"Smiley Friday": Dita në Tirana Bank nis me buzëqeshje


Në pritje të fundjavës, departamenti i Burimeve Njerëzore i Tirana Bank organizoi të premten një mëngjes të ngrohtë e të këndshëm për të gjithë stafin, duke sjellë një atmosferë të veçantë në fillim të ditës. Përpara se të nisnin punën, kolegët u mblodhën së bashku për të shijuar kafe, biskota dhe momente relaksi, të cilat u shoqëruan me foto e biseda të hareshme.

 

Eventi kishte edhe një element surprizë: shprehje të përzgjedhura posaçërisht për t’i frymëzuar dhe për t’u dhuruar buzëqeshje stafit, të vendosura në tryezë. Ky detaj i vogël por me shumë dashamirësi tregoi kujdesin dhe vlerësimin që Tirana Bank ka për punonjësit e saj, duke iu rikujtuar atyre rëndësinë e momenteve të vogla që ndihmojnë në krijimin e një atmosfere pozitive gjatë gjithë ditës.

 

Aktivitetet e tilla të organizuara nga departamenti i Burimeve Njerëzore janë një dëshmi e angazhimit të bankës për të mbështetur jo vetëm profesionalizmin, por edhe mirëqenien dhe lumturinë e ekipit. Duke i dhënë stafit mundësinë për të ndarë momente të bukura së bashku, Tirana Bank vazhdon të ndërtojë një kulturë pune të ngrohtë dhe përkrahëse. 

 

Foto të tjera

Mund të vizitoni gjithashtu

1 Qershori festiv në Tirana Bank – Një ditë e veçantë për fëmijët e punonjësve tanë

Lexoje

Tirana Bank dhe Kryqi i Kuq Shqiptar – Një bashkëpunim për të shpëtuar jetë

Lexoje

Tirana Bank prezanton strategjinë e Transformimit Dixhital 2025!

Lexoje