Tirana Bank dhe Kryqi i Kuq Shqiptar bëhen bashkë për Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit


 

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Tirana Bank në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar organizoi një aktivitet të veçantë në Mensën Sociale, ku shpërndanë vaktet e ngrohta për ata që kanë më shumë nevojë.

Tirana Bank me angazhimin e saj të vazhdueshëm në fusha të ndryshme të përgjegjësisë sociale, ka dëshmuar edhe këtë vit përkushtimin ndaj komunitetit. 

Ky aktivitet, që tashmë është kthyer në një traditë, përfaqëson jo vetëm një simbol të bashkëpunimit të suksesshëm me Kryqin e Kuq Shqiptar, por edhe një shembull se si bizneset mund të jenë një shtyllë e rëndësishme në mbështetjen e nismave humanitare.

Falenderime të përzemërta për vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe stafin tonë të përkushtuar që i dhanë jetë këtij aktiviteti.

 

Foto të tjera

Mund të vizitoni gjithashtu

Nga riciklimi tek krijimi, fëmijët ndërtojnë një botë të pastër-Projekti 'Shkollat Ekologjike' shndërrimi i mbetjeve në art

Lexoje

Aty ku ndryshimi fillon nga gratë!

Në bashkëpunim me Tradita.al, banka organizoi një workshop krijues që u fokusua në trashëgiminë kulturore dhe fuqinë e kreativitetit të grave.

Lexoje

Tirana Bank prezanton strategjinë e Transformimit Dixhital 2025!

Lexoje