjistruar më parë, do t’i shfaqet njoftimi përkatës me udhëzimet për rikuperimin e kredencialeve, ndërsa në rasti e autorizimit të skaduar, Klienti informohet për nevojën e ri-autorizimit pranë degës.
1.6 Pas përfundimit me sukses të fazës së verifikimit ku Klienti vendos daten e lindjes dhe numrin personal te identifikimit, Klienti i vjen me SMS ne numrin e tij te telefonit një kod verifikimi unik një përdorimesh (OTP). Pas futjes së saktë të këtij kodi ne ekran, Klienti vijon me krijimin e kredencialeve të aksesit (emër përdoruesi dhe fjalëkalim), duke respektuar politikat e sigurisë të përcaktuara nga Banka. Pas kesaj Klienti do të mund të përfundojë regjistrimin në TIBANK+. Vetem ne aplikacionin mobile, Klienti duhet te krijoje edhe nje kod unik 5 shifror te tijin per te aksesuar platformen digjitale nga smartphone.
1.7 Përpara vazhdimit të mëtejshëm, Klienti është i detyruar të lexojë dhe të pranojë këto “Terma dhe Kushte të Përdorimit” të TIBANK+, me pranimin e te cilave, Klienti përdorues mundet me pas të vijojë procesin e regjistrimit në TIBANK+.
1.8 Klienti përdoruesi hyn në TIBANK+ duke deklaruar të dhënat e tij te identitetit dhe te kontaktit, adresen e postes elektronike (e-mail) dhe numrin e telefonit, të cilat i kërkohen në fushën përkatëse që shfaqet elektronikisht ne platforme. Per verifikimin e te dhenave te deklaruara te tij, Përdoruesit do t’i dergohet nje fjalekalim njeperdorimesh ne adresen elektronike, dhe nje kod me SMS ne numrin e tij te telefonit, me perdorimin e te cilave ne platforme Përdoruesi deklaron dhe pranon se i verteton Bankes identitetin e tij dhe perben prove per perdorimin e platformes nga vete Përdoruesi.
1.9 Me përfundimin me sukses të të gjithë hapave të mësipërm, Klienti do të njoftohet për regjistrimin e suksesshëm dhe do t’i mundësohet akses në llogarinë e tij/saj në TIBANK+.
1.10 Banka nuk ka asnjë të dhënë mbi Kredencialet e klientit.
1.11 Banka i jep mundësinë e mbështetjes nëpërmjet shërbimit të klientit, Përdoruesit, në rast se has vështirësi ose problematika gjatë regjistrimit apo ndryshimit të kredencialeve të tij duke ndjekur rregullat strikte të sigurisë nëpërmjet përdorimit të kodeve dhe fjalëkalimeve.
1.12 Klienti Përdorues që kryen regjistrimin përmes deges së Bankës, për krijimin e llogarisë në TIBANK+, mund të fillojë në degë pjesërisht ku Banka kryen verifikimin e identitetit dhe plotësimin e të dhënave të tij. Më pas Klienti Përdorues do të marrë Kodin e sigurisë me SMS dhe/ose me email për të vazhduar dhe përfunduar vetë krijim e kredencialeve, emrin e përdorimit (username) dhe fjalëkalimin, dhe regjistrimin me sukses në TIBANK+.
1.13 Klienti Përdorues që ka harruar të dhënat e tij, emrin e përdoruesit “username” dhe fjalëkalimin, duhet të ndjekë procesin e rivendosjes së kredencialeve. Në këtë mënyre, Klienti mund të rimarrë aksesin mbi llogarinë e tij në TIBANK+ pas verifikimit të identitetit të tij, sipas procesit qe do te ndiqet nëpërmjet numrit te shërbimit te klientit (Call Center)
2. DETYRIMET DHE PËRGJEGJËSITË E PËRDORUESIT
2.1 Përdoruesi deklaron se është plotësisht i vetëdijshëm se gjatë përdorimit të platformes digjitale mund të hasë pengesa në kryerjen e transaksioneve që mund të rrjedhin nga difekte ose dëmtime të këtij sistemi, te lidhjes se internetit ose të rrjeteve të tjera të komunikacionit.
