Online Banking
Banka nëpërmjet Internetit
Online Banking është shërbimi elektronik, që ju mundëson kryerjen e veprimeve me sigurinë më të lartë të teknologjisë elektronike bankare, kudo që ndodheni nëpërmjet:
- Internet Banking (internet)
- Mobile Banking (nga ekrani i celularit tuaj)
* Regjistrohuni duke u paraqitur në degën më të afërt të Tirana Bank dhe përfitoni njëherësh të 2 shërbimet e mësipërme.
Internet Banking
Veprimet bankare vetëm me një ”klik”!
Tirana Bank ju ofron mundësinë për të realizuar vetë ju, veprimet bankare qe ju nevojiten, duke përdorur shërbimin elektronik bankar “Online Banking- Internet Banking”.
Me këtë shërbim nuk është më e nevojshme që ju të vini pranë Bankës, këtë herë është Banka që vjen pranë jush, në shtëpinë tuaj, zyrën apo kudo që ju ndodheni.
Nëpërmjet internetit, ju mund të kryeni veprimet bankare nga shtëpia apo zyra juaj, duke kursyer kohën dhe lehtësuar jetën tuaj.
Informohuni në detaje
- Balancën dhe levizjet e llogarise suaj.
- Gjendjen e kartave tuaja të debitit dhe kreditit.
- Për kreditë tuaja konsumatore dhe kredite për shtëpi (mbetjet që duhen paguar, datat e pagesave, shuma e kësteve).
- Pagesat e vjetra dhe ato në vazhdim.
Transferoni para
- Nga një llogari e juaja në një tjeter ose llogari të një personi tjetër brenda Tirana Bank, falas Kalimi i parave bëhet menjëherë dhe marrësi ka akses të menjëhershëm mbi to.
- Nga llogaria juaj në llogari të bankave të tjera (Transferta brenda Shqipërisë). Paratë merren nga banka tjeter brenda ditës së veprimit ose ditën pasardhëse (ditë pune).
- Nga llogaria juaj në llogari të bankave të huaja në të gjithë botën (Transferta jashtë Shqipërisë).
Bëni pagesat tuaja për:
Kartat e kreditit VISA të Tirana Bank
Shlyerjen e kësteve të kredive
Telefoni celulare – ONE, Vodafone dhe Albtelecom
Faturat Oshe dhe Ukt
Abonimet Abcom dhe Digitalb
Instant Cash:
Tërhqini parate tuaja shpejt dhe thjeshte, në rrjetin e ATM –ve të Bankës Tirana, pa patur nevojën e përdorimit të kartës së Debitit