Udhëzimet e ofertës

Për të marrë një zbritje, rezervimi duhet kryer nëpërmjet këtij linku www.booking.com/6visacemea, sipas hapave të mëposhtme:

  • Kyçuni në faqe nëpërmjet link-ut të posaçëm: Booking.com;
  • Përdorni kodin promocional VISABKNG për të aksesuar ofertën speciale;
  • Krijoni një llogari në Booking.com ose kyçuni në një llogari ekzistuese;
  • Zgjidhni datën tuaj të udhëtimit, akomodimin tuaj të preferuar “Instant Reward” dhe llojin e dhomës, për të parë vlerën e parashikuar të zbritjes suaj të menjëhershme. Zbritja do të aplikohet automatikisht nga kosto e akomodimit;
  • Zgjidhni opsionin “Pay now” ose “Pay later” gjatë kryerjes së rezervimit në booking.com;
  • Përdorni kartën tuaj VISA për të paguar (oferta nuk vlen për kartat Visa me parapagesë)
  • Pas përfundimit të rezervimit, ju do të merrni një email konfirmues që tregon shumën e zbritjes së përfituar;                                                                               

 

Termat dhe Kushtet

  • Zbritja deri në -6% është e vlefshme nga data 1 Tetor 2023 deri në datën 31 Dhjetor 2024, për përdoruesit e të gjitha kartave të kreditit dhe debitit VISA, kur rezervojnë nëpërmjet link-ut të posaçëm: Booking.com;
  • Shuma e zbritjes mund të variojë nga 3% deri në 6% në varësi të shumës totale të rezervimit.
  • Kur përzgjidhet “Pay on the spot”, klientët nuk kualifikohen për zbritje të menjëhershme.
  • Kodi promocional VISABKNG duhet të përdoret në momentin e rezervimit për të përfituar ofertën dhe nuk mund të aplikohet në mënyrë prapavepruese pasi rezervimi të jetë konfirmuar.
  • Për të përfituar zbritje të menjëhershme ju duhet të zgjidhni një rezervim që ka ikonën e gjelbër “Receive discount X”.
  • Vetëm rezervimet e kryera nëpërmjet link-ut të posaçëm të ofertës: Booking.com, kualifikohen për këtë promocion.
  • Rezervimet e kryera përmes aplikacionit Booking.com apo direkt në faqen web të Booking.com, nuk kualifikohen për këtë promocion.
  • Shuma e zbritjes përfundimtare varet nga kursi i këmbimit; Taksat dhe tarifa të tjera nuk mund të merren parasysh gjatë llogaritjes së zbritjes përfundimtare.
  • Oferta nuk aplikohet për hotele që nuk pranojnë karta krediti, pranojnë vetëm para në dorë, nuk kanë ikonën e “Instant Reward” në Booking.com, si dhe për rezervimet e anulluara apo raste mosparaqitje.

Teknologjia Chip dhe pa kontakt është një opsion i inkorporuar në kartat tona për të kryer transaksione në të gjitha njësitë tregëtare brenda dhe jashtë vendit pa qënë e domosdoshme të vendosni kartën apo pinin në POS ku po kryeni blerjen.

Ky sherbim mund te perdoret në të gjitha njësitë tregtare (POS) ku shikoni simbolin e kontaktit 

  • Kartëmbajtësi mund të kryejë blerje vetëm me një kalim duke e mbajtur kartën mbi terminalin POS.
  • Kufiri i vlerës së transaksionit Pa kontakt dhe pa vendosjen e kodit PIN për çdo blerje brenda vendit është deri në 4,500 lekë. Mbi kete vlere eshte e noveojshme vendosja e PIN te kartes
  • Niveli i sigurisë për transaksionin Pa kontakt është i njëjtë  si transaksionet me CHIP dhe PIN.

Siguria e Kartave

Siguria e Kartave tuaja, Prioriteti ynë!

Tirana Bank kujdeset gjithmonë për sigurinë e kartave. Përdorimi i kartave është vazhdimisht në rritje, prandaj jemi vigjilentë në mbrojtjen e të dhënave tuaja.

