"Rreng apo karamele?"- Argëtim, maska dhe të qeshura. Stafi i Tirana Bank, shpirti i festës së Halloween


 

Në datën 31 tetor, Tirana Bank organizoi një festë surprizë për Halloween dedikuar stafit të saj, duke krijuar një atmosferë plot energji dhe argëtim. Eventi shndërroi ambientin në një vend misterioz e plot fantazi, ku çdo detaj ishte menduar me kujdes për të përfshirë të gjithë në atmosferën festive.

Të pranishmit u maskuan me maska nga më kreativet, duke sjellë një energji unike dhe entuziazëm që e bënë këtë ditë mjaft speciale për ta, duke u larguar kështu disa orë nga përditshmëria e punës në zyrë. 

Gjatë gjithë eventit, stafi u kënaq me pije, ushqim të shijshëm dhe një mori aktivitetesh argëtuese. Nga momentet e argëtimit të paharrueshme, deri te buzëqeshjet e sinqerta dhe bisedat e ngrohta mes kolegësh, ky organizim  përforcoi lidhjet ndërmjet stafit dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe atmosferës së shëndetshme që promovojmë çdo ditë në Tirana Bank.

Këto momente të veçanta jo vetëm që na kujtojnë përkushtimin ndaj ekipit tonë, por dhe rëndësinë që Tirana Bank i jep krijimit të një ambienti pozitiv dhe bashkëpunues për të gjithë. Festa e Halloween-it në Tirana Bank ishte një kujtim i këndshëm për të gjithë dhe një nxitje për të krijuar më shumë kujtime të paharrueshme bashkë.

 

Foto të tjera

Mund të vizitoni gjithashtu

Një ditë plot ngjyra dhe gëzim na kanë dhuruar fëmijët e punonjësve të Tirana Bank

Së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim dhe të krijojmë një botë më të mirë për të gjithë.

Lexoje

Tirana Bank prezanton strategjinë e Transformimit Dixhital 2025!

Lexoje

Festojmë arritjet tona: Ekipi i Tirana Bank troket gotat për arritjet e reja inovative

Lexoje