Gratë dhe vajzat e Tirana Bank bëhen bashkë për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit


Për nder të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Tirana Bank organizoi një seancë informuese për stafin e saj, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e kujdesit ndaj shëndetit. Në këtë event të organizuar nga departamenti i Burimeve Njerëzore, mjekja specialiste ndau informacione të rëndësishme mbi kancerin e gjirit, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve periodike dhe hapave që duhet të ndërmerren për parandalimin dhe zbulimin e hershëm.

Për të treguar solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për këtë kauzë, gratë dhe vajzat e Tirana Bank zgjodhën të vishnin rroba në ngjyrë rozë çdo të premte të muajit tetor, duke e kthyer këtë gjest simbolik në një mesazh të fortë për rëndësinë e ndërgjegjësimit. Ky angazhim jo vetëm që bashkoi stafin, por edhe dha një shembull frymëzues për komunitetin, duke përçuar mesazhin se kujdesi për shëndetin është një prioritet për të gjithë ne.

Iniciativa të tilla, të mbështetura nga departamenti i Burimeve Njerëzore dëshmojnë edhe një herë angazhimin e Tirana Bank për mirëqenien e stafit dhe për të qenë gjithmonë pranë kauzave që kanë vlerë për shoqërinë. Tirana Bank mbetet e përkushtuar në promovimin e kujdesit dhe ndërgjegjësimit, duke sjellë përherë evente që frymëzojnë dhe krijojnë një kulturë pune ku shëndeti dhe mirëqenia janë gjithmonë në fokus.

 

Foto të tjera

Mund të vizitoni gjithashtu

Tirana Bank vijon traditën e dhurimit të gjakut si nisëm e stafit tonë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar.

Së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim dhe të krijojmë një botë më të mirë për të gjithë.

Lexoje

"Smiley Friday": Dita në Tirana Bank nis me buzëqeshje

Lexoje

Tirana Bank dhe Kryqi i Kuq Shqiptar – Një bashkëpunim për të shpëtuar jetë

Lexoje