2.2 Hyrja e Përdoruesit në shërbimet që jepen nga TIBANK+ nënkupton që Përdoruesi disponon pajisje teknike të përshtatshme për të cilën dhe sigurinë e saj, Banka nuk mban asnjë përgjegjësi. Përdoruesi garanton se njeh në mënyrë përfekte përdorimin e aparateve, të mjeteve ose të programeve, nëpërmjet të cilëve lidhet me Platforma digjitale për kryerjen e transaksioneve.
2.3 Të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale në lidhje me këtë sistem janë të Bankës, ndalohet rreptësisht kopjimi, imitimi ose çdo lloj përdorimi tjetër i pa autorizuar i software-ve të Bankës nga Përdoruesi, si dhe përdorimi i TIBANK+ për veprime të paligjshme.
2.4 Përdoruesi mban përgjegjësi ndaj Bankës për çdo shkelje të Kushteve të Përdorimit.
2.5 Përdoruesi është i vetëdijshëm dhe merr përsipër rreziqet e vjedhjes ose ndryshimit të kodeve, nga persona të tretë të paautorizuar.
2.6 Përdoruesi ka përgjegjësinë për gabimet që mund të rrjedhin nga funksionimi i rrjetit të Internet-it që mund të sjellë shkatërrimin ose ndryshimin e përmbajtjes së urdhërave elektronike.
2.7 Perdoruesi deklaron dhe pranon se Banka nuk mban përgjegjësi nëse shkelet sekreti i informacionit në lidhje me Përdoruesin, në rast ndërhyrje ose mosfunksionimi të TIBANK+ apo website-in e Bankës në rrjetin Internet, shkaqe të cilat nuk përbëjnë pakujdesi të Bankës.
2.8 Perdoruesi duhet të kujdeset që të shmangë ndonjë abuzim apo mashtrim me Kodet që bëjnë të mundur aksesin e e tij në TIBANK+.
2.9 Perdoruesi kupton dhe njeh se platforma digjitale është nje sistem vazhdimisht në zhvillim, subjekt i ndryshimeve dhe përmirësimeve, për këtë arsye Banka ka të drejtë që kohe pas kohe të ndryshojë të dhënat dhe parametrat e platformës si p.sh parametrat teknik të pajisjes të përdoruesit, metodat e njohjes ose të vërtetimit të identitetit të përdoruesit, etj.
2.10 Banka mund të anullojë Kodet e dhëna në çdo kohë duke njoftuar Perdoruesin lidhur me këtë veprim. Në këtë rast, anullimi ka pasoja të menjëherëshme e të padëmshme dhe Perdoruesi rrjedhimisht humb cdo të drejtë përdorimi në TIBANK+.
3. RUAJTJA E SEKRETIT BANKAR DHE MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE
3.1 Informacioni që Përdoruesi i transmeton Bankës është konfidencial dhe Banka është e detyruar ta përdorë atë vetëm në atë mënyrë që gjykohet e nevojshme në kuadrin e shërbimeve të ofruara.
3.2 Përdoruesi deklaron se me pranimin e Kushteve të Përdorimit, është informuar për qëllimin e përpunimit të të dhënave personale dhe marrjen e të dhënave te tij.
3.3 Informacioni që jepet nëpërmjet TIBANK+ është konfidencial për Përdoruesin, i cili është i detyruar të mos ua bëjë të ditur përsonave të tretë dhe të garantojë ruajtjen e sekretit të informacionit nga përsona të tretë të paautorizuar.
3.4 Banka ka detyrimin ligjor të zbatojë dispozitat e ligjit Nr. 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave përsonale”, ligjit Nr.9662, datë 18.12.2006 "Për bankat në Republikën e Shqipërise" i ndryshuar, si dhe aktet nënligjore në fuqi për konfidencialitetin e sekretin bankar të miratuara nga Banka e Shqipërisë dhe deklaron se ka ndërmarrë të gjitha veprimet, sipas legjislacionit në fuqi (p.sh. njoftime, pëlqime etj.) që kërkohen për përpunimin e ligjshëm të të dhënave me karakter personal.