Këshillat e mëposhtme do ju ndihmojnë për sigurinë e përdorimit të kartave:

  • Nënshkruani kartën tuaj sapo ta merrni në dorëzim
  • Mos mbani kartën dhe PIN në të njëjtin vend dhe mos ja jepni personave të tretë
  • Kontrolloni vazhdimisht llogarinë tuaj të kartës që të identifikoni transaksione të paautorizuara nga Ju
  • Ruani PIN dhe kartat në vende të sigurta dhe mos ja tregoni të dhënat personave të tjerë
  • Ruani faturat e llogarisë tuaj apo të transaksioneve që kryeni
  • Nëse ndryshoni të dhënat personale apo adresën tuaj informoni menjëherë Bankën

Kur udhëtoni jashtë vendit: 

  • Sigurohuni të përditësoni kontaktet tuaja me Bankën. Numri i telefonit dhe adresa elektronike na ndihmon t’ju njoftojmë në çdo moment në rast mashtrimi
  • Ruani numrat e kontaktit të bankës për çdo rast humbje/vjedhje apo transaksion të dyshimtë me kartën tuaj
  • Kur kryeni blerje në një Pikë Shitje (POS), sigurohuni që tregtari nuk po e vendos kartën edhe në ndonjë pajisje tjetër. Kështu evitoni kopjimin dhe keqpërdorimin e informacionit të kartës

Kur blini në Internet:

  • Përdorni faqe interneti të sigurta dhe evitoni kompjuterat publikë;
  • Në momentin e blerjes sigurohuni që adresa të kthehet nga "http" në "https";
  • Faqet e Internetit të çertifikuara nga Visa Cards janë më të sigurta për blerje në internet. Në këto raste logo “Verified by VISA” do të shfaqet.

Kur përdorni në ATM:

  • Përpara përdorimit të kartës në ATM kontrolloni për pajisje kopjuese të vendosura mbi tastierën e ATM-së apo në pjesën e bankomatit. Nëse keni dyshime mos e përdorni ATM dhe kontaktoni Bankën;
  • Mbroni kodin PIN nga të tjerët sa herë që e vendosni atë në ATM;
  • Nëse dyshoni se PIN mund të jetë kompromentuar njoftoni menjëherë bankën dhe ndryshoni PIN sa më shpejt në ATM-në më të afërt;
  • Tërhiqni kartën tuaj pas përfundimit të transaksionit
  • Nëse karta mbahet nga ATM telefononi bankën ose paraqituni në degën më të afërt;

Mashtrimet me Kartë:

  • Nëse merrni një e-mail që ju kërkon të dhënat e kartës nuk duhet t’i përgjigjeni asnjëherë edhe nëse ato duken si zyrtare nga banka.
  • Për çdo aktivitet të dyshimtë mashtrimi Tirana Bank bashkëpunon me autoritetet ligjore duke kryer hetime për identifikimin e mashtrimit dhe parandalimin apo minimizimin e dëmit. 

Kontaktoni  Tirana Bank:

Nëse dyshoni për përdorim të paautorizuar të kartës tuaj në rast humbje/vjedhje apo kopjimi të të dhënave, ju lutemi njoftoni menjëherë Bankën: 

0800 6868 (nëpërmjet telefonave fiks) 24 ore 7 dite te javes
4 2277700 (nëpërmjet celularit dhe telefonave fiks) 24 ore 7 dite te javes
Dergoni e-mail në adresën: [email protected]

Karta e Debitit VISA  Pa Kontaktme Chip & PIN është karta që ju mundëson likuiditet të fondeve tuaja 24 orë në 7 ditë të javës pa qënë e domosdoshme të paraqiteni pranë sporteleve të bankës.

VISA  Pa Kontakt Chip & PIN ofron:

-  Limite ditore të larta duke filluar nga 75.000 Lekë;

-  Blerje me kartë dhe tërheqje parash kudo që shihni logon “VISA”;

-  Përdorim Kombëtar dhe Ndërkombëtar;

-  Regjistrim online i të gjitha transaksioneve në llogarinë tuaj bankare;

-  Mundësi përdorimi i disa llogarive për të kryer transaksione në monedha të ndryshme;

-  Siguri e plotë përdorimi për të gjitha transaksionet që kryeni – me teknologjinë CHIP&PIN si dhe me teknologjinë më të fundit Pa Kontakt

Ju mund ta përdorni gjerësisht kudo që shihni logon “VISA” në POS apo ATM:

Në mijëra njësi shitje dhe në Shqipëri (hotele, restorante, dyqane, agjensi udhëtimi etj.);
Mbi 20 milion njësi shitje në mbarë botën
Përfitime të panumërta me Kartën e Debitit VISA  Pa Kontakt!

-  Përfitohet menjëherë – në çdo degë të Tirana Bank, e lidhur me llogari rrjedhëse 

-  Pa komision – për çdo blerje brenda Shqipërisë

-  Pa komision – rinovim automatik i kartës me afat 5 vjet

-  Mundesi lidhje e kartes me llogarite ne LEK dhe EUR

-  Mundësi ndryshimi PIN te kartes  ne ATM e Tirana Bank

-  Printim i gjendjes së llogarisë – direkt nga ATM për 10 veprimet e fundit

Për informacione të mëtejshme, lutemi vizitoni një nga degët e Tirana Bank ose telefononi 0800 68 68 dhe 04-22 77 700 24/7 ose dërgoni e-mail në adresën: [email protected]

Shërbimi i sigurisë 3D (3D Secure) është një proces i cili ofron më tepër siguri gjatë përdorimit të kartës tuaj për blerje në Internet, duke parandaluar në këtë mënyrë përdorimin e paautorizuar të saj.