3.5 Perdoruesi gjithashtu me pranimin e Kushteve te Perdorimit, në përputhje me ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i jep Bankës pëlqimin e plotë të tij për përpunimin e të dhënave të tij si dhe transmetimin e tyre tek Ofruesi i Kualifikuar i sherbimit te besuar, i pajtuar nga Banka, me qellim identifikimin elektronik te sigurt te Përdoruesit per ushtrimin e kontrollit të vërtetësisë së identitetit të Përdoruesit.
3.6 Lidhur me të dhënat personale të Përdoruesit të mbledhura nga Banka, Përdoruesi me pranimin e Kushteve te Perdorimit deklaron shprehimisht:
a) se u njoftua për përpunimin në mënyrë manuale dhe të automatizuar të të dhënave të tij me karakter personal dhe financiar, që bëhet nga Banka;
b) se njeh që të dhënat e tij përsonale dhe financiare të mbledhura nga Banka lidhen me qëllimin dhe përmbushjen e Kushteve te Perdorimit, janë të nevojshme dhe nuk tejkalojnë qëllimin e këtyre Kushteve;
c) se u njoftua se dhënia e të dhënave të tij personale është e detyrueshme për përmbushjen nga Banka të kërkesave rregullative përcaktuar nga rregullorja e Bankës së Shqipërisë “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare” si dhe “Për pagesat elektronike”, si edhe kërkesës për raportim të ligjit “Për sigurimin e depozitave”, i ndryshuar.
3.7 Gjithashtu, Përdoruesi me pranimin dhe firmosjen e Kushteve te Perdorimit deklaron se iu komunikua dhe mori dijeni nga Banka përsa vijon:
a) se ai ka të drejtë të informohet për identitetin e përfaqësuesit të caktuar për mbikëqyrjen e brendshme të mbrojtjes se të dhënave përsonale të përpunuara; dhe
b) se ai me anë të nje kërkesë, ka të drejtën për akses në të dhënat e tij përsonale të mbledhura nga Banka dhe të drejtën e kërkimit të korrigjimit të tyre. Gjithashtu ai mund të kundërshtojë përpunimin e të dhënave të tij nëqoftëse të dhënat janë të pasakta nuk janë të rregullta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me ligjin
3.8 Ushtrimi nga Perdoruesi, i të drejtës për të revokuar pëlqimin për përpunimin e të dhënave të tij përsonale në TIBANK+, përbën tërheqje të menjëhërshme të Perdoruesit nga përdorimi i kësaj platforme dhe me verifikimin e kësaj ngjarjeje, Bankës i lind e drejta për të mbyllur TIBANK +pa njoftim paraprak dhe Perdoruesi humb cdo të drejtë përdorimi në TIBANK+.
4. TË NDRYSHME
4.1 Me nënshkrimin e këtyre Kushteve të Përdorimit, Përdoruesi ka të drejtë të fillojë dhe të ndjekë procesin e hyrjes dhe regjistrimit të tij në TIBANK+.
4.2 Banka mund të ndryshojë këto Kushte Përdorimi që perfshijnë por nuk limitohen në kushtet e saj, mënyrën e hyrjes dhe përdorimit në TINBANK+, pa qene i nevojshem ndryshimi me shkrim i këtyre Kushteve. Për çdo ndryshim, Banka do të njoftoje Përdoruesin me shkrim, të paktën 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike përpara se ndryshimet të bëhen të aplikueshme, duke përdorur mjetet e komunikimit të përzgjedhur prej tij apo në çdo menyre tjetër që Banka e sheh të përshtatshme, sipas parashikimeve në piken 10 të Kontratës Per Sherbimin TIBANK+.
4.3 Kushtet e Perdorimit janë pjesë përbërëse e Kontratës për shërbimin TIBANK+ dhe hartohen në dy (2) kopje dhe secila prej palëve do të marrë nga një kopje. Nje kopje me përmbajtje të njëjtë të ketyre termave dhe kushteve do të gjenerohet edhe në Platformën Digjitale TiBank+ siç përcaktohet ne pikën 1.7 më sipër.
Termat dhe Kushtet ne platforme