Për të përfituar nga ky shërbim, ju duhet të keni të regjistruar në bankë numrin e saktë të telefonit celular.

Kur ju të përdorni kartën tuaj në faqet e internetit që janë të autorizuara të përdorin shërbimin 3D Secure, pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të plotësoni të dhënat e sakta të kartës tuaj, do të shfaqet një dritare tjetër ku do ju kërkohet një fjalëkalim një-përdorimësh për të verifikuar blerjen tuaj.

Ndërkohë, në numrin tuaj të telefonit që keni regjistruar pranë Tirana Bank, do ju dërgohet automatikisht kodi i sigurisë 3D (fjalëkalimi një-perdorimësh), të cilin duhet ta vendosni në dritaren e kërkuar. Është shumë e rëndësishme, që numri juaj në sistemin e Bankës të jetë i saktë që transaksioni të kryhet me sukses.  

Për të përfunduar me sukses blerjen në Internet ju lutem të ndiqni hapat e mëposhtëm:

  • Në faqet e Internetit ku jeni duke kryer pagesën plotësoni të dhënat e kartës tuaj dhe zgjidhni “Paguaj”, në këtë moment do ju shfaqet një faqe tjetër.
  • Në numrin e telefonit tuaj, të regjistruar në Bankë, do të mbërrijë kodi i ri i sigurisë 3D.
  • Përpara se të konfirmoni veprimin, kontrolloni në SMS-në e mbërritur në numrin e telefonit tuaj detajet: shumën, numrin e kartës dhe emrin e tregtarit.
  • Nëse detajet përputhen me veprimin që po kryeni, konfirmojeni transaksionin duke vendour saktë në hapsirën e kërkuar kodin e sigurisë 3D.

Për të kuptuar nëse tregtari ku po kryeni blerjen online e ofron shërbimin 3D Secured, ju duhet të kontrolloni në faqen e tij për logon “Verified by VISA” ose “VISA Secure”. Nëse faqja e ka këtë logo, tregtari e ofron shërbimin e sigurisë 3D. 

Kartë Krediti Visa Gold 

Karta e Kreditit Visa Gold e Tirana Bank është një kartë me status të veçantë e krijuar për të ofruar cilësi, standarte më të larta, më shumë prestigj dhe fleksibilitet.

Karakteristikat e Kartës VISA GOLD:

-  Ofrohet në dy monedha Lek dhe Euro

-  Shuma e financimit:

Min:  50,000 ALL/ 500 EUR

Max: 15,000 EUR / 1,875,000 LEK (e pasiguruar)
Max: 50,000 EUR / 6,250,000 LEK (e siguruar me depozitë me afat)

-  Norma e Interesit: 18%          

-  Pagesa minimale mujore: 7% e limitit të përdorur të kartës 

- Mundësi për të kryer pagesa me këste nga 2-12 muaj për çdo blerje mbi 6,000 LEK / 50 EUR në te gjitha pikat e shitjes (POS) të Tirana Bank;

- 0 komision për të gjitha blerjet në POS dhe Internet;

- Limiti i pagesave pa kontakt: 4,500 LEK;

Përfitimet e Kartës së Kreditit Gold:

-  Sigurim i Udhëtimit falas për ju dhe familjen tuaj për udhëtime të paguara me kartën e kreditit Visa Gold deri në vlerën 100,000 EUR

-  Asistencë e shpejtë në rast të kartës së humbur / vjedhur / dëmtuar me zëvendësim të kartës apo disbursim cash të menjëhershëm.

-  Njoftim falas përmes shërbimit te SMS / E-mail Alert për transaksionet e kryera dhe faturën mujore

-  Informacion online falas me shërbimin TiBank “Karta e Kreditit” për veprimet e kryera me kartë

-  Siguri e lartë me teknologjinë Chip dhe pa Kontakt

-  Interesa dhe komisione konkurruese

-  Deri në 2 karta shtesë për të afërmit tuaj

Shërbimi i “Pagesës me Këste Fikse Mujore”

Shërbimi i “Pagesa me këste fikse mujore” është një shërbim që ju lejon të ndani me këste të barabarta mujore pagesat e kryera me Kartën e Kreditit Visa Gold në të gjitha pikat e shitjes POS të Tirana Bank

Shumë thjesht, në momentin e kryerjes së pagesës, ju mund të përzgjedhni të aktivizoni këtë shërbim direkt në POS, pa qënë nevoja të drejtoheni në një nga degët e Tirana Bank.

Për informacione të mëtejshme ju lutem kontaktoni me degët tona në të gjithë Shqipërinë ose telefononi Call Center ne numrat e kontaktit +355 4 22 77 700 (nga telefonat fiks dhe celular) dhe 0800 68 68 (vetëm nga telefonat fiks).

Informacion parakontraktor i Kartës së Kreditit Visa GOLD

Karta e Kreditit Visa Classic Co-Branded

Vetëm në një Kartë - Shumë pikë, Shumë përfitime!

Tirana Bank vjen me një produkt UNIK në treg, “Karta e Kreditit Visa Classic Co-Branded”, një bashkëpunim me programin më të madh të besnikërisë në Shqipëri, HAPPY.

Karta e Kreditit Visa Classic Co-Branded është një limit kredie i krijuar për t’i shërbyer kërkesave dhe dëshirave të klientit në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurtë.

Karakteristikat e Kartës se Kreditit Visa Classic Co-Branded:

-  Ofrohet në dy monedha Lek dhe Euro

-  Shuma e financimit:

       Klient Pagamarrës 15,000 ALL / 200 EUR

       Klient Standart      40,000 ALL / 350 EUR

       Max: 5,000 EUR / 625,000 LEK (e pasiguruar)

       Max: 50,000 EUR / 6,250,000 LEK (e siguruar me depozitë me afat)

- Normat e Interesit: 

       Klient Pagamarrës: 18%

       Klient Standart: 20%

       Garanci me Depozitë me afat: 12%

-  Limiti i pagesave pa kontakt: 4,500 LEK;

-  Pagesa minimale mujore: 7% e limitit të përdorur të kartës; 

-  Mundësi për të kryer pagesa me këste nga 2-12 muaj për çdo blerje mbi 6,000 LEK / 50 EUR në pikat e shitjes POS të Tirana Bank;

- 0 komision për të gjitha blerjet në POS dhe Internet;

- Njoftim falas përmes shërbimit të SMS / E-mail Alert për transaksionet e kryera dhe faturën mujore;

- Deri në 2 karta shtesë për të afërmit tuaj

-  Siguri e lartë me teknologjinë Chip dhe pa Kontakt

Përfitimet e Kartës  së Kreditit Visa Classic Co-Branded:

Dy-fish pikë për çdo blerje në dyqanet: SPAR, JUMBO, FGA dhe NEPTUN;
Kupon Extra me vlerën 500 LEK për çdo nivel pikësh të arritur nga Ju, të cilin mund ta shpenzoni sipas dëshirës suaj në dyqanet e lartpërmendura;
Oferta të personalizuara për blerjet tuaja;
Pikë BONUS për evente speciale.

Shërbimi i “Pagesës me Këste Fikse Mujore”

Shërbimi i “Pagesa me këste fikse mujore” është një shërbim që ju lejon të ndani me këste të barabarta mujore pagesat e kryera me Kartën e Kreditit Visa Classic Co-Branded në të gjitha pikat e shitjes POS të Tirana Bank.

Shumë thjesht, në momentin e kryerjes së pagesës, ju mund të perzgjedhni të aktivizoni këtë shërbim direkt në POS, pa qënë nevoja të drejtoheni në një nga degët e Tirana Bank.

Për informacione të mëtejshme ju lutem kontaktoni me degët tona në të gjithë Shqipërinë ose telefononi Call Center ne numrat e kontaktit +355 4 22 77 700 (nga telefonat fiks dhe celular) dhe 0800 68 68 (vetem nga telefonat fiks).

 

Informacion Parakontraktor I Kartës së Kreditit Visa Classic

Nëse dëshironi të pajiseni me kartën e kreditit Co-Branded dhe të shpërbleheni për blerjet tuaja, lutemi vendosni të dhënat tuaja personale për t'u kontaktuar nga stafi i Tirana Bank.

Jeni klient i Tirana Bank?

“Garantojmë që të dhënat që mblidhen nëpërmjet këtij aplikacioni do të përpunohen në përputhje me Ligjin Nr.9887, datë 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar si dhe akteve ligjore dhe nënligjore të dala në zbatim të tij dhe vetem per procesin e para aplikimit per kredine bankare konsumatore per karten e kreditit Co-branded. Ju në cilësinë e subjektit të të dhënave gëzoni të gjitha të drejtat e parashikuara në ligj (të drejten për akses si dhe të drejtën për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagesë) dhe të dhënat tuaja do të trajtohen në përputhje me Njoftimin e Mbrojtjes se te Dhenave Personale të Tirana Bank publikuar në faqen e saj zyrtare te internetit (https://www.tiranabank.al/c/65/privacy-policy